Top 24
-
Delegacioni i BE-së në Shqipëri është shprehur pas akuzave nga ana e Partisë Demokratike, se marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për kontrollin e kufirit është kërkuar për rast urgjence, se në të vërtetë ajo do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të emigrimit të parregullt në Shqipëri dhe rajon.
29 Janar 2019, 17:31 -
Skandali i lirimit të trafikantit super të kërkuar në Kukës, prokuroria, policia dhe opozita heshtin
29 Janar 2019, 16:47Policia e Shtetit dhe Prokuroria heshtin përball skandalit të lirimit të trafikantit në kërkim Naser Gashi në Kukës, i denoncuar ekskluzivisht nga Shqiptarja.com. Asnjë përgjegjës për firmosjen urdhrit të lirimit dhe nxjerrjen nga qelia nuk është vënë para drejtësisë. I vetmi i penalizuar, zv/drejtori i hetimit në Policinë e Kukësit Shkëlqim Pepkolaj që denoncoi skandalin. Veç institucioneve që duhet ta hetojnë, e dyshimtë edhe heshtja e opozitës.
-
Protesta e PD, Aleksandër Biberaj në '45 minuta': Udhëzimet janë që të jetë paqësore, por nuk mund të parashikojmë se çfarë do ndodhë
29 Janar 2019, 16:17Ish-deputeti i PD tha se ajo që kërkon opozita është që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen pa Edi Ramën kryeministër. Qeveria kalimtare, siç e quan opozita, shtoi Biberaj, mund të jetë e PS-së, por pa Ramën dhe ministrat aktualë dhe një qeveri e pranuar edhe nga opozita.
-
Shkodër/ Vrau shokun 1 vit më parë pas sherrit në lokal, Kristian Shkambi përfiton gjykim të shkurtuar
29 Janar 2019, 15:52Prokurori i çështjes Vat Staka, në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Shkodrës, kërkoi dënimin e autorit me 25 vite burg pasi ka pranuar krimin ku mbeti i vrarë Kolë Fermosi, ndërsa është mbrojtur duke deklaruar se ka qenë në gjendje të dehur. Në përfundim të seancës, Gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për Kristian Shkambin i cili pritet të përfitojë uljen e dënimit me 1/3.
-
Kur Sali Berisha pranonte se ndërtimi i HEC-ve ishte politikë e pastër e tij (DEKLARATAT)
29 Janar 2019, 15:43Debatit mbi mbrojtjen e pasurive natyrore nga ndërtimi i HEC-eve që është ngritur ditët e fundit, i është bashkuar edhe Partia Demokratike, e cila kur ishte në pushtet ka ndjekur një politikë tërësisht në favor të ndërtimit të hidrocentaleve. Këtë gjë e vërtetojnë më së miri deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha.
-
I armatosur grabiti bankën në Tepelenë, identifikohet autori, rrethohet nga policia (EMRI+VIDEO)
29 Janar 2019, 15:2625-vjeçari Kristo Ruçi është autor i grabitjes së djeshme në Tepelenë ku nën kërcënimin e kallashnikovit mori rreth 500 mijë lekë në arkat e një banke të nivelit të dytë. Policia i bën thirrje për t'u dorëzuar, por autori nuk i është përgjigjur apelit të uniformave blu, ndërsa në ndihmë ka mbërritur edhe një helikopter i cili po patrullon nga ajri në vendin ku dyshohet se fshihet 25-vjeçari.
-
E paketuar dhe gati për t'u trafikuar në Greqi, bllokohen 300 kg kanabis në Gjirokastër, 7 në pranga
29 Janar 2019, 14:33Rreth 300 kg kanabis e paketuar është zbuluar në një kasolle të braktisur në fshatin Dritë fare pranë kufirit me Greqinë.
-
Nesër futet në fuqi regjimi i posaçëm në burgje,Gjonaj: Do të izolohen 270 të dënuar
29 Janar 2019, 12:53Nga nesër 270 të burgosur do të izolohen në biruca, të dyshuar se nga qelitë drejtojnë organizata kriminale. Prokurori Antimafias Italiane De Raho gjatë një vizite blic në Tiranë u shpreh se lufta ndaj tyre duhet duke gjurmuar paratë. “Përfitimet nga droga në Itali e BE po pastrohen në Shqipëri”- theksoi De Raho. Sistemi “41-bis” u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm, për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze.
-
Bahri Shaqiri në krye të KLSH-së/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon propozimin e presidentit
29 Janar 2019, 11:26Vendimi i Komisionit pritet që t’i kalojë Kuvendit, organ i cili gjithashtu pritet që ta rrëzojë propozimin e presidentit Ilir Meta.
-
Prokurori i Antimafias në Tiranë: Kriminelët shqiptarë i pastrojnë paratë e drogës këtu, ja si ti godisni
29 Janar 2019, 10:47Ministria shqiptare e Drejtësisë organizoi ditën e sotme një konferencë për luftën kundër krimit dhe masat brenda sistemit te burgjeve bazuar në eksperiencën italiane, ku i pranishëm ishte prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho. ''Në rast se të ardhurat e organizatave kriminale do të ishin ri-investuar te gjitha në Shqipëri, mafia do të kishte mundësinë të bëhej investitori kryesor në këtë vend dhe kjo – tekstualisht – “do të ishte e frikshme në mënyrë të dëshpëruar''. deklaroi Cafiero.
-
Akuzat për dhunë ndaj studentëve, Vokshi-Lleshajt në Komisionin e Medias: Nuk vjen sepse ka marrë urdhër nga Rama
29 Janar 2019, 10:44Komisioni i Medias është rikthyer ditën e sotme vetëm me praninë e opozitës. Depuetet e PD-së i kanë bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt që të paraqitet në mbledhjen e Komisionit.
-
Tërhiqet nga gara për Kushtetuesen, Ardian Dvorani shpjegon arsyet për Report Tv
29 Janar 2019, 10:18Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ai ka shpjeguar arsyet e vendimit. “Tërhiqem për t’i dhënë përparësi Kushtetutshmërisë. Tërheqja është e parevokueshme” deklaroi ai.
-
Bllokimi i Juridikut, studentët rifillojnë nesër procesin mësimor te gjimnazi 'Petro Nini Luarasi'
29 Janar 2019, 10:10Duke filluar që nga ora 14.00 e kësaj të mërkure, studentët e Fakultetit të Drejtësisë do ta zhvillojnë procesin mësimore në ambientet e gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë. Gjatë një takimi që ata kanë patur sot me dekanin Artan Hoxha u është konfirmuar se mësimi do të nisë në ambientet e një prej gjimnazeve të Tiranës, i cili Report Tv mëson se do të jetë pikërisht “Petro Nini”.
-
‘Anëtari i KLP-së sigurims‘/ Prokurori Bujar Sheshi kallëzon Autoritetin e Dosjeve: Nuk është e vërtetë, po goditem me qëllim
29 Janar 2019, 09:58Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi ka kallëzuar në prokurorinë e kryeqytetit Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) që drejtohet nga Gentiana Sula.
-
Rrjedhje gazi/ Helmohen 18 gra në fasoneri në Durrës, njëra shtatzënë, spitali: S’janë rëndë (Inspektorati gjobit dhe pezullon firmën)
29 Janar 2019, 09:44Helmohen 18 gra të një fasonerie në Durrës. Punonjëset e rrobaqepësisë janë paraqitur në spital me marrje mendsh dhe këputje trupi. Sipas policisë shkak i helmimit të punonjëseve në fasonerinë Albastar ka qenë rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në të njëjtën fasoneri.
-
AKU bllokon 41.7 ton banane të prishura, erdhën nga Kosta Rika
29 Janar 2019, 09:31Bananet vinin nga Kosta Rika, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishin të prishura. AKU-ja thekson se do të ndjekë të gjitha procedurat doganore për kthimin në origjinë të sasisë së bllokuar të bananeve.
-
I riu në Tiranë thyen masën e arrestit dhe lëvizte pa patentë, braktis makinën pas ndjekjes, por arrestohet
29 Janar 2019, 09:08Denoncohet nga qytetarët, në pranga 24-vjeçari, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe kishte thyer urdhërin e gjykatës "Arrest shtëpie".
-
Raporti mbi korrupsionin/ Transparency International: Shqipëria zbret 8 vende, shkak ngërçi politik
29 Janar 2019, 07:59Raporti që përfshinë 180 vende të botës përdorë një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar.
-
Legalizimet/ Ja pronarët që përfitojnë 1.66 mln Euro
29 Janar 2019, 07:46Fondi financiar që do t’u shpërndahet pronarëve nga Agjencia për këto kërkesa, është në vlerën 206.242.267,72 lekë, ose afro 1.66 milionë euro.
-
'Ditë e këndshme edhe pse jo me aq shumë emocione sa dikur, mjaftohuni me qetësinë'/ Lexoni horoskopin për sot
29 Janar 2019, 07:36Horoskopi ditor, e martë 29 janar 2019.
