Top 24
-
Pas vijimit të protestës dhe bojkotit të një grupi të studentëve dhe pedagogëve, dekanati i Fakultetit të Filologjikut ka dalë me një vendim si do të procedohet në vijim për shtyrjen e sezonit të provimeve dhe zëvendisimin e orëve të mësimit për orët e humbura për studentët.
11 Shkurt 2019, 15:15 -
Veliaj i përgjigjet deputetit milioner nga Kosova: Interesi publik mbi çdo projekt tjetër
11 Shkurt 2019, 14:30Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj letrës së biznesmenit nga Kosova, Ramiz Kelmendi, i cili një ditë më parë i drejtohej kryebashkiakut Veliaj me një ankesë lidhur me shpronësimet në zonën e kthesës së Kamzës. Ai ankohet se toka ku kishte planifkuar të ndërtontë një qendër tregtare do të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Në deklaratën e saj, Bashkia thekson se zona e cila ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës do të përdoret për tranferimin e terminalit të transportit publik në qytetin e Tiranës. Ajo vijon më tej në deklaratën e saj duke theksuar se interesi publik dhe ai i qytetarëve mbizotëron mbi çdo projekt tjetër.
-
'Habilaj', Tahiri shpall fitoren e parë ndaj Prokurorisë
11 Shkurt 2019, 14:40Prokuroria ka kohë deri më 10 mars për të vendosur nëse do të çojë për gjykim dosjen "Tahiri", ose nëse do të mbyllë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm të vënë nën akuzë për trafik droge në bashkëpunim. Saimir Tahiri: Gjykata më dha të drejtë
-
Gjesti surprizë i fansave të Saimir Tahirit në Gjykatë (FOTO)
11 Shkurt 2019, 14:19Sot në gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca në lidhje me kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për zgjatjen e hetimeve për herë të katërt.
-
Polici faturino video seksuale me 15-vjeçaren, zbulohen detajet tronditëse (VIDEO)
11 Shkurt 2019, 13:27Një inspektor i Policisë në Malësinë e Madhe u vu në pranga nga kolegët, pas denoncimit të nënës së një 15-vjeçareje se efektivi i ka ngacmuar seksualisht të bijën. Zbulohet rrugëtimi i tij në polici, nga shkarkimi në 2008-ën, puna si faturino, dhe rikthimi në detyrë pasi bëri komisionerin në zgjedhjet lokale të 2015-ës.
-
Kërcënoi me vetëflijim pasi Përmbarimi do i marrë shtëpinë, gruaja zbret nga ballkoni i katit të tetë
11 Shkurt 2019, 13:07Gruaja qëndroi aty prej orës 10:15, ndërsa pas negocimit të policisë me Përmbarimin për të zgjatur afatin e ekzekutimit të vendimit me 10 ditë, zonja e shtëpisë ka zbritur. Ndërkohë që djali i zonjës që kërcënoi me vetëflijim, Tajar Trroka sqaroi për Report Tv si qëndron e vërteta sipas tij.
-
Balla - Berishajve: Po ju vjen dita e gjykimit, pse s'shkoni në SHBA? Shkëlzeni: Udhëtove me trafikantë
11 Shkurt 2019, 12:55Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e radhës për shqyrtimin e padisë së ngritur nga Shkëlzen Berisha, ndaj Taulant Ballës, në lidhje me deklarimet e këtij të fundit se Berisha nuk ka paguar taksat.
-
Dhuna në QSUT, Tritan Kalo për Report Tv: Ja si u godit mjeku! Manastirliu: Familjarët s'do lejohen më në pavion
11 Shkurt 2019, 12:37Mjeku infeksionist Tritan Kalo në një prononcim për Report Tv ka treguar si ndodhi ngjarja. Pas ngjarjes, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi vendimin e parë që ka marrë që ka të bëjë me regjimin në spitale për orarin e vizitave.
-
Meta: Prokuroria të hetojë vendimin për Dajtin! Angjeli në krye të KLSH-së? Duhet të sundojë ligji, jo shumica
11 Shkurt 2019, 11:59Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi nga prokuroria që të vendoset në lëvizje për të hetuar vendimin e gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për heqjen e dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin përfundimisht të tij me 25 vite burg.
-
Akuzat e opozitës për 'bashkëqeverisjen', Rama: Keqardhje, meritojnë vetëm mëshirë
11 Shkurt 2019, 11:35Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë takimit me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje pasi i janë drejtuar platformës së bashkëqeverisjes se ata që 'na përqeshin meritojnë vetëm keqardhje dhe mëshirë'.
-
Minatorët protestë para Kryeministrisë: Miratoni statusin ose futemi në grevë, afat deri në 22 shkurt
11 Shkurt 2019, 11:20Grupi i minatorëve kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie në rast se nuk miratohet statusi, ndërsa i kanë lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.
-
Zjarr masiv në Orikum, flakët rrezikojnë disa banesa dhe lokale (VIDEO)
11 Shkurt 2019, 10:36Report Tv sjell pamjet nga zjarri që ka përfshirë sipërfaqen me shkurre në Orikum. Banorët e zonës po ndihmohen edhe nga punonjësit e zjarrfikëses për të shuar flakët. Aktualisht janë dy zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.
-
Familjari i pacientit dhunon mjekun e Infektivit në QSUT, ministrja e Shëndetësisë: Akt barbar! Ndryshime në Kodin Penal
11 Shkurt 2019, 10:11Mesditën e djeshme rreth orës 13:30 është dhunuar një mjek i Urgjencës së Infektivit nga i afërmi i një pacienti. Mjeku Genc Stroni është goditur nga familjari i pacientit që ishte i shtruar në këtë spital, ndërsa më pas autori është larguar me shpejtësi.
-
Digjet banesa, vdesin dy të rinj shqiptarë në Belgjikë, motra apel në Report Tv: Na ndihmoni të tërheqim trupat
11 Shkurt 2019, 09:50Mediat belge nuk i publikojnë emrat, por në redaksinë e Report Tv ka ardhur një apel për ndihmë nga motra e njërit prej të rinjve që ka humbur jetën për të kthyer trupat e tyre në Shqipëri, ndërsa bëhet fjalë për Pelivan Hysajn 24 -vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushin 23-vjeç nga Durrësi.
-
Dy gjyqtarë votuan kundër heqjes së dënimit përjetë për Dritan Dajtin (Zbardhet vendimi)
11 Shkurt 2019, 09:28Zbardhet vendimi që rrëzoi burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin dhe e dënoi me 25 vite duke pranuar gjykimin e shkurtuar. Dy prej gjyqtarëve kanë votuar kundër, ndërsa vendimi u mor me votat e tre gjyqtarëve pro pranimit të gjykimit të shkurtuar dhe dënimit me 25 vite.
-
Përfshihet nga flakët një apartament në Durrës, shpëtohet e moshuara, nxirret nga zjarrfikësit (VIDEO)
11 Shkurt 2019, 09:07Brenda në banesë në momentin që ka rënë zjarri ka qenë vetëm një grua e moshuar 80-vjeçe me inicialet F.C. e cila është nxjerrë me shpejtësi nga zjarrfikësit.
-
Trafiku i armëve, kufijtë nga hyjnë dhe dalin në Shqipëri dhe kush e zhvillon
11 Shkurt 2019, 08:46Të dhënat e bëra publike nga Ministria e Brendshme brenda Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta, Municioneve dhe Eksplozivëve 2019–2024 dhe të Planit të Veprimit 2019–2021 tregojnë se ky trafik kryesisht bëhet në mënyrë tokësore nga perosnat 16-45 vjeç ndëkrhë që sasia që kalohet është e limituar.
-
Dy çmime 'Grammy'/ Triumfon Dua Lipa, shpallet artistja e re më e mirë e vitit (VIDEO)
11 Shkurt 2019, 07:43Artistja me famë botërore rrëmbyer trofeun 'Artistja e re më e mirë e vitit' dhe “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.
-
Greqi, mbytet 12-vjeçari shqiptar në Rodos, mister shkaqet
11 Shkurt 2019, 07:26Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e mbytjes së fëmijës shqiptar, nëse ngjarja ishte aksidentale, apo fshihet diçka tjetër.
-
'Do të përjetoni emocione të forta sentimentale'/ Lexoni parashikimin e horoskopit
11 Shkurt 2019, 05:26Lexoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme, e hënë 11 shkurt 2019.
