Sport
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të shqyrtojë në mbledhjen e radhës së 26 shtatorit kandidaturat për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027.
18 Shtator 2023, 15:35 -
Bastet kalojnë te ‘Ligjet’, Xhafaj: Rritet rreziku për trukim ndeshjesh! PD kundër: Do rikthejnë plagët sociale në shoqëri
18 Shtator 2023, 14:40Komisioni i ligjeve kaloi vetëm me votat e socialistëve projektligjin për rikthimin e basteve online. Deputetët e opozitës ngritën shqetësimin se bastet online do të thellojnë problemet sociale, ndërsa skepticizëm pati edhe mes socialistëve, me deputetin Xhafaj që ngriti pikëpyetjen e rrezikut të trukimit të ndeshjeve.
-
Superliga/ Luajnë sot kundër Kukësit, Disiplina i bën 'dhuratë' Tiranës
18 Shtator 2023, 14:32Kukësi dhe Tirana luajnë sot në 16:00 për javën e katërt në Superligë. Përpara këtij dueli, Komisioni i Disiplinës i ka bërë një "dhuratë" bardhebluve dhe trajnerit Orges Shehi, duke falur kapitenin Filip Najdovski.
-
Zyrtare/ 'Edhe tre vite bardhekuq', Skënderbeu rinovon me lojtarin polivalent
18 Shtator 2023, 14:23Skënderbeu ka zyrtarizuar firmën edhe për tre sezone me Randy Dwumfour. 22-vjeçari nga Gana është një vlerë e shtuar për korçarët, që i kanë besuar lojtarin polivalent edhe për të të paktën tre sezone.
-
-
'Kupola drejtuese bëri një maskaradë absurde me biletat', gazetari Fation Baze në Report TV: FSHF s'i nxori fare në shitje, të hetojë prokuroria
18 Shtator 2023, 13:11Biletat e Kombëtares, kjo është tema që ka prekur se fundmi tifozët kuqezinj. Interesi i lartë për sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E, e cila zhvillohet në 12 tetor në Tiranë, ka bërë që tifozët të dilnin të zhgënjyer për menaxhimin e biletave.
-
Biletat e Kombëtares, eksperti i IT për Report TV: Në tregun e zi shkojnë 2700 euro, ja kompania që merret vetëm me këtë punë
18 Shtator 2023, 12:55Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Çekinë në 12 tetor në "Air Albania". Interesi për këtë duel ka qenë i lartë nga tifozët shqiptarë, me FSHF-në që njoftoi se biletat do shiteshin online. Tre ditë më parë (të premte), edhe pse posteri i ndeshjes u shfaq, serveri i faqes "ebileta.al" nuk funksiononte.
-
'Edhe ne do humbasim', Migen Memelli: Vllaznia për fitoren në Laç, kemi mungesa
18 Shtator 2023, 11:55Laçi dhe Vllaznia luajnë nesër në 16:00 për javën e katërt në Superligë. Përpara ndeshjes për mediet foli trajneri i shkodranëve, Migen Memelli.
-
Çudi në La Liga, lojtarët dalin për kafe në aeroport dhe humbasin fluturimin për transfertën
18 Shtator 2023, 11:31Klubi i La Ligës spanjolle të futbollit, Las Palmas u detyrua të merrej me një çështje të çuditshme përpara ndeshjes kundër Sevillas që u zhvillua të diel, kur 17 lojtarë në skuadrën e tyre humbën fluturimin.
-
Ferrari sposton Red Bullin pas 14 garash, Sainz fiton me 'Kokëkuqen'! Verstappen i pesti, Hamilton në podium
18 Shtator 2023, 10:42Pas 14 garash dominimi nga Red Bulli, Formula 1 pa Ferrarin dhe konkretisht Carlos Sainz që të fitonte në Çmimin e Madh të Singaporit.
-
Risia e Kombëtares, skuadra e të amputuarve merr pjesë për herë të parë në Ligën e Kombeve
18 Shtator 2023, 10:27Kombëtarja shqiptare e të amputuarve do të marrë pjesë në turneun e Ligës së Kombeve, që do organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n në Skoci në datat 27-29 tetor.
-
Përmbysje 'Galaktike', Real Madridi i tregon forcën Sociedad-it! Tri pikë për Sevilla-n dhe Villarreal-in (VIDEO)
18 Shtator 2023, 10:19La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi pjesën dërmuese të javës së pestë. Pas fitores së Barcelonës, edhe Real Madrid u përgjigj me tri pikë për të marrë vendin e parë. "Galaktikët" fituan 2-1 me përmbysje kundër Real Sociedad në "Bernabeu".
-
GOLAT/ Roma i shënon 7 herë Etrit Berishës, shkëlqejnë Dybala - Lukaku! Fiore mund Atalantën
18 Shtator 2023, 10:00Serie A e futbollit është në javën e katërt. Roma mposhti me goleadë 7-0 Empolin në "Olimpico", teksa Etrit Berisha u detyrua të nxirte topin shtatë herë nga rrjeta e tij, duke marrë vlerësimin më të ulët (5.3) në këtë duel.
-
Dinamo s'e mban ritmin, Erzeni e mposht 2-1! Sot në program dy ndeshjet e Superligës
18 Shtator 2023, 09:44Erzeni fitoi 2-1 kundër Dinamos për javën e katërt në Superligë. Në stadiumin e Rrogozhinës, djemtë e Alfred Deliallisit "thyen" milionat e Bluve dhe zhytën 'Nëndetësen' në fundin e renditjes.
-
Nuk e preferonte si sulmues se ishte shqiptar, Muçi shënon dhe ‘hakmerret’ ndaj trajnerit serb
17 Shtator 2023, 17:18Futbollisti i talentuar Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliëice-Legia e Varshavës, sfidë që përfundoi në barazim 1-1. Të cilën miqtë e luajtën me dhjetë lojtarë prej pjesës së parë
-
Pamundësia për të blerë biletë, FSHF: Kemi vepruar si në rastet e tjera, ishin 300 mijë kërkesa
17 Shtator 2023, 16:39Interesi i jashtëzakonshëm sipas federatës ka bërë që të bjerë sistemi dhe tifozët të hasin vështirësi në blerjen e biletave.
-
Tiranën e pret transferta e Kukësit, trajneri Shehi: 'Play-off' ia ka hequr emocionet kampionatit! Po të hënën luhet edhe Partizani-Egnatia
17 Shtator 2023, 15:58Trajneri i Tiranës Orges Shehi në prag të takimit me Kukësin i druhet faktit që verilindorët nuk kanë asnjë pikë dhe do bëjnë të pamundurën për të marrë atë. Megjithatë ai beson se shtimi i fazës play-off në fund të kampionatit ia ka hequr emocionet kompeticionit në fillimin e tij.
-
Biletat avulluan në 2 orë, dyshim për shitje preferenciale! Prodani: Të bësh para përmes kombëtares, qëllimi i FSHF! Duka e trajton si pronë private
17 Shtator 2023, 13:20Zhdukja në pak orë e biletave për ndeshjen e kombëtares Shqipëri-Çeki, ish-sekretari i FSHF-së Eduard Prodani e sheh si abuzive. Ai thotë se shumë bileta nuk kanë dalë në shitje dhe se mbingarkesa në sistemin e blerjes ngre shumë pikëpyetje, pasi në rastet e mëparshme ka funksionuar siç duhet.
-
VIDEO/ Tjetër zhgënjim për Napolin, Barcelona fiton me goleadë kundër Betisit! Shënojnë blerjet e minutës së fundit
17 Shtator 2023, 11:20Napoli nuk ka mundur të rikthehet të fitoret pas disfatës me Lazio-n. Këtë herë kampionët e Seria A janë ndalur nga Xhenoa. Më herët Interi turpëroi 5-1 Milanin në derbi, ndërsa në La Liga Barcelona është treguar e pamëshirshme kundër Betisit.
-
Futbollisti i Tottenham refuzoi foton me fansen për një arsye të çuditshme
16 Shtator 2023, 22:59Sulmuesi i Tottenham, Son Heung-Min vendosi të bënte foto dhe të shoqërohej me fansat, por u gjend në një situatë të çuditshme.