Top 24
-
31 Janar 2019, 11:01
-
Fshehu dënimin në Itali/ Prokuroria pushon hetimet për ish-deputetin e LSI, Gledion Rehovica kërkon rikthimin në Kuvend
31 Janar 2019, 10:38Ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica kërkon nga gjykata mandatin e tij për tu rikthyer në parlament. Report Tv ka siguruar një vendim ku Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për Rehovicën me argumentin se Italia ka sjell përgjigje se ai ska qenë asnjëherë i dënuar atje edhe me emrin Mina Kusta të përdorur nga ish-depueti emigrant në vitin 1999.
-
Basha kërkon qeveri tranzitore dhe kërcënon: Pranoni propozimin ose populli do pastrojë Kuvendin (VIDEO)
31 Janar 2019, 10:10Seanca nisi me një incident kur Lulzim Basha dhe deputetët e tij tentuan të largojnë nga foltorja ministren e re të Financave, Anila Denaj. Deputetëve të PD nuk iu bashkuan ata të LSI. Nga foltorja e Kuvendit, Basha artikuloi sërish tezën e qeverisë tranzitore, duke kërcënuar maxhorancën se nëse e refuzon këtë propozim, populli do "pastrojë" Kuvendin. Pastaj opozita ka lënë seancën.
-
Sekuestro 5.5 mln € në Lezhë/ Paloka: Kam shitur një apartament në Shëngjin, por jo Shqipe Palajt, nuk e njoh
31 Janar 2019, 10:06Paloka sqaron se është vetëm një apartament me vlerë 87.5 mln lekë dhe jo dy siç është raportuar në media. Sa i takon mosdeklarimit të shitjes së apartamentit, Paloka thotë se sipas ligjit ai ka afat ta bëjë një gjë të tillë deri në datën 31 mars 2019.
-
Sekuestrohen në Tiranë 5 kg heroinë, në pranga 3 persona, u ndoqën nga Durrësi
31 Janar 2019, 09:54Policia njofton se tre trafikantët janë ndjekur nga Durrësi dhe janë ndaluar në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.
-
Rikthehen reshjet e dëborës, akset rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve
31 Janar 2019, 09:37Korça, Kukësi, Dibra dhe zonat e thella të Shkodrës, Elbasanit, Librazhdit dhe Gjirokastrës, janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën pushtetin e dëborës.
-
Franca emeton pullën postare të Zamir Matit me Skënderbeun
31 Janar 2019, 09:07Vepra e Matit është përfshirë në një pullë postare që nxirret në qarkullim nga “La Poste, France”, me të cilën nderohet figura e heroit kombëtar shqiptar.
-
Hetimi i Prokurorisë/ Me milionat e suedezit u blenë 140 mijë euro dy apartamentet e Edi Palokës (Dokumenti)
31 Janar 2019, 08:44Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka pronar i dy shtëpive në Lezhë, Flamur Hoxha, vëllai i ish-deputeti të PD, Bedri Hoxha ka shitur prona me vlerë 729 mijë euro. Mister burimi i të ardhurave dhe deklarimi i tyre.
-
Rikthehet nisma në Kuvend, ndalohet arrestimi i deputetit pa prova
31 Janar 2019, 08:32Komisioni i Ligjeve shqyrton ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Alibeaj: Mazhoranca po tenton të rikthejë imunitetin. Balla: Ndryshimet nuk kalojnë pa dakordësinë e opozitës.
-
Rekord të ardhurash nga turizmi, konsumi shënon rritjen më të lartë në 3 vjet
31 Janar 2019, 08:24Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vendit, konsumi i popullatës u rrit me gati 4%, që është niveli më i lartë që nga tremujori i dytë i vitit 2016. Që prej vitit 2011, kur INSTAT raporton të dhënat, konsumi ka shënuar luhatje të mëdha, duke kaluar negativ në disa muaj të vitit 2015, në linjë me ngadalësimin e aktivitetit ekonomik.
-
I vendosen 200 gr tritol gjatë natës lokalit në Vlorë, nuk shpërthen (VIDEO)
31 Janar 2019, 08:03Lënda shpërthyese e vendosur në një bar-kafe në Vlorë fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ajo është konstatuar nga familjarët në momentin kur kanë tentuar të hapin lokalin.
-
Ligji i ri/ Rregullat e reja të punësimit, 13 kategoritë që favorizohen
31 Janar 2019, 07:30Krijohen institucionet e reja të punësimit dhe një fond i posaçëm, si do të punësohen shqiptarët dhe kush përfiton kurse pa pagesë.
-
Shtypi i ditës, titujt kryesorë të gazetave për sot
31 Janar 2019, 07:49Pasqyra e shtypit për sot, e enjte 31 janar 2019.
-
Çaste të mrekullueshme me partnerin, mundësi të reja për beqarët/ Lexoni horoskopin për sot
31 Janar 2019, 07:15Zbuloni surprizat e horoskopit për shenjën tuaj për ditën e sotme, e enjte 31 janar 2018.
-
Vlorë/ Drejtori i Mjedisit 'fluturon' në ajër me 'Benz' dhe përplas 11 makina të parkuara (VIDEO)
31 Janar 2019, 00:14Një aksident masiv ka ndodhur gjatë orëve të natës në Vlorë ku një automjet tip "Benz" ka humbur kontrollin pasi lëvizte me shpejtësi të lartë, dhe ka marrë përpara automjetet e tjera të parkuara. Makina drejtohej nga Kreshnik Lilaj, drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë.
-
Report Tv siguron foton e ish-policit të vrarë gjatë ditës së sotme, Arben Bilali
30 Janar 2019, 21:42 -
Trafikonte lëndë narkotike në Itali, arrestohet mbrëmjen e djeshme 31-vjeçari nga Lezha
30 Janar 2019, 21:04Mbrëmjen e djeshme është arrestuar në zonën e ish-Bllokut një 31-vjecar nga Lezha, për trafikim lënde narkotike në Itali. Ky fakt u bë i ditur sontë në emisionin Repolitix nga gazetari investigativ Artan Hoxha.
-
'Mafia shqiptare, realitet apo fiction?', Artan Hoxha në Repolitix: Ka vetëm grupe kriminale, arrestimi i djeshëm i Dorian Petokut e dëshmon
30 Janar 2019, 20:01Gazetari Artan Hoxha e Ferdinand Dervishi, drejtori i Akademisë së Sigurisë e eksperti për Cështjet e Sigurisë kanë qenë të ftuar sot në emisionin Repolitix, për të diskutuar dhe hedhur dritë mbi faktin nëse ekziston në të vërtetë në Shqipëri një mafia, sikurse pretendohet nga mediat e huaja, apo jo. Ata u shprehën se në të vërtetë ekzistojnë vetëm grupe të strukturuara kriminale, e megjithatë, Dervishi theksoi se pavarësisht kësaj në vend ka funksionuar prej 27 vitesh një skemë mafioze të përkrahur nga politika.
-
Fshihej prej vitesh në banesë për t'iu shmangur vdekjes, ja vila e ish-oficerit të vrarë Arben Bilali (Foto)
30 Janar 2019, 19:37Shtëpia e ish-oficerit të vrarë të policisë, Arben Bilali, është një ndërtesë tre katëshe e pozicionuar pranë rrugës e ajo që tërheq më tepër vëmendje është prania e një kamere në katin e parë të saj. Kjo konfirmon deri diku edhe faktin se Arben Bilali ruhej nga atentatet, sikurse të llojit që i mori jetën ditën e sotme.
-
'Zëri i Amerikës': Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave në Shqipëri
30 Janar 2019, 19:23Përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, në një moment që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor.
