Top 24
-
Jaeld Çela dyshohet se ka favorizuar grupet kriminale, gjatë viteve 2015-2016 për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Seanca kur do të shqyrtohet kërkesa e Jaeld Çelës, kundër zgjatjes së hetimit ka nisur prej orës 11:00, në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
30 Janar 2019, 12:02 -
Protesta e 16 shkurtit/ Basha në krah të Xhelal Mziut: Populli ka fjalën përpara Kryeministrisë, mjetet e tjera janë shteruar
30 Janar 2019, 11:28Teksa ftoi qytetarët në protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar nga Kamza se do jetë vetë populli ai që sipas tij do vendosë për skenarin e kësaj proteste, duke mos përjashtuar as aktet e dhunës gjatë demonstratës.
-
Ndryshime në Rregulloren e Kuvendit/ PS: Heqja e imunitetit të deputetit, vetëm me prova nga Prokuroria! PD: Keni frikë nga ligji
30 Janar 2019, 11:04Propozimet e reja në Rregulloren e Kuvendit detyrojnë Prokurorinë që të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon heqje imuniteti për një deputet. Ndërsa PD është shprehur kundër këtij ndryshimi.
-
Goditi me qytën e pistoletës kambistin dhe gruan e tij për t'u marrë paratë, arrestohet autori i dytë i grabitjes
30 Janar 2019, 11:10Personi i arrestuar është identifikuar si Dali Nela, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin e djeshëm në Shkodër, Ilirjan Korbin.
-
'Escobari i Ballkanit'/ Krimet e Rënda caktojnë trupën e gjyqtarëve për Kelment Balilin (EMRAT)
30 Janar 2019, 10:48Përmes shortit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar trupën që do gjykojë dosjen e të ashtuquajturit "Escobari i Ballkanit", Kelment Balili. Kryesuese e trupës do jetë gjyqtarja Flora Hajredinaj ndërsa dy gjyqtarët e tjerë Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.
-
Bashkëqeverisja/ Rama flet me shifra: 643 masa ndëshkimore ndaj punonjësve të administratës, gjysma largime nga puna
30 Janar 2019, 10:29Në takimin e përjavshëm me qytetarët dhe koordinatorët e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama ka sjellë me shifra impaktin e ankimit të qytetarëve.
-
Kërkesat e studentëve/ Debate te 'Media' Ministrja: Ligji për Arsimin e Lartë s'mund të ndryshohet! Vokshi: Pakti për Universitetin, mashtrim
30 Janar 2019, 10:28Ministrja e Arsimit ka deklaruar gjatë raportimit përpara Komisionit Parlamentar të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik se është kundër ndryshimeve në Ligjin për Arsimin e Lartë. Gjatë debateve në këtë komision ajo tha se qeveria ka miratuar Paktin për Universitetin për adresimin e kërkesave. Ndërsa opozita pretendoi se zgjidhja e ofruar nga qeveria është mashtrim.
-
Kapen 650 kg kokainë në portin e Livornos, mes 5 të arrestuarve një shqiptar, luante rolin e ndërmjetësit (VIDEO)
30 Janar 2019, 09:18Në prangat e policisë përveç shqiptarit kanë rënë: Salvatore Casamonica, aktualisht në burg; Silvano Mandolesi, në arrest shtëpie; Tomislav Pavlovic, shtetas malazez dhe Marcello Schianffini, gjithashtu në arrest shtëpie.
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, pranga 41-vjeçarit në Fier
30 Janar 2019, 09:0141-vjeçari është dënuar me burg në vitin 2007 nga Gjykata e Milanos në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike".
-
I biri Buroni, një rrëfim për veprat e panjohura të Sadik Kacelit (FOTO)
30 Janar 2019, 08:09Buron Kaceli në një intervistë për Shqiptarja. com ka rrëfyer lidhur me veprat e rralla; skulpturat, nudot e gravurat. Vizitat e Lasgushit, Ali Asllanit e Pashko Gjeçit në studion “Kaceli” dhe librat e vjetër të artit të sjella nga Franca
-
FMN: PS të shfrytëzojë mazhorancën në Kuvend për të shpejtuar reformat
30 Janar 2019, 07:58FMN vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë po njeh ritme më të shpejta vitet e fundit. Mëgjithatë problem mbetet borxhi i lartë publik, detyrimet e prapambetura dhe PPP-të.
-
Dy shpërthime me tritol në Fushë-Krujë dhe Nikël, s'ka të lënduar (VIDEO)
30 Janar 2019, 07:33Lënda plasëse në Fushë-Krujë i është vendosur garazhit në pronësi të 58-vjeçarit, Ramazan Çenia. Ndërsa në Nikël është vendosur në hyrjen e një mobilerie.
-
Hyn në fuqi ligji/ 22 kategoritë e të burgosurve që do izolohen nga sot
30 Janar 2019, 07:23Kushtet e rrepta, 1 takim dhe telefonatë të regjistruar në muaj, 1 orë ajrim, ndalim të parave dhe çdo sendi. Ministrja Gjonaj: Në grupin e parë përfshihen 270 të dënuar dhe të paraburgosur.
-
Lot dhe emocione në 'Pa Gjurmë'/ Ra 'pre' e bixhozit, u nda nga e shoqja, gjendet pas dy vitesh Gëzim Koliçi
29 Janar 2019, 18:51Gëzim Koliçi, i cili rezultonte deri më sot prej dy vitesh i humbur, është gjendur nga stafi i emisionit "Pa Gjurmë". Përmes një dëshmitari, i cili ka pohuar se gjendet rreth 3 klm larg Gëzimit, Lule ka komunikuar 'live' mes lotësh me të birin, i cili vijonte të ishte në një gjendje të rënduar shëndetësore.
-
Goditi me qytën e pistoletës kambistin dhe gruan e tij në Memaliaj e iu mori paratë, arrestohet në Shkodër autori
29 Janar 2019, 21:32Ilirjan Korbi është autori i dhunës dhe grabitjes së kambistit në Gjirokastër, Mustafa Mustafai, ndërsa plagë mori edhe bashkëshortja e tij, Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe. Ai grabiti rreth 50 mijë lekë të reja në dyqanin e çiftit të moshuar si dhe një aparat telefoni dhe menjëherë pas ngjarjes është arratisur në drejtim të Shkodrës për të humbur gjurmët.
-
'Pa Gjurmë'/ U braktis nga prindërit biologjik dhe birësues, e divorcuar dhe nga bashkëshorti, në kërkim të kujt është Brunilda Cani?
29 Janar 2019, 18:56Brunilda Cani është braktisur në jetën e saj nga prindërit biologjik, ata birësues e së fundmi është divorcuar edhe nga bashkëshorti. E megjithatë midis të gjithave disfatave, ajo është drejtuar me kërkesë të vajzës së saj të madhe në studion e "Pa Gjurmë" për të rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të saj dhe se në kërkim të kujt është pas të gjitha lotëve të derdhura në tërë këto vite.
-
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, vizitë në Tiranë në 7 dhe 8 mars
29 Janar 2019, 21:12Vizita e Vuçiç në Tiranë do bëhet në kuadër të punimeve të Samitit të Brdo-Briunit. Ka qenë vetë presidenti serb ai i cili ka konfirmuar vizitën e tij të dytë në kryeqytetin shqiptar ku ka theksuar se Samiti i datës 7 dhe 8 mars do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.
-
'Pa Gjurmë'/ Dëshmia tronditëse për një shqiptar të humbur në Greqi: E kishin vrarë dhe djegur në fytyrë, e varrosëm pa ia ditur identitetin
29 Janar 2019, 20:32Dëshmia e një shqiptari emigrant se kishte varrosur në vitin 1993 në një fshat të Greqisë një shqiptar pa identitet, ka sjellë këtë të martë përfaqësues të dy familjeve të cilët janë në kërkim të birit dhe të vëllait. Teksa disa të dhëna si gjatësia dhe vendlindja përputhen, Mina Losha dhe Agim Myrto shprehin dyshimet në studion e "Pa Gjurmë" se shqiptari i gjendur i pajetë në një kasolle të Volosit të Greqisë mund të jetë i afërmi i tyre.
-
Veriu i SHBA ngrin nga i ftohti polar, temperaturat zbresin - 50 gradë Celsius
29 Janar 2019, 20:59Ngrica që vjen nga veriperëndimi pritet të arrijë bregun lindor të vendit në fund të javës. Edhe presidenti Donald Trump ka lajmëruar popullsinë nga profili i tij në “Twitter” që dje në mbrëmje.
-
Bujar Sheshi sigurims? Fatos Klosi: Mund të jetë ngatërresë! Shella: Cenohet besimi te drejtësia e re
29 Janar 2019, 19:07Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi dhe drejtori i INFOCIP, Gerti Shella analizojë komentojnë akuzat ndaj anëtarit të KLP, Bujar Sheshi i vënë në qendër të akuzave ditët e fundit pasi rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit në vitet e regjimit komunist.
