Top 24
-
9 Shkurt 2019, 11:45
-
-
Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë landfillit të Sharrës, gjykata: S'ka prova që është goditur nga fadroma
9 Shkurt 2019, 11:39Report Tv zbardh vendimin e gjykatës së Tiranës për vdekjen e Ardit Gjoklajt ku sipas ekspertëve rezulton se një mjet ende i paidentifikuar mund të ketë sjellë trupin e vrarë diku tjetër për të humbur gjurmët në landfillin e Sharrës. Sipas gjyqtarit Gerdi Hoxha ekspertët mjekoligjorë janë shprehur se nëse fadroma do kishte goditur Gjoklajn atëherë aty do të kishte prani të madhe gjaku dhe dëmtimet trupore të viktimës do të ishin të rënda dhe jo sikur u gjet.
-
Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Rama dhe Ruçi: Ishte miku i të gjithëve, i dha fisnikëri Kuvendit
9 Shkurt 2019, 11:33Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të Kiço Blushit, thotë se ai do të kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd.
-
PD protestë në 4 qytete të vendit, demokratët: Të gjithë bashkë më 16 shkurt, ta largojmë këtë qeveri mafioze nga pushteti
9 Shkurt 2019, 10:25Qindra banorë nën drejtimin e deputetëve dhe drejtuesve lokalë demokratë u mblodhën në orën 11:00 në Gjirokastër, Shkodër, Korcë e Dibër për të protestuar ndaj politikave që qeveria ka ndjekur deri më tani në vend.Kjo protestë, e cila zgjati 1 orë vjen shtatë ditë përpara protestës së paralajmëruar opozitare që do të mbahet në Tiranë.
-
Protesta/ Basha në Mirditë e Gjirokastër: Rama nuk reflekton, ejani t'i japim fund grushtit të shtetit
9 Shkurt 2019, 10:30Shtatë ditë nga data e protestës para Kryeministrisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve nga Mirdita e Gjirokastra që të rrëzojnë qeverinë Rama. Ai e cilësoi qeverisjen si 'grusht shteti' që duhet të rrëzohet në datë 16 shkurt.
-
Zgjidhen anëtarët e komisionit që do të bëjnë vettingun në Policinë e Shtetit, Gardë dhe SHÇBA (EMRAT)
9 Shkurt 2019, 10:06Ministria e Brendshme njofton përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit të jashtëm të vlerësimit dhe sekretariatit teknik për vettingun në policinë e shtetit, gardë dhe SHÇBA
-
Dy të prekur nga gripi AH1N1 dhe katër nga fruthi në Durrës, shefi i Infektivit: Janë jashtë rrezikut
9 Shkurt 2019, 09:32Shefi i pavionit të Infektivit në Durrës, Izet Aliu shprehet se njëri nga pacientët u largua për në banesë, pasi gjendja u stabilizua, ndërsa rasti i dytë ndodhet në terapi intensive.
-
Vrau punonjësin e hidrocentralit me armë zjarri në Pukë, identifikohet autori (Emri)
9 Shkurt 2019, 09:20Burime bëjnë me dije për Report Tv se policia është duke punuar për kapjen dhe arrestimin e Enderis Dodajt, 25 vjeç. Ky i fundit mësohet të ketë qenë sikurse Petrit Biba, punonjës i kantierit të hidrocentalit në fshatin Vrrithë.
-
Dosja e plotë/ Misteri, kush nga kryepolicët refuzoi të përgjonte numrin e telefonit të Dritan Dajtit
9 Shkurt 2019, 08:14Shqiptarja.com ka siguruar dosjen e plotë me rrëfimet e agjentëve, për atë se cfarë ndodhi para e pas masakrës së 7 gushtit në plazhin e Durrësit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se sipas dëshmisë oficerëve në 7 gusht ishte dhënë urdhëri për gjetjen e një shtëpie me qera shumë pranë Dajtit, për ta vëzhguar këtë të fundit. Plani më pas ka ndryshuar, duke urdhëruar arrestimin e tij. Madje në rrugë operative janë gjetur disa numra me qëllim vënies në përgjim të Dajtit, por çuditërisht nuk është vepruar nga strukturat e larta.
-
Intervista/ Varvarica: Lahuta në UNESCO, i përket gjithë Ballkanit, jo vetëm serbëve
9 Shkurt 2019, 08:12Artistja Suzana Varvarica flet për skulpturën “Lahuta e Malësisë”: U frymëzova nga Fishta”; “Mosnjohja e lahutës shqiptare nga UNESCO e padrejtë”
-
Shkodër/ Atentati ndaj Lulzim Kullës, Prokuroria shtyn me 2 muaj hetimet për tre të ndaluarit
9 Shkurt 2019, 08:03Të arrestuarit Argent Lulaj, Serxho Teta dhe Endri Çopja nuk kanë pranuar në asnjë moment akuzat për atentatin me eksploziv të bërë ndaj Lulzim Kullës në janar të 2018-ës. Dosja penale kundër tyre është dërguar nga Shkodra tek Krimet e Rënda, pasi prokurorët janë të mendimit se vepra penale e të rinjve nuk është kompetencë e tyre. Afati i fundit i hetimit është 22 mars 2019.
-
KLSH:Tatimet abuzojnë me rimbursimet e TVSH-së për bizneset
9 Shkurt 2019, 07:38Shteti rezulton në vitin 2017 me 91 milionë euro detyrime. Nga auditimi konstatohet se, sipas të dhënave elektronike të DPT të gjeneruara prej sistemit informatik, 586 raste që përfaqësojnë rreth 50% të vlerës së rimbursimit, kanë tejkaluar afatet e rimbursimit.
-
Ekskluzive/ Zbardhen diskutimet, KLP i kërkon Qeverisë një pallat e superpaga për SPAK-un
9 Shkurt 2019, 07:16Shqiptarja.com ka zbardhur diskutimet. Anëtari i KLP-së, Kostaq Beluri ka propozuar që të kërkohet rritja e financave për SPAK-un, me qëllim për të nxitur prokurorët që të aplikojnë për t'u bërë pjesë e Prokurorisë së Posacme. Nga ana tjetër, anëtarja Antoneta Sevdari është revoltuar duke thënë se nuk mund të barazohet prokurori i SPAK-ut me atë që heton shoferët e dehur.
-
Mund të përballeni me disa tensione lidhur me sferën sentimentale/ Lexoni parashikimin e yjeve
9 Shkurt 2019, 06:08Lexoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme, e shtunë 9 shkurt 2019.
-
U arrestua për drogë/ Shqiptari i jep fund jetës në burgun francez. Dëshmia për Report Tv: Mbahej padrejtësisht në qeli
8 Shkurt 2019, 23:11Liman Meta, 46 vjeç, baba i dy fëmijëve nga Peshkopia, i ka dhënë fund jetës në qelitë e burgut të qytetit Sant Etienne në Francë, mëngjesin e kësaj të premte. Ai mbahej në burg prej katër muajsh, pasi ishte arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.
-
Anija pëson defekt pranë Karaburunit, Forca Detare shpëton tre persona
8 Shkurt 2019, 22:31Tre personat që ndodheshin në bordin e anijes "Aleksi" ishin bllokuar në det të hapur, pasi mjeti lundrues me të cilin ata udhëtonin pësoi defekt.
-
Studimi/ Deputetët shqiptarë ankohen për pagën, gjysma i kanë bashkëshortet të punësuara në shtet
8 Shkurt 2019, 22:02Anketimi i kryer nga Instituti (ISP) përfshin të dhënat e deputetëve të PS-së, PD-së, LSI dhe PDIU-së, duke përfshirë këtu edhe faktin se një pjesë e tyre kanë qenë të rezervuar. Sa i përket trajtimit financiar, edhe pse kanë pagat më të larta në Shqipëri, të zgjedhurit e popullit shprehen se janë të pakënaqur sa i përket trajtimit të tyre financiar. Kështu 92 për qind e tyre mendojnë se marrin rroga të pamjaftueshme, ku 77 për qind tyre shprehen se nuk i përballojnë dot shpenzimet me rrogën që paguhen.
-
Kolegu abuzoi për vite me radhë me 16-vjeçaren/ Efektivi i policisë në lot gjatë protestës në Drenas (VIDEO)
8 Shkurt 2019, 21:12Në një moment protestuesit po lëshonin thirrje duke i quajtur përdhunues efektivët që kishin krijuar kordonin e policisë pranë komisariatit. Mesa duket kjo ka prekur jo pak një prej policëve më në moshë i cili u pa i emocionuar gjatë protestës.
-
U qëllua me armë zjarri në Pukë, vdes 30-vjeçari në spitalin e Shkodrës
8 Shkurt 2019, 20:52Një i ri 30-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të premteje, pasi u qëllua me armë zjarri në Pukë. Mësohet se viktima është Petrit Biba, i cili ishte punonjës prej kohësh në HEC-in e fshatit Kaftall.
