Tirana
-
Banorët që jetojnë në zonën e Yzberishtit dhe Unazës së Re do të furnizohen së shpejti rregullisht me ujë të pijshëm, falë investimit të ri të Bashkisë së Tiranës dhe UKT-së, të cilat kanë nisur projektin në impianitin e Bovillës dhe po punojnë për të bërë të mundur furnizimin dhe shpërndarjen e rregullt të ujit 24 orë në rrjet.
16 Janar 2019, 13:09 -
Rikonstruktohet godina Nr. 5 në Qytet Studenti, Veliaj: Studentët t’i kthehen mësimit që gjatë verës të ndërhyjmë në dhoma
15 Janar 2019, 14:13Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinën Nr. 5. Për shkak se studentët jetojnë ende në konvikte, po punohet me mjediset e përbashkëta, dushet, nyjet sanitare dhe fasadat, ndërsa ndërhyrja nëpër dhoma do bëhet gjatë muajve të verës, kur studentët të largohen në shtëpitë e tyre.
-
Mundësia juaj fantastike për vilën e ëndrrave në Palasë!
14 Janar 2019, 16:07Green Coast tanimë ofron mbulimin e kolateralit edhe para përfundimit të ndërtimit të pronës, për të gjithë ata që duan të blejnë një vilë në këtë resort dhe që kanë nevojë për këtë shërbim.
-
Veliaj inspekton punimet tek konviktet e Mjekësisë: Nëse tollovia vazhdon për ideal të partisë, humbasin vetëm studentët
12 Janar 2019, 14:17Tek rezidencat e Mjekësisë janë larguar zaptuesit e mjediseve që i kishin kthyer ato në kafe dhe pika bastesh, ndërkohë që po punohet për rehabilitimin e tyre, me qëllimin ofrimin e kushteve sa më të mira për studentët e ardhur nga rrethet në Tiranë.
-
Tjetër investim i rëndësishëm për Njësinë 11 në Tiranë, shtrohet rruga “Egnatia"
11 Janar 2019, 21:14Njësia Administrative Nr. 11 është një nga njësitë që ka pësuar ndryshimin më të madh gjatë këtyre viteve
-
Djali i filantropit amerikan Soros viziton Bunk’Art: Ndër muzetë më magjepsës që kam qenë, duhet ta shihni
10 Janar 2019, 19:48Alexander Soros i biri i filantropit të njohur amerikan George Soros ka qenë nga ndër vizitorët e muzeut Bunk'Art 1, në disa foto të publikuara në rrjetet sociale ai ndan eksperiencën e tij në ish-bunkerin antiatomik të kohës së regjimit komunist.
-
Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë shpëtojnë dhjetëra qytetarë në vështirësi (FOTO)
10 Janar 2019, 15:26Qytetarët janë dërguar për trajtim në qendrat shëndetësore apo në QSUT e më pas janë strehuar në strehën permante të ngritur posaçërisht nga Bashkia e Tiranës për njerëzit në situatë rruge në Shkozë.
-
Prapa stadiumit 'Arena Kombëtare', kryeqytetit i shtohet një tjetër kënd lojërash për fëmijë
9 Janar 2019, 10:36Projekti parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj.
-
Ndërtohet në Hollandë rruga e parë me material plastik të riciklueshëm
9 Janar 2019, 09:01Rruga e parë e ndërtuar me material të riciklueshëm është pagëzuar me emrin “Plastic Road”. Ajo mendohet të jetë një nga “barkat e shpëtimit” për tokën dhe oqeanet e pushtuar nga 8.3 miliard ton mbeturina.
-
Moti i acartë, kripë dhe skorje gjatë natës në rrugët e kryeqytetit (FOTO)
8 Janar 2019, 10:16Punonjësit e Bashkisë kanë bërë të mundur që rrugët në zonat rurale të jenë të kalueshme për automjetet. Përveç rrugëve rurale, kripë dhe skorje është hedhur edhe në rrugët “Lord Bajron” dhe “Don Bosko”.
-
Përkthyesi i gjuhës frënge i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve, Veliaj: Një fidan është i përballueshëm për të gjithë
6 Janar 2019, 14:30Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu ambicien për mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja në kryeqytet, duke krijuar një mjedis më të mirë për qytetarët, ndërsa profesori dhe përkthyesi i njohur i gjuhës frënge, Ilia Lëngu e vlerësoi transformimin që ka pësuar qyteti.
-
Nis zgjerimi i trotuarëve te Shallvaret, Veliaj: Jo më monopat rrëzë pemëve, por 4 herë më i madh
6 Janar 2019, 11:36Ndërkohë që ka nisur puna për zgjerimin e trotuarit tek Shallvaret, ka nisur puna edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit për të lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve dhe të karrocave për nënat me fëmijë.
-
Rehabilitohet pas 60 vitesh blloku i banimit në Sauk, Veliaj: E nisëm vitin mbarë, 2019 do i dedikohet periferisë
3 Janar 2019, 12:05Duke i uruar për vitin e ri, kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej banorëve të kësaj zone që të mirëmbajnë investimet. Deputetja e PS, Vasilika Hysi vlerësoi se Bashkia e Tiranës është modeli më i mirë se sa e suksesshme mund të jetë një reformë nëse drejtohet nga njerëz që kanë vizion dhe marrin vendime shumë të mira për komunitetin
-
Festimet në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare, e rendisin mes kryeqyteteve europiane
3 Janar 2019, 11:12Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë Tiranës duke e renditur atë mes kryeqyteteve botërore që shkëlqyen me festimet për natën e ndërrimit të viteve.
-
OSBE dhe Bashkia e Tiranës drekë festive për njerëzit në nevojë, Veliaj: Traditë që do ta vazhdojmë në çdo ditë të vitit
31 Dhjetor 2018, 16:38Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Bernd Bochard, shërbyen drekën festive në Qendrën Sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Njësinë Administrative Nr. 4.
-
VIDEO/Festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës: Ja koncerti që do organizohet me rastin e Vitit të Ri
31 Dhjetor 2018, 13:31Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, e deri te shfaqja e mrekullueshme e fishekzjarreve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24.00.
-
Veliaj zbulon kartolinën e Bashkisë së Tiranës për qytetarët e saj (Foto)
29 Dhjetor 2018, 11:01Kartolina e Bashkisë së Tiranës, përmes së cilës do të urohen të gjithë qytetarët e saj, është përzgjedhur këtë vit nga një konkurs me krijimtari artistike të nxënësve të shkollave të kryeqytetit.
-
Media prestigjioze britanike 'The Independent' guidë për Tiranën turistike: Qyteti që po ndryshon
28 Dhjetor 2018, 20:37Përmes një guide të shoqëruar me foto nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit shqiptar, “The Independent” bën një përshkrim të asaj që ofron sot Tirana si një qytet që ofron bukuri, histori, reliev të përshtatshëm për sporte të ndryshme, ushqim të mirë, jetë nate, pse jo edhe mundësi për shopping.
-
Vjen për herë të parë në Tiranë festivali i dritave/ Veliaj: Festë fantastike
28 Dhjetor 2018, 20:21Për herë të parë në Tiranë vjen “Kuju Light Festival”, një hapësirë artistike bashkëkohore ku më shumë se 15 instalacione dritash do të shfaqen për publikun artdashës në datë 29 dhe 30 Dhjetor, prej orës 18:00 deri në mesnatë. Ndërsa spektakli nuk mbyllet me kaq, pasi artistët më të mirë të momentit do të performojnë për publikun kryeqytetas.
-
Prestigjiozja britanike artikull për Tiranën: Ja çfarë duhet të vizitoni gjatë dimrit, mos harroni Bunk’Art
27 Dhjetor 2018, 16:34Prestigjiozja britanike “The Independent” shkrim për Tiranën në prag fundviti. Në shkrim jepen sugjerime për atraksionet turistike, mes tyre muzeumet Bunk’Art 1 dhe 2 edhe vendet ku duhet të hani dhe pini gjatë stinës së dimrit në kryeqytet.