Top 24
-
Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it, Audrey Glover është takuar ditën e sotme me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri.
5 Korrik 2019, 19:47 -
VIDEO/ Momenti kur automjeti futet në një lokal në kryeqytet, klientët largohen të tmerruar
5 Korrik 2019, 19:04Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e njohur si Medreseja në kryeqytet. Report tv siguron videon kur një makinë e cila ka dalë nga rruga, futet në një lokal në anë të trotuarit, pranë rrugës kryesore. Ajo ka rrezikuar edhe klientët të cilët janë ndodhur aty në ato momente.
-
Pjerin Ndreu zbulon SMS e 30 qershorit: Ju lutem mos më lini vetëm
5 Korrik 2019, 18:26Kryebashkiaku i ri socialist në bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu i është përgjigjur akuzave të PD për manipulim të shifrave të votuese duke thënë se procesi zgjedhor në Bashkinë e Lezhës ishte shumë i rregullt, duke e quajtur atë model.
-
Zbulohet kush i çoi SMS Klement Zgurit...jeton në Athinë, ka hobi 'kërcënimet': I kam thënë do të të vras familjen edhe Ramës e Metës
5 Korrik 2019, 17:41Shqiptarja.com dhe Report Tv kontaktuan me personin në fjalë. Ai thotë se ndodhet në Athinë dhe pranon gjithçka. Madje zbulon se ka kërcënuar edhe politikanë të tjerë, nga kryeministri Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe Ditmir Bushatin në kohën kur ishte ministër i Jashtëm.
-
Narta e Zvërcneci, destinacionet e preferuara të pushuesve
5 Korrik 2019, 17:05Plazhi i Zvërnecit dhe Nartës është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit të cilët duan që verën ta kalojnë në det. Numri i tyre nga viti në vit ka ardhur duke u rritur si pasojë e përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve që ofrohen në këto zona.
-
Liqeni i Ohrit 'i tëri' në UNESCO, një vlerë e shtuar për Pogradecin dhe Shqipërinë
5 Korrik 2019, 15:53Tashmë liqeni i Ohrit do jetë i tëri në listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s. Në këtë listë ka qenë më përpara vetëm pjesa e Liqenit të Ohrit të shtrirë vetëm në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tashmë zonë e mbrojtur në listën ku bëjnë pjesë shumë pak pasuri të tilla do të jetë edhe pjesa e Shqipërisë në qytetin e Pogradecit.
-
Polonia kritikon BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë: Të hapen negociatat, pa Ballkanin, Europa nuk do të marrë frymë lirisht
5 Korrik 2019, 14:27Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kritikoi Bashkimin Evropian për shtyrjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe i bëri thirrje bllokut që t'iu ofrojë vendeve të Ballkanit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE.
-
Meta ia merr valles me kongresmenin amerikan në Tropojë: Nuk ka forcë në botë të na ndajë me SHBA (FOTO+VIDEO)
5 Korrik 2019, 13:52Presidenti Meta ia ka marrë valles në mes të Torpojës ku përkrah kishte kongresmenin Engel. Ky i fundit mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit “Kongresmeni Eliot Engel” rrugës Gjakovë-Qafë Morinë-Tropojë.
-
Ngritja e komisionit për shkarkimin e Metës/ Protesta e PD-së ndryshon orarin e Kuvendit
5 Korrik 2019, 13:39Ndryshon orari i nisjes së seancës plenare të ditës së hënë për shkak të protestës së opozitës. Seanca ishte planifikuar që të niste në orën 18:00, por për shkak të protestës së opozitës në 20:00 po të ditës së hënë, është vendosur që Kuvendi të nisë një orë përpara, pra në 17:00.
-
Lejuan kultivimin e kanabisit në Fier, arrestohen 2 policë, kryeplaku dhe 4 të tjerë (VIDEO)
5 Korrik 2019, 13:26Dy efektivë policie, kryeplaku i fshatit Cakran dhe katër persona të tjerë janë arrestuar për kultivim kanabisi nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
-
Rimbursimet, Manastirliu: Ulet çmimi i barnave të shtrenjta për sëmundjet tumorale
5 Korrik 2019, 13:13Ka hyrë në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2019, gjë e cila zgjeron mbulimin me barna të kushtueshme për sëmundjet tumorale, Hepatitin C dhe sëmundje të tjera të rënda.
-
Bylykbashi: Kutitë u mbushën me urdhër të Ramës! Anëtari i KQZ: E drejtë legjitime e komisionerit për të votuar /VIDEO
5 Korrik 2019, 12:59Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi me anë të një video të shpërndarë për mediat pretendon se komisionerët kanë mbushur kutitë e votimit.
-
'Do të vras ty dhe familjen'/ Dje kërkoi hapjen e kutive, kërcënohet me jetë në Facebook, kryetari i KQZ-së: Pyesni autoritetet (VIDEO)
5 Korrik 2019, 13:01Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, pasi është kërcënuar me jetë në Facebook nga një person nga Shkodra. Gjithashtu janë vendosur masa shtesë edhe për familjen e tij dhe në banesë.
-
Rama batuta me Merkelin në samitin e Poznanit, takon edhe homologun francez (VIDEO)
5 Korrik 2019, 12:51Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një video nga samiti i Poznanit, që po zhvillohet në Poloni, teksa duket së bashku me homologun maqedonas duke biseduar i buzëqeshur me kancelaren gjermane Angela Merkel.
-
Sulmuan KZAZ-në në Dibër me molotov, arrestohen edhe dy militantë të PD-së (Emrat+Foto)
5 Korrik 2019, 12:42Arrestohen në Dibër edhe dy persona të tjerë për sulmin me molotov mbi KZAZ-në 19 dy ditë para zgjedhjeve.
-
Aksident në Krujë, makina përplaset me një zetor, vdes 24-vjeçarja, plagoset shoferi
5 Korrik 2019, 12:19Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme në Krujë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit në Gramëz.
-
U arrestua për vjedhjen e një biçiklete, 41-vjeçari i vendos flakën qelisë në burgun e Shënkollit
5 Korrik 2019, 11:57Nuk dihen ende detajet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre.
-
Hapet gara për Gjykatën e Lartë, KLGJ miraton rregullat e përzgjedhjes për 4 nga 19 anëtarët (Kriteret)
5 Korrik 2019, 11:44Këshilli i lartë gjyqësorë ka zhbllokuar ngërçin në gjykatën e lartë duke miratuar rregullat e përzgjedhjes së kandidatëve jo gjyqtar. Kjo gara hapet për një javë ndërsa jo gjyqtarët përbëjnë 1/5 e kësaj trupe duke qenë 4 nga 19 anëtar. KLGJ do të kontrolloj këta kandidatë në tre kolona përfshi aftësitë profesionale, etike morale dhe aftësitë menaxheriale. Pas renditjes së kandidatëve lista do ti përcillet presidentit për ti dekretuar si gjyqtar të lartë.
-
Haradinaj poston foton me Ramën nga Polonia: Bashkëbisedim me kryeministrat e rajonit
5 Korrik 2019, 11:23Haradinaj ka publikuar në faqen e tij zyrtare një fotografi me kryeministrat e rajonit që po marrin pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Pozan të Polonisë.
-
Presidenti në Tropojë, lule në shtatoren e Azemit/ Rudina Hajdari: Më ndaluan të shkoj te busti i babait tim
5 Korrik 2019, 11:11Sot në veri të vendit presidenti Ilir Meta ka ndaluar para shtatores së liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari. Ndërsa nga ana tjetër kryetarja e grupit Demokrat, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit ka akuzuar se PD-ja ka urdhëruar që të mos lejohet të jetë e pranishme në Tropojë.
