Speciale
-
Rikthyer fizikisht pas më shumë se një viti të gjatë pandemik, edicioni i 24 i Panairi të librit solli një ritakim të lexuesit me librin. Zhvilluar tradicionalisht në Pallatin e Kongreseve, Petrit Ymeri, Rita Petro dhe Aida Baro treguan për titujt e rinj që do të prezantohen këtë vit në stendat e librit, ndërsa panairi do të zgjasë për 5 ditë nga data 17 deri në 21 nëntor 2021.
17 Nëntor 2021, 19:59
-
Një ‘grua e kuqe’ si artistja Liliana Çika Kelmendi! Suzana Varvarica rrëfen për artin e saj
15 Nëntor 2021, 22:28Skulptorja shqiptare që u bë e njohur në Itali dhe në Europë me veprat e saj, flet për tragjedinë e dhimbshme të jetës dhe rikthimin e mundimshëm në rrugën e artit.
-
Lika Janko, 'Pikasoja' shqiptare e Bullgarisë! Rrëfimi i ministrit bullgar, Velisllav Minekov ekskluzivisht për Report Tv
5 Nëntor 2021, 22:22Në një intervistë ekskluzivisht për Report TV, zoti Velisllav Minekov, ministri i Kulturës së Bullgarisë rrëfen për piktoren bullgare me origjinë shqiptare, Lika Janko, që Europa e quajti “Pikasoja me fustan”. Piktorja që krijonte nën dhëmbët e censurës komuniste bullgare u akuzua për “formalizëm” dhe “avangardë”. Zoti Minekov rrëfen jetën tragjike të artistes në diktaturë, sesi depërtoi arti i saj në Europë dhe si shitej e shitet edhe sot shtrenjtë nga koleksionistët, kur ajo s’kishte bukë të hante.
-
VIDEO/ I humbur prej 78 vitesh, i jepet lamtumira rreshterit anglez! Misionet e fshehta britanike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore
5 Nëntor 2021, 10:5478 vite nga rrëzimi i avionit britanik pranë zonës së Dukatit në Vlorë, rreshterit anglez i jepet lamtumira e fundit në 100 vjetorin e lindjes së tij. Historian Rodrick Bailey zbulon detaje mbi atë ngjarje dhe rolin e misioneve britanike në vendin tonë të cilën e ka emërtuar si lufta e fshehtë në Shqipëri.
-
Report Tv në fshatrat minoritare që po zbrazen në jug të vendit! Në Dërmish të Finiqit gjen vetëm të moshuar! Banorët: Na kanë ikur fëmijët, nuk kthehen se s'kanë punë! Ka humbur shpresa
30 Tetor 2021, 13:49Braktisja e fshatrave është tashmë një fenomen i njohur në vend, ku prej dy dekadash të rinjtë vetëm në emigrim. Report Tv është ndalur në fshatrat e minoritetit grek në bashkinë e Finiqit, për të sjellë dëshmitë e të moshuarve që po vuajnë mungesën e gjatë të fëmijëve
-
Olen Cesari, një mbrëmje magjike për 30 vitet e miqësisë italo-shqiptare (VIDEO)
29 Tetor 2021, 22:45Violinisti virtuoz u dekorua me “Komendador i Urdhrit të Yllit të Italisë” nga presidenti italian Sergio Mattarella. Festa në rezidencën e ambasadës italiane, pasi ambasadori Fabrizio Buçi i dorëzoi dekoratën
-
Errësira që u bë dritë 51 vite më parë...Historia e elektrifikimit të Shqipërisë
28 Tetor 2021, 21:44Kriza energjetike e ka gjetur Shqipërinë në 51 vjetorin e përfundimit të elektrifikimit. Me 216 hidrocentrale aktive dhe ende nuk sigurohet prodhimi i nevojshëm energjetik për vendin. Por Shqipëria vijon të jetë në ‘dorë’ të motit.
-
Të fshehtat dhe truket e profesionit dixhital! Si blogerët i kthejnë ëndrrat në para?
27 Tetor 2021, 20:40Çfarë është blogu, po blogerët me çfarë merren? A mund të bëhen të gjithë blogerë? Janë këto disa nga pyetjet që ngrihen mbi profesionin e ri të kohës dixhitale që duket se po bën “namin” në fitimin e parasë. Përgjigjet i japin tre blogeret e intervistuara nga Report TV. Ato tregojnë gjithashtu truket e suksesit dhe deri ku është kufiri i reklamimit të jetës personale.
-
Sekretet e Helenës në studion muze të Ismail Kadaresë! Dhurata e fejesës që zbardh misterin e origjinës hebreje të shkrimtarit të madh
23 Tetor 2021, 19:05Ekspozita e titulluar “Helena” u hap me rastin e ditës së lindjes së shkrimtares, kryesisht me materiale arkivore të Shtëpisë Studio Kadare që prezantohen për herë të parë për publikun.
-
Armiku i heshtur që 'përgjon' trupin e femrës, humbjet dhe fitoret në luftën kundër kancerit të gjirit! Historia e dy grave të guximshme
21 Tetor 2021, 21:35Frika ndaj vdekjes dhe shpresa ndaj jetës janë në luftë të vazhdueshme për të gjitha gratë e vajzat e dignostikuara me kancer gjiri. Në tetorin rozë, muajin sensibilizues ndaj kësaj sëmundje që nuk po kursen as grupmoshat e reja, Report TV sjell historitë e Mimoza Groballit dhe Ina Kasimatit. Si u përballën me armikun e heshtur dhe a e kanë fituar sot betejën kundër kancerit të gjirit?
-
Përse vrapojnë njerëzit në maratonë? Report Tv sjell tre histori që tregojnë se si u ka ndryshuar jetën vrapimi
20 Tetor 2021, 20:02Nuk ka rëndësi nëse je mbi 50 vjeç, je obez apo me aftësi të kufizuara. Kushdo që ka vullnet të arrijë formën e mirë fizike mund të vrapojë edhe në një maratonë. Report Tv ju sjell shembuj se si ka ndryshuar jeta e tre personazheve që sot jo vetëm përshkojnë kilometra por kanë arritur të fitojnë edhe çmime kombëtare e ndërkombëtare.
-
Speciale/ Plani i FIFA-s për Botëror çdo dy vite, në Shqipëri të ndarë pro dhe kundër
20 Tetor 2021, 10:22FIFPro thotë se arsyet komerciale të FIFA-s do të shkatërrojnë futbollistët.
-
Sfidat e grave të fshatit që refuzojnë qytetin! Historitë e dy zonjave që tregojnë një ditë nga jeta e tyre
16 Tetor 2021, 13:27Në fshatrat e Shqipërisë ka ende shumë gra që tokën ku janë lindur e rritur nuk e ndërrojnë me asnjë banesë në qytet. Ndiqni historitë e Ramie Turdiu nga fshati Hocisht në Bashkinë Devoll dhe Bajame Balla nga fshati Baldushk në periferi të kryeqytetit.
-
'Shqipja pa gegnishten, si shqipja pa toskërishten', shkrimtari Primo Shllaku: Gjuha s'rritet me krasitje, por unifikim! Studiuesja Shehri: Gegnishtja, nuk zhduket asnjëherë
15 Tetor 2021, 11:09Për më shumë se 5 shekuj histori të shkuar, ndër emblemat e letërsisë së shkruar shqipe mbetet edhe gegnishtja që fillon me librin “Meshari “ të famulltarit shqiptar Don Gjon Buzukut 1555 për të ardhur deri tek shkrimtarët bashkëkohës verior që ende ruajnë rrënjët e saj me krijimtarinë e tyre letrare. Se ku qëndron vendi i gegnishtes sot në letërsinë shqipe në raport me standardin, kanë folur shkrimtarët Primo Shllaku, Liridon Mulaj dhe studiuesja Dhurata Shehri.
-
Refugjatët të rënë në 'çarkun' midis kufirit Shqipëri-Greqi! Report Tv depërton në tokën neutrale, sjell dëshmi ekskluzive të emigrantëve të paligjshëm
14 Tetor 2021, 09:53Në kufirin e gjelbër midis Shqipërisë dhe Greqisë kanë mbetur shumë emigrant nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia. Report Tv ka depërtuar në tokën neutral dhe ka marrë dëshmitë ekskluzive të refugjatëve të paligjshëm që nuk pranon t’i strehojë asnjë shtet.
-
Rrëfehet Frrok Çupi: Torturat në Spaç, rebelizmi dhe kontributi im në dy sisteme
10 Tetor 2021, 15:11“Nuk do të mbijetoja dot po të më detyronin të bëja diçka tjetër nga ky që jam sot” Kështu e përkufizon Frrok Çupi, rrugëtimin e tij profesional. Në një intervistë për Report Tv, publicisti i njohur tregon për herë të parë kohën e internimit në burgun e Spaçit, torturat që kryheshin atje nga regjimi i kohës e deri te lufta e fundit e atij sistemi mbijetues, në fillim të viteve 90
-
‘Të punojmë së bashku pavarësisht kufijve’, ‘mesazhi’ i shpendëve migratorë për njerëzit
9 Tetor 2021, 14:50Në ditët dedikuar migrimit të shpendëve, shoqatat mjedisore u kujtojnë njerëzve rëndësinë jo vetëm të ruajtjes së natyrës por edhe mesazhit që përcjellin shpendët shtegtarë. Ata ngrenë foletë e tyre kudo që përshtaten me natyrën. Sipas specialistëve të mjedisit, edhe njerëzit duhet të kenë këtë qasje me njëri-tjetrin, pavarësisht ndarjes së kufijve. Report TV ka udhëtuar drejt dy zonave më të rëndësishme të qëndrimit të tyre në vendin tonë, në Lagunën e Nartës dhe në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
-
Ballkani 'bashkohet' në Romë përmes kinematografisë! Filma që ngjallin diskutime dhe detabe, një vizion i ndryshëm i shoqërisë i dhënë përmes ekranit
6 Tetor 2021, 20:04Shfaqjet e filmave në “Casa del Cinema” do të ofrojnë nëpërmjet ekranit, një mundësi të përvitshme për reflektim, diskutim, njohje të shoqërisë ballkanike dhe stimulim të bashkëprodhimeve italo-ballkanike.
-
Fëmijët e 'rrugës' vs fëmijët 'digjital', nostalgjia e lojërave të humbura ndër vite! Specialisti: Interneti sot i bën 'pre' të pedofilëve! Psikologia: Prindërit t'u tregojnë kufirin
7 Tetor 2021, 19:08Brezat ndër vite ndryshojnë, këtë e tregon edhe koha që po jetojmë. Nëse para viteve 1990 fëmijët ishin më socialë dhe oborret e shtëpive shërbenin për lojëra nga më të larmishmet, sot mjafton të ulen diku me një celular apo ipad në dorë duke jetuar një botë virtuale. Por a është kjo rruga e duhur për mirërritjen e një fëmije?
-
Bërvënica, fshati i ‘nuseve shqiptare’ në Maqedoninë e Veriut! Flasin për Report Tv bashkëshortët e tyre maqedonas: Shqiptaret i duam se janë shumë punëtore
6 Tetor 2021, 22:14Bërvënica e Maqedonisë së Veriut është një nga komunat ku shqiptarët dhe maqedonasit bashkëjetojnë ndër dekada, të lidhur edhe në martesa. Vetëm në fshatrat e kësaj komune janë 70 nuse nga zonat e thella të veriut të Shqipërisë, të martuara kryesisht me shtetas maqedonas. Report Tv udhëtoi në Bërvënicë, duke ju sjellë disa histori të përditshmërisë së këtyre grave, të cilat tashmë kanë marrë doket e zakonet vendase.
