Top 24
-
Vendimi i qeverisë për transferimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale nga Shkodra drejt Lezhës ka qenë kryefjalë e dy ditëve të fundit.
19 Prill 2019, 16:16 -
Qeveria rikthen amnistinë për të burgosurit: Do ta votojmë me opozitën e re
19 Prill 2019, 15:44Opozita ka penguar amnistinë për të burgosurit në vend. Deklarata është bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë prezantimit të marrëveshjes në Vlorë për trajtimin e të miturve që kanë probleme me drejtësinë. Gjonaj garantoi se me opozitën e re pritet votimi në parlament i amnistisë për të burgosurit.
-
Përgjaken rrugët/ Dy aksidente në Korçë dhe Milot: 1 viktimë dhe 5 të plagosur
19 Prill 2019, 15:46Dy aksidente të rënda rrugore ndodhën brenda një harku të shkurtër kohor, duke lënë një viktimë dhe 5 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.
-
U konfirmua nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin Peka
19 Prill 2019, 15:26U konfirmua nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin për Dritan Pekën.
-
Meta rrëzon Lleshajn, kthen ligjin e vettingut në polici: Qeveria kërkon që të kontrollojë procesin
19 Prill 2019, 14:25Ndryshimet e Sandër Lleshajt në ligjin e vettingut në polici, nuk janë pranuar nga Ilir Meta. Presidenti riktheu sot ligjin për shqyrtim, duke mbështetur variantin e parë të ligjit, të bërë nga Fatmir Xhafajt. Ndryshimet, sipas Presidentit, synojnë kontrollin qeveritar në proces, dhe mbajtjen e policëve nën presion. "Qeveria po tenton të kontrollojë procesin me SHCBA-në. S’ka afat mbylljeje, kështu vihen nën presion policët"
-
'Garda' e vjetër e PD-së në partinë e Rudina Hajdarit
19 Prill 2019, 13:46Rudina Hajdari pritet të regjistrojë Partinë e re të së djathtës për tu bërë pjesë e zgjedhjeve lokale. Report Tv mëson se Hajdari ka ngritur edhe grupet e punës për procedurat. Lëvizja e vajzës së liderit të dhjetorit, pritet të mbledhë pas vetes edhe gardën e vjetër të PD-së tashmë të përjashtuar nga Basha.
-
Tentoi të përdhunojë të miturën hungareze në Durrës, kanadezi: Doja vetëm ta përqafoja (Dëshmia)
19 Prill 2019, 13:13Report Tv ka zbardhur dëshminë e 50-vjeçarit kanadez Robert Hederson që u arrestua dy ditë më parë, pasi tentoi që të përdhunonte një vajzë të mitur 13-vjeçe nga Hungaria. Banorët e Durrësit shpëtuan vajzën dhe e rrahën kanadezin për spital.
-
'97-të e dytë?! Lleshaj-Berishës: Çdo parti ka të drejtë të kthehet në bandë, por qytetarët nuk i pengon dot askush për të votuar (VIDEO)
19 Prill 2019, 13:01Zgjedhjet nuk do të mund t'i pengojë asnjë parti që dëshiron që të kthehet në bandë. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin "Repolitix" në Report Tv, me moderator gazetarin Denis Minga. Lleshaj tha se zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar, pra më 30 qershor 2019, pasi janë kryeinstitucioni demokratik mbi gjithçka, dhe askush sipas tij nuk mund tu heqë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të votuar. Lleshaj po ashtu tha se Policia e Shtetit do të jetë në krye të detyrës për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
-
Ish- deputeti i PD- Rudina Hajdarit: Na dhemb zemra kur flet, një ditë do kthehesh në 'shtëpi'
19 Prill 2019, 11:58Vendimi i Rudina Hajdarit për t'u distancuar nga qëndrimet ekstreme të PD, duket se nuk është "kapërdirë" lehtë nga demokratët.
-
Interpelanca/ Deputeti Lefter Maliqi i kërkon llogari Gjonajt për 'Burgjet' që drejtoi vetë
19 Prill 2019, 12:45Maliqi para se të pranonte mandatin e deputetit ka qenë zv/ drejtor i përgjithshëm i Burgjeve prej 2017, ndërsa pas betimit në Kuvend tashmë kërkon llogari për testimet e policisë së burgjeve, prokurimet, korrupsionin, konfliktin e interesit dhe problemet e tjera në sistemin penitenciar.
-
Hidhet në erë pallati 5-katësh në Poliçan (VIDEO-FOTO)
19 Prill 2019, 12:32Një pallat 5 katësh është hedhur në erë mesditen e sotme nga Inpektoriati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
-
Konfirmohet në detyrë drejtuesja e prokurorisë së Korçës
19 Prill 2019, 12:14Treshja gjykuese e KPK-së përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.
-
Zbulohet politikani që takoi Rudina Hajdari para se të merrte drejtimin e grupit demokrat (FOTO)
19 Prill 2019, 11:43Deputetja Rudina Hajdari dje mori drejtimin e grupit parlamentar demokrat në Kuvend. Ajo u bëri thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa shtoi se opozita e re do të përgatitet për të shpalosur një alternativë të re në 30 qershor.
-
Identifikohen dy nga autorët e grabitjes në aeroportin e Rinasit
19 Prill 2019, 11:08Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se dy nga autorët e grabitjes në aeroportin e Rinasit në datë 9 prill janë identifikuar dhe ndodhen brenda territorit, ndërsa po mbahen në survejim dhe në ditët në vijim pritet goditja e plotë e grupit kriminal.
-
E transferoi në Berat, Olsian Çela shpall kandidaturën për t'i zënë vendin Arta Markut
19 Prill 2019, 11:02Ish drejtuesi i Krimeve të Rënda Olsian Çela i njohur edhe si prokurori i laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryeprokuror. Çela ka aplikuar në KLP ndërsa pritet që pas tij të ketë edhe aplikime të tjera mes tyre dhe ajo e kryeprokurores aktuale Arta Marku.
-
'Dezertoi' dhe pranoi mandatin, kryetari i Ballit: PD-ja ka lajthitur, Basha më përçmoi dhe fyeu
19 Prill 2019, 10:58Mes tre emrave është edhe Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat. Përmes një postimi në Facebook ai sqaron të gjitha arsyet e vendimit që e çuan që të pranonte mandatin.
-
Tiranë, bie nga skela, humb jetën punëtori 60-vjeçar
19 Prill 2019, 10:33Një 60-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së premtes, pasi ka rënë nga skela.
-
'Boja? Ta kanë bërë shumë pak, më shumë do të ndodhë. Pas debatit LIVE, Salianji godet Ralf Gjonin
19 Prill 2019, 10:20Ralf Gjoni që pranoi të merrte mandatin nga listat e LSI-së mbrëmjen e djeshme pati një debat të fortë me ish-deputetin Ervin Salianji në emisionin 'Open', ndërsa pas mbylljes së kamerave burime gazetareske pohojnë se demokrati e goditi me shuplakë deputetin e opozitës së re.
-
Grabitja në Rinas, Lleshaj takim me vartësit në Ministrinë e Brendshme
19 Prill 2019, 09:53Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po zhvillon një takim në ambientet e ministrisë me vartësit e tij.
-
Tjetër shpërthim në Fushë-Krujë, i vendoset eksploziv një ofiçine (VIDEO)
19 Prill 2019, 09:41Një shpërthim tjetër me eksploziv është regjistruar rreth orës 03:00 në një ofiçinë në fshatin Kamberas në Fushë Krujë. Ofiçina është në pronësi të B.D. 36 vjec, ndërsa ndodhet në aksin Fushë Krujë-Krujë.
