Top 24
-
Refuzimi nga ana e Prishtinës për të pezulluar taksën 100% me Serbinë, ka sjellë anulimin e vizitës së komandatit të Gardës Kombëtare amerikane të Iowas, gjeneral majorit Timothy Orr. Vizita ishte planifikuar në 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 16-18 shkurt.
10 Shkurt 2019, 22:27 -
Aksioni i protestës/ Basha mbledh nesër aleatët, pritet marrëveshje me partitë e vogla
10 Shkurt 2019, 21:57Aleatët e PD deri tani janë shprehur pro kësaj proteste, ku më të zëshmit kanë qënë LSI dhe PDIU. Një gjë është e njohur, të gjithë faktorët opozitarë bashkohen në atë që, Rama duhet të largohet dhe vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje të reja politike, me një qeveri tranzitore. Por detajet e protestës dhe mënyra si do instrumentalizohet ajo për arritjen e qëllimit nuk dihen ende.
-
Aksident te 'Rruga e Elbasanit', 'ML'-ja përplas motoçikletën, një i lënduar rëndë (VIDEO)
10 Shkurt 2019, 20:19Aksident me një të plagosur pranë kryqëzimit të Liceut Artistik në Tiranë. Një person i cili lëvizte me një motoçikletë është përplasur nga një makinë tip "Mercedes Benz ML". Report Tv sjell pamje ekskluzive nga aksidenti. Ndalohet drejtuesi i automjetit.
-
Apeli rrëzoi burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin/ Soreca: Vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm
10 Shkurt 2019, 19:55Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve për rrëzimin e burgut të përjetshëm për Dritan Dajtin ka sjellë edhe reagimin e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se ky vendim ndaj të pandehurit kërkon vlerësimin urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm.
-
Me telefon në timon dhe lëvizte në korsinë e urbanit, qytetari kap 'mat' policen në Tiranë (VIDEO)
10 Shkurt 2019, 19:44Një qytetar ka denoncuar një efektive të policisë së shtetit, e cila ishte duke udhëtuar me makinën personale e veshur me uniformë, duke parë celularin e madje edhe duke drejtuar automjetin në një korsi të dedikuar.
-
Ruçi: Kuvendi voton në 14 shkurt Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO
10 Shkurt 2019, 19:23Seancën e javës së ardhshme Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Shteti i parë që ka votuar këtë Protokoll është Greqia pas arritjes së marrëveshjes së Prespës mes dy vendeve.
-
'Të fortët' parkojnë mbi trotuare dhe vijat e bardha, polica gjobit makinat luksoze në Tiranë (FOTO)
10 Shkurt 2019, 18:42Automjete të shtrenjta si "Benz GL", "BMW X6", "Benz G", "Hyundai", "Golf" e "Volkswagen" parkohen mbi trotuare ose edhe në vijat e bardha, duke vështirësuar lëvizjen e kalimtarëve. Policia nuk toleron dhe i gjobt. Fotot publikohen në rrjetet sociale.
-
Tashmë mund të bëhet rafting edhe në lumin Shkumbin, Balla: Zbuluam një tjetër dimension turistik në Librazhd (VIDEO+FOTO)
10 Shkurt 2019, 18:26Sportistët zhvilluan një takim me drejtuesin politik të Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, i cili gjatë bisedës theksoi se zhvillimi i këtij sporti është i rëndësishëm jo vetëm për t'i shërbyer turizmit të zonës, por edhe si një arsye më shumë për çuarjen më tej të projektit për pastrimin e shtratit të lumit nga mbetjet plastike. Më tej zoti Balla u shpreh se së shpejti do të nisi një projekt me qeverine gjermane dhe KfW për rehabilimin e këtij shtrati dhe ujërat e zeza mos të derdhen më në Shkumbin.
-
Idrizi insiston: Çdo shqiptar t'i bashkohet protestës së 16 shkurtit, të përmbysim Ramën
10 Shkurt 2019, 17:23Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi bën sërish thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë për të përmbysur qeverinë Rama siç u shpreh ai. Ai apelon për zgjedhje të parakohshme pasi sipas tij Shqipërisë i duhet një alternativë tjetër.
-
Vuçiç i frikësuar: Protestat kundër meje në Beograd po i organizon dikush nga Kosova
10 Shkurt 2019, 17:11Presidenti serb thotë se janë shqiptarët ata që duan rrëzimin e tij nga pushteti. Ai ka deklaruar se mediat shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve. Vuçiç thotë se është e rëndësishme të dihet se pse këto protesta janë organizuar në momentin që Prishtina e ka vendosur taksën.
-
Brexit/ Çfarë ndodh tani? Ja 6 skenarët e pritshëm për fatin e Britanisë së Madhe
10 Shkurt 2019, 16:51Qeveria mund t’i qëndrojë gjerësisht marrëveshjes aktuale. Zonja Mej, ka thënë se do të ketë diskutime me politikanët e lartë nga partitë e tjera, mbi atë se si të zbatojë planin e saj mbi Brexit. Kjo mund të përfshijë disa ndryshime të vogla, dhe mundësisht të kërkojë ndryshime të vogla, nga BE-ja, në marrëveshjen dypalëshe.
-
Protestë tek Ura Vajgurore/ Fermerët e mbështetur nga PD hedhin prodhimet në rrugë: Kemi falimentuar
10 Shkurt 2019, 15:48Një grup përkrahësish të opozitës, banorë dhe fermerë kanë protestuar sot në zonën e Urës Vajgurore, në Berat në vijim të mobilizimit tw mbështetësve në çdo qytet të vendit, për protestën e 16 shkurtit.
-
'Dritan Dajti', Gjonaj-Lleshaj: Skandal! KLGJ-ja të procedojë gjyqtarët, meritojnë burgun
10 Shkurt 2019, 13:39Qeveria kërkon nga Gjykata e Lartë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgu përjetë duke e dënuar me 25 vite. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm. Ajo shtoi se vendimi është një aferë korruptive nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu, ndërsa kërkoi nga KLGJ-ja që ti procedojë. Më i ashpër ishte ministri i Brendshëm që u shpreh se trupa e gjyqtarëve që dha vendimin ti bashkohet Dajtit pas hekurave. Lleshaj nuk dha detaje, por paralajmëroi veprime nga operacioni 'Forca e Ligjit'.
-
'Me taksë, s’ka bisedime'/ Daçiç: U diskutua edhe në OKB, nuk është kusht por logjikë
10 Shkurt 2019, 13:24Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun për marrëveshjen me Kosovën, pa heqjen e taksës për mallrat nga Prishtina zyrtare. Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste në televizionin shtetëror, ku tha se kjo gjë është diskutuar edhe në OKB, dhe nuk është kusht por një gjë e logjikshme.
-
Zhduken dy persona në Tepelenë dhe Përmet, njëri i akuzuar për disa vjedhje
10 Shkurt 2019, 11:41Prej pesë ditësh Sokol Rama nga Tepelena ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa për herë të fundit sipas familjarëve është lokalizuar përmes telefonit në Përmet.
-
Lezhë, gjendet trupi i peshkatarit që u mbyt 12 ditë më parë
10 Shkurt 2019, 11:33Gjendet trupi i peshkatarit të mbytur 12 ditë më parë në lumin Drin. Trupi i Agim Zeqjes 54 vjeç është nxjerrë nga polumbarët rreth 300 metra larg vendit ku u mbyt.
-
'Daullet e Berishës dhe filxhani i Monikës'/ Rama batuta gjatë takimit në Maliq: Kryetari më nxiu jetën (VIDEO)
10 Shkurt 2019, 11:17Edi Rama inauguroi edhe nisjen e punimeve për një aks me rëndësi në bashkinë e Maliqit. Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu u shpreh se rruga, ishte një premtim i dhënë që tani u mbajt.
-
Përdhunimi në Kavajë/ Një grup qytetarësh protestë para MAS dhe policisë: Jo më dhunë
10 Shkurt 2019, 10:52Paraditen e sotme para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është zhvilluar një tubim i heshtur nga një grup aktivistësh në mbrojtje të vajzave dhe grave në shenjë proteste pas rastit të përdhunimit të 14-vjeçares në qytetin e Kavajës.
-
Pukë, vrau me armë nga pakujdesia punonjësin e hidrocentralit, arrestohet autori (EMRI)
10 Shkurt 2019, 10:28Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vrasja e 30-vjecarit ka ndodhur nga pakujdesia në prani të disa punonjësve të tjerë që po pushonin në të njëjtin ambient, dhe se arma e zjarrit ka qenë pa leje.
-
Rama viziton shtëpinë e re të familjes së varfër në Sovjan të Korçës: Një tjetër dritë e ndezur (VIDEO)
10 Shkurt 2019, 09:13Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë duke ndarë me shqiptarët një video nga shtëpia e re, e familjes së varfër së Ëngjëllush Hysenllarit, nga Sovjani i Korçës
