Top 24
-
Gjatë mbrëmjes së fundvitit, Glevin Dervishi, drejtor në Ministrinë e Jashtme tregoi se në bisedimet e ministrit Ditmir Bushati në Kretë, ministri kërkoi nga pala greke që të këndohej kënga came e Osman Takës.
30 Dhjetor 2018, 16:07 -
Nga janari gjobat me postë, jo më negociata mes policit e drejtuesve të automjeteve
30 Dhjetor 2018, 15:24Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se nga janari 2019 gjobat e policisë rrugore do të dërgohen me postë për të eliminuar sipas tij në maksimum "pazaret" mes efektivit të policisë rrugore dhe qytetarëve që kapen me kundravajtje.
-
Më 4 janar mbyllet autostrada Tiranë-Durrës për dy javë, ja si do devijohet trafiku
30 Dhjetor 2018, 15:15Në datë 4 janar do të mbyllet autostrada Tiranë-Durrës për shkak se do të nisë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e ‘situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy tombinove’ në segmentin Tiranë–Qafë Kashar. Mbyllja do të jetë vetëm për dy javë, deri në përfundimin e punimeve.
-
'Dashnia ime je, ti je'/ Meta lë xhaketën e presidentit dhe kërcen me fëmijët e fshatit SOS (VIDEO)
30 Dhjetor 2018, 15:09Presidenti Ilir Meta duket i qeshur, jashtë kostumit të presidentit, teksa ka qenë mes fëmijëve, duke kënduar e kërcyer së bashku me ta.
-
-
Serbi, Beogradi 'ndizet' nga protestat, Vuçiç: Nuk shqetësohem edhe sikur të dalin 5 mln njerëz
30 Dhjetor 2018, 14:36Protestuesit të mbështetur edhe nga opozita akuzojnë presidentin serb për keqqeverisje. Ata kanë paralajmëruar rrëzimin e tij nga pushteti me dhunë. Protestat niswn pas rrahjes brutale të politikanit opozitar, Borko Stefanoviç, në fund të nëntorit në qytetin Krushevc.
-
OSHEE instalon nënstacion mobile për rajonin e Korçës, garantohet furnizimi me energji pa ndërprerje gjatë festave
30 Dhjetor 2018, 14:02Rajoni i Korçës do furnizohet me energji elektrike pa ndërprerje për festat e fundvitit dhe në vijim. Pas dëmtimit të transformatorit 45MW disa ditë më parë, OSHEE ka instaluar nënstacionin lëvizës (mobile), me kapacitet 110/35/10 kV.
-
Zjarr në një apartament në Elbasan, shkak rrjedhja e gazit, nuk ka të lënduar (VIDEO)
30 Dhjetor 2018, 14:03Familjarët nuk kanë qenë në banesë, ndërsa fqinjët kanë lajmëruar zjarrfikësen, e cila ka shuar flakët.
-
Çfarë fshihet në shtëpinë e Lulzim Bashës?
30 Dhjetor 2018, 13:46Kur ka kulturë dhe formim perëndimor, pse Basha nuk sillet si perëndimor? Pse nuk tregohet i hapur, të thotë ja urdhëroni, kjo është shtëpia ime, apo mos ndodhta aty fshihet diçka tjetër? Mos ndoshta tek pasuria e Bashës fshihet edhe diçka tjetër? Çfarë fsheh apo nga çfarë ka frikë Lulzim Basha? Nëse është i pastër, i ndershëm dhe nuk ka probleme, pse nuk ua hap derën inspektorëve Lulzim Basha?
-
Vodhi 1 mln lekë në një banesë në Fier, arrestohet pas katër muajsh 21-vjeçari (EMRI)
30 Dhjetor 2018, 13:26Zbardhet grabitja e një sasie prej 1 milion lekë të reja në një shtëpi në Fier ngjarje kjo e ndodhur në tetë shtator të këtij viti, ndërsa ka rënë në prangat e policisë autori i kësaj ngjarje.
-
Shifrat e policisë angleze, çdo muaj 200 shqiptarë të arrestuar
30 Dhjetor 2018, 13:02"Sunday Express" raporton se shqiptarët në Angli nuk janë të përfshirë vetëm në trafikun e drogës por edhe në pastrim parash madje ka patur raste kur ata kanë goditur edhe forcat e policisë.
-
Tentativa e rrëmbimit në Elbasan, policia arreston dy persona, nuk flet për pengmarrje: Ishte grabitje me dhunë
30 Dhjetor 2018, 12:39Personi që pretendohet se tentoi të rrëmbente biznesmenin është arrestuar, po jo me akuzën e pengmarrjes, por për vjedhje me dhunë, referuar makinës së Gunit që mori me të cilën u largua, pasi ky i fundit arriti të shpëtonte duke u larguar.
-
Vrasja e Griseldës dhe plagosja e shokut të saj, Gjykata jep arrest me burg për bashkëpunëtorin e autorit 19-vjeçar
30 Dhjetor 2018, 12:11Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Ronald Muzhaqin i cili akuzohet se ka përkrahur autorin e vrasjes së 17-vjecares në Laprakë Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e shokut të saj, Erion Benga.
-
Tentativa e rrëmbimit të biznesmenit në Elbasan, Hoxha: Do përdorej si karrem, akuza për autorin banale
30 Dhjetor 2018, 12:20Gazetari Hoxha deklaroi se Bexhet Mosmuca që rrëmbeu biznesmenin, por edhe vajza që kërcënoi familjen e Gunit janë arrestuar, por ngriti dyshime mbi akuzat si janë referuar materialet në prokurori.
-
U qëlluan me breshëri kallashnikovi në Elbasan, kush janë xhaxhai dhe nipi që humbën jetën në atentat (FOTO)
30 Dhjetor 2018, 11:45Atentati i përgjakshëm mbrëmjen e kaluar në qytetin e Elbasanit i mori jetën Arben Dylgjerit dhe Endrit Alibejt (Dylgjeri) të cilët janë xhaxhai dhe nipi. Report Tv ka siguruar fotot e dy viktimave. Ata po udhëtonin në një automjet tip "Range Rover" ku mbeti i vrarë gjithashtu edhe turku Erdal Durunay.
-
Masakra në Elbasan, Artan Hoxha: Autorët goditën në errësirë, vrasësit profesionistë, shkak pazaret e kokainës
30 Dhjetor 2018, 11:50Artan Hoxha shprehet se ngjarja e mbrëmshme në Elbasan ishte larje hesapesh për përplasjet për pazaret e drogës. Përsa i përket dinamikës së ngjarës, Artan Hoxha thotë se autorët i ndoqën dhe zgjodhën një zonë që ishte errësirë për t’i goditur dhe ku nuk ka patrulla policie.
-
-
'Nga ora 00:00 e 1 janarit 2019 bastet do trajtohen si kanabisi', Lleshaj porosi drejtuesve të policisë, asnjë fjalë për masakrën në Elbasan
30 Dhjetor 2018, 11:02Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëron masa të ashpra nëse aktiviteti i basteve sportive do tentohet të vijojë pas datës 1 janar 2019. Në një takim me drejtuesit e policisë, Lleshaj tha se lojërat sportive do trajtohen si fenomeni i kanabisit për nga norma e shkeljes ligjore. Një mesazh të fortë ai përcolli për drejtuesit vendorë të policisë të cilët do jenë autoriteti kyç për moslejimin e ushtrimit të kësaj veprimtarie antiligjore.
-
Elbasan, biznesmeni që u tentua të rrëmbehet është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t (Detaje)
30 Dhjetor 2018, 11:03Biznesmeni që u tentua të rrëmbehet në Elbasan për llogari të një grupi kriminal është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t. Përpos hotelit në zonën e Spillesë në Kavajë, Guni rezulton se ka edhe një kafe dhe bilardo në Elbasan.
-
Aksident tragjik në Itali, katër të rinj shqiptarë në luftë me vdekjen
30 Dhjetor 2018, 10:55Të rinjtë shqiptarë, të gjithë rreth moshës 20 vjeç po udhëtonin në rrugën Martano-Otranto kur automjeti i tyre u përplas me një makinë tjetër. Mësohet se ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore .
