Top 24
-
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i cilëson deklaratat e Kryemadhit si të qëllimshme, pasi në skandalin e tenderave që po hetohen janë të përfshirë njerëz të LSI-së. Kryemadhi akuzoi dje nga foltorja e Kuvendit, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se po keqpërdor institucionin duke sulmuar përfaqësuesit e LSI. Deri tani janë 12 zyrtarë që po hetohen për tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa gjithashtu po verifikohen edhe dy ish-ministra të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
8 Shkurt 2019, 12:33 -
Vendoset data/ Ja kur do të dalë para gjyqit te Krimet e Rënda 'Escobari i Ballkanit'
8 Shkurt 2019, 11:50I cilësuari si "Escobari i Ballkanit" akuzohet për "trafik të narkotikëve", "grup të strukturuar kriminal", "mosdeklarim të pasurisë" dhe "pastrim parash". Trupa gjykuese do të përbëhet; kryesuese Flora Hajredinajn, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.
-
Shënohet viktima e katërt nga gripi, humbet jetën te 'Sanatoriumi' e moshuara nga Lushnja
8 Shkurt 2019, 11:30Burime për Report Tv pohojnë e moshuara erdhi në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur nga të gjithë si “Sanatoriumi” në gjendje të rëndë, pasi kishte sëmundje shoqëruese.
-
Tenderat, ndryshohet masa për dy zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Drejtësisë (Po verifikohen edhe Vasili me Manjanin)
8 Shkurt 2019, 11:19Dy nga ish zyrtarët e arrestuar për abuzim me detyrën në pesë procedura prokurimi pranë ministrisë së Drejtësisë kanë lënë qelitë për t'u hetuar me masë arrest në shtëpi. Ndërsa për ish sekretaren Juliana Hoxha dhe 9 të tjerë masat do të verifikohen të shtunën pasi në mungesë është caktua arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
-
Kryemadhi takon ambasadorët e vendeve të BE-së para protestës, mesazh Gjonajt: Mos bëj rolin e virgjëreshës
8 Shkurt 2019, 10:56Takimi i zhvilluar mëngjesin e sotëm ka zgjatur mbi një orë, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë pikërisht aktualiteti politik dhe protesta e javës që vjen.
-
'Makthi' i Fierit dhe Vlorës, goditet grupi i grabitësve, një në pranga, dy në kërkim
8 Shkurt 2019, 10:24I arrestuari është A.M. 40 vjeç, ndërsa në kërkim janë A.H dhe E.V. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të K.Ç.
-
Zyrtarizohet vendi i tretë në Botërorin e SHBA për Qerimajn: Sukses për sportin shqiptar
8 Shkurt 2019, 10:14Peshëngritësi shkodran e mbylli në vend të katërt në stilin e shkëputjes garën me 155 kg por një muaj pas kompeticionit sportisti i vendit të tretë rumuni Dumitru Kaptari rezultoi pozitiv me doping dhe medalja i kaloi Qerimajt.
-
'Nxirr pistoletën'/ Të maskuar dhe armatosur, dy persona grabisin karburantin në Vlorë, zbulohet shuma që morën (VD)
8 Shkurt 2019, 09:48Në dëshminë e tij në polici roja ka treguar se ka dëgjuar grabitësit që ti thonë njëri-tjetrit 'nxirr pistoletën', ndërsa më pas kanë thyer xhamin e kabinës ku qëndronte duke i marrë lekët.
-
Plagosje e rëndë dhe mbajtje e armëve luftarake, kapet në Vlorë 30-vjeçari në kërkim
8 Shkurt 2019, 09:40Gjykata e Vlorës në vitin 2018 kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë, ndërsa dje është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë për dy akuzat e ngritura kundër tij
-
Ndërron jetë një adoleshent në Vlorë, u dërgua i pajetë në spital (EMRI)
8 Shkurt 2019, 08:52Nuk kemi të bëjmë me një rast kriminal dhe se nga të dhënat e para, dyshohet se 14-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
-
Ja emrat e 200 qytetarëve që marrin tapitë pas legalizimit
8 Shkurt 2019, 08:03Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e të së mërkurës miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë për 200 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara. Pronarët e rinj rezultojnë të jenë në Dibër, Bulqizë, Mat, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Tiranë e Durrës.
-
Pensionet/ Fermerët nuk do të marrin më subvencione për kontributet
8 Shkurt 2019, 07:56Drafti i Ministrisë së Financave me formulën e saj të re barazon qytetarët me banorët e fshatit për pagesën që mundëson përfitimin e pensionit.
-
Ngjarja ne Elbasan/ Rrëmbimi i Aurel Gunit, zbardhen dy dëshmitë e plota të arrestuarve
8 Shkurt 2019, 07:33Shqiptarja.com ka zbardhur të plotë dëshminë e dy të arrestuarve, Fjola Cani dhe Behxhet Mosmuça, që janë dhënë në prani të gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjatë fazës së caktimit të masës "arrest me burg". Mosmuça ka dëshmuar se konflikti me vëllain e drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan ka ndodhur për makinën e këtij të fundit, pasi nuk ka pranuar t'ia japë për të ikur në Pogradec për të festuar ditëlindjen e të birit.
-
Raporti i kontrollit/ Universitetet 41% të buxhetit për paga, zero lekë për shkencë
8 Shkurt 2019, 07:12KLSH nxjerrë zbuluar universitetet kryesore publike, paratë e studentëve dhe buxhetit të shtetit shkojnë për punonjësit parazitarë. Kontrolli i realizuar për vitin 2017-2018 ka nxjerrë në pah se universitetet e audituara kanë fryrë jashtë realitetit strukturat organizative, duke rritur shpenzimet mbi të ardhurat. Personeli administrativ dhe mbështetës është shumë i lartë kundrejt strafit akademik dhe për më tepër, po sipas raportit të KLSH-së, drejtuesit e arsimit të lartë nuk përshtaten me kompetencat e reja.
-
Parashikohet një ditë e mbushur me suksese/ Lexoni çfarë kanë rezervuar yjet për ju
8 Shkurt 2019, 05:39Lexoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme, e premte 8 shkurt 2019.
-
Zyrtarizohet vdekja e Emiliano Sala/ trupi i gjendur në avionin e humbur ishte i futbollistit
8 Shkurt 2019, 01:25Policia e Dosretit në Britaninë e madhe ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Emiliano Sala, pas identifikimit të trupit të gjendur mëngjesin e së djelës nën rrënojat e avjonit më të cilin futbollisti argjentinas ishte duke udhëtuar. Kufoma e Sala pritet ti dorëzohet familjarëve, për të kryer ceremonitë mortore.
-
Makina përplas një person pranë QSUT/ Denoncimi: Autoambulanca u vonua 50 minuta, makina e funeraleve dërgoi të lënduarin në spital (VIDEO)
7 Shkurt 2019, 20:59Për 50 minuta me radhë i lënduari rëndë nga aksidenti pranë QSUT-së ka qëndruar i shtrirë në rrugë. Edhe pse është telefonuar disa herë, autoambulanca nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Një qytetar tha për Report Tv se ka qenë një një prej makinave të shërbimeve funerale që ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit në spital.
-
E sulmojnë qentë e rrugës, humb jetën gruaja 61-vjeçare në Berat
7 Shkurt 2019, 20:52Gruaja është paraqitur në spital rreth orës 14:30 të pasdites së sotme, me disa kafshime të thella në gjymtyrët e poshtëm dhe disa dëmtime të mara në kokë, dhe menjëherë është dërguar në Repartin e Kirurgjisë për t'iu ofruar trajtimi mjekësor.
-
Nënkryetari KLP, Alfred Balla për Report Tv: SPAK nis punën me 10 prokurorë
7 Shkurt 2019, 20:18SPAK-u do të nisë nga puna edhe me 10 prokurorë nëse deri më 21 shkurt nuk do të ketë aplikime të tjera. Në një intervistë për Report Tv numri dy i KLP-së, Alfred Balla, sqaroi se qëllimi i reformës nuk ishte zvarritja e hetimeve por ritmi më i shpejtë. Balla u ribëri thirrje prokurorëve të aplikojnë me premtinin se KLP do të jetë krah tyre në çdo hap.
-
Humb jetën 38-vjeçari te spitali i Sanatoriumit, ISHP: Jo nga gripi, ishte me pneumoni të rëndë
7 Shkurt 2019, 19:37Një pacient i moshës 38-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjte në spitalin e Sanatoriumit në kryeqytet. Hasan Ekmekçiu, 38 vjeç, nga Elbasani, sipas ISHP vuante nga një pneumoni e rëndë në mushkëri. Ai kishte mbërritur një javë më parë në këtë spital në gjendje të rëndë dhe ditët e fundit gjendja shëndetësore ishte përkeqësuar.
