Top 24
-
Aksioni Anti-Informalitet ka vijuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit dhe Vlorës, ku janë liruar 2000m2 plazh dhe janë proceduar 12 pronarë subjektesh.
7 Gusht 2019, 09:16 -
Rrahu dhe më pas kërcënoi me armë babain 78-vjeçar, vihet në pranga, policia i gjen 'municion' në banesë (VIDEO)
7 Gusht 2019, 09:09Një 43-vjeçar me iniciale A.N. (T.) ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 78-vjeçar. Pasi e ka dhunuar, 43-vjeçari e ka kërcënuar të atin edhe me armë zjarri.
-
Ligji i ri/ Rama paralajmëron dënim me burg për zaptuesit e plazheve: Deri më sot nuk keni pësuar asgjë (VIDEO)
7 Gusht 2019, 08:53Nga shtatori zaptuesit e plazheve do të ndëshkohen me heqje lirie. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bizneseve në zonën e plazhit, duke thënë se me ligjin aktual ata nuk pësojnë asgjë, ndërsa ligji i ri për vijën bregdetare parashikon dënim me burg për ta.
-
Agron Islami: Guri prehistorik i zbuluar në Mirditë, të vendoset në Muzeun Kombëtar
7 Gusht 2019, 07:59Specialistët i bëjnë relacion Ministrisë së Kulturës, banorët refuzojnë zhvendosjen e gurit të zbuluar në Fan të Mirditës. Flet arkeologu Islami: Bisedova me banorët e specialistët, iu propozova riprodhim e kopjes në vendin ku u bë zbulimi.
-
Hyn në fuqi më 15 gusht ligji i ri për masat kundër duhanit
7 Gusht 2019, 07:40Ligji i ri “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i cili parashikon forcimin e një sërë masash, hyn në fuqi në datën 15 gusht, duke sjellë disa risi për duhanpirësit dhe subjektet.
-
Zbardhet dosja/ Si u gjobit me 5 mijë euro dhe u kërcënua biznesmeni korçar
7 Gusht 2019, 07:37Edison Lumi, 37 vjeç, u arrestua të hënën nga Policia e Korçës, pasi nën kërcënimin e një thike, i kishte kërkuar 5 mijë euro me forcë një biznesmeni në fushën e shërbimeve. “Shqiptarja.com” zbardh rrëfimin e biznesmenit korçar që çoi në pranga Edison Lumin pas hetimeve të drejtuara nga prokurori Julian Kristo.
-
Rregullat e reja/ Sa rritet mosha e pensionit dhe vitet e kontributeve
7 Gusht 2019, 07:33Nga data 1 janar 2020 ndryshon mosha e pensionit si dhe vitet e punës, gjatë të cilave është paguar kontribut sigurimesh shoqërore, që duhen për të përfituar të plotë pensionin e pleqërisë. Si burrat edhe gratë preken nga ndryshimi i kërkesës për vitet e punës, ndërkohë që jo të gjithë preken nga rritja e moshës që kërkohet për pension.
-
E rëndë në Bolonja/ Shqiptari vret italianin që do të bëhej qytetar i parë dhe kolegun e tij
6 Gusht 2019, 20:30Njëri nga të vdekurit ishte emër i njohur për Italinë.
-
Vrasësi i biznesmenit në Vlorë, si i fali Gjykata e Lartë 7 vite burg, të gjithë anëtarët u shkarkuan nga vettingu
6 Gusht 2019, 19:52Eduart Xhezo i dënuar në 2009 për disa vepra penale është njëri nga autorët e vrasjes së Arben Beqirajt ditën e diel dhe plagosjes së Egert Beqirajt e Nesim Hodajt të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Por për cfarë u dënua Eduart Xhezo dhe si arriti që të dilte nga burg? Zbardhet e kaluara dhe si e liroi Gjykata e Lartë.
-
Kushtetuesja në shtator, a mund ta bllokojë Meta?
6 Gusht 2019, 19:45Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procedurën për lejimin e kandidatëve që do të plotësojnë vakancat në Gjykatën Kushtetuese, të cilat kanë sjellë bllokimin e saj, duke lejuar të vazhdojnë garën vetëm 6 kandidatë për 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
-
Biçikleta e godet nga mbrapa kamionin e parkuar, humb jetën çiklisti i Skënderbeut në aksin Korçë-Drenovë (VIDEO)
6 Gusht 2019, 18:57Drejtuesi i biçikletës ishte çiklist i Skënderbeut dhe nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa mësohet se është i moshës 60 vjeç.
-
Jepet me koncesion për 35 vite një port jahtesh në Kepin e Rodonit, PD: Vjedhje!
6 Gusht 2019, 17:47Do të jepet me koncesion edhe një port jahtesh në Kepin e Rodonit. Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji përmes një postimi në Facebook thotë se qeveria po jep me koncesion Kepin e Rodonit. Ai akuzon se qeveria ka dhënë me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot.
-
PD mashtron aktorët për Teatrin, shet lobistin Martin Henze si Këshilltarin kryesor të Merkel
6 Gusht 2019, 17:34PD ka dërguar një shtetas gjerman me emrin Martin Henze te Teatri Kombetar, duke pretenduar se ai është këshilltar i kancelares Angela Merkel.
-
'Aman na bëni një teatër të ri'| Rama sjell opinionin e Gëzim Kames: Ja çfarë thoshte i madhi Kadri Roshi
6 Gusht 2019, 17:25Rama shkruan se opinioni i tij është ai që ka qenë denbabaden, ndërsa vetë Kame shprehet për një teatër të ri në atë vend ku është teatri ekzistues.
-
Grabitet me armë një agjenci kredish në Tiranë, policia në alarm për kapjen e autorit
6 Gusht 2019, 17:02Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë , Shqiponjat, Forca e Posaçme Operacionale.
-
Vijon lufta, Meta kthen ndryshimet në Kodin Penal: 4 nene kanë paqartësi, shprehje abstrakte dhe rrezik juridik
6 Gusht 2019, 16:20Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim disa nga ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, pasi disa nene i cilëson si rrezik për sigurinë juridike. Neni i parë lidhet me ndryshimet që janë bërë në përcaktimin e ndërhyrjes së padrejta në jetën private dhe dënimin. Ndërkohë që tre nenet e tjera që janë rikthyer për shqyrtim lidhen me; ndotjen e ajrit, e ujërave dhe e tokës, menaxhimin e mbetjeve dhe braktisjen e kafshëve.
-
Erdhi në Sarandë me dy rusë me një jaht të vjedhur, ndalohet kapiteni turk (FOTO)
6 Gusht 2019, 15:58Punonjësit e Policisë Kufitare të Sarandës shkëmbyen informacion me homologët grekë dhe malazezë dhe pas verifikimeve të kryera edhe nga Interpol Tirana, rezultoi se Jahtin këta persona i'a kishin vjedhur një gruaje turke.
-
Lëvizte me armë me silenciator në plazh, kapet shkodrani te Shkëmbi i Kavajës (FOTO)
6 Gusht 2019, 15:48I arrestuari është S. Xh. 19 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa u prangos në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet dhe iu sekuestrua pistoleta me silenciator dhe një krehër me 5 fishekë.
-
KED lejon kandidimin e Marsida Xhaferllarit për ILD-në, nesër nisin intervistat me kandidatët
6 Gusht 2019, 15:30Ish-Kryeinspektorja pranë Inspektoratit të ish-KLD, Marsida Xhaferllari i bashkohet kështu garës bashkë me kandidatët e tjerë; Artur Metani, Eris Hysi dhe Artur Malaj për të marrë drejtimin e ILD-së.
-
Drogë në oborrin e një banese në Memaliaj, vihet nën hetim kryeplaku i fshatit (EMRI)
6 Gusht 2019, 14:59Gjatë një kontrolli në fshatin Vasjar në Memaliaj, policia ka gjetur në oborrin e një banese bimë kanabis sativa. Lidhur me këtë ngjarje policia policia shpalli në kërkim pronarin e banesës dhe vuri nën hetim kryeplakun e fshatit Bedri Llana.
