Top 24
-
Renato Hamza rezulton i humbur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Pasi realizoi një klip me këngëtarin Shpat Kasapi i njohur si Reni i Elbasanit, i riu është zhdukur pa lënë gjurmë
14 Nëntor 2018, 18:59 -
Protesta e banorëve të Unazës së re, flasin qytetarët: Ka shumë trafik, zgjerimi i rrugës domosdoshmëri
14 Nëntor 2018, 18:42Ndërkohë që banorët e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe protestojnë, qytetarët e kësaj zone shprehen se zgjerimi i rrugës është e vetmja mënyrë për shmangien e trafikut. Banorët e kësaj zone deklarojnë se cdo ditë përballen me një trafik gangrenë, ndërsa shohin ndërhyrjen në infrastrukturë si të vetmen mundësi.
-
Humbi kontaktet në vitin 2007 në një spital hollandez, nëna e Marino Muhaj në 'Pa gjurmë': Vetëm më thuaj se je gjallë
14 Nëntor 2018, 18:44Marino Muhaj, i cili në vitin 1993 emigroi drejt Hollandës ka humbur kontaktet me familjen prej 11 vitesh. Për herë të fundit, ai i telefonoi dhe i njoftoi se do t'i nënshtrohej një operacioni në këmbë. Qëndrimi i tij, për afro dy vite në Shqipëri, rikthimi në shtetin hollandez dhe më pas zhdukja pa lënë gjurmë është itinerari që kaloi në misterin që mban 42-vjecari, i zhdukur habitshëm pa lënë asnjë gjurmë.
-
Ish-ministri i Jashtëm Kotzias: Ushtria greke refuzon të njohë kufijtë me Shqipërinë
14 Nëntor 2018, 18:43Sipas ministrit të sapodorëhequr, ushtria greke refuzon që të njohë kufijtë shtetërorë midis Shqipërisë e Greqisë. Ai është shprehur i shqetësuar edhe për ndikimin që kanë forcat ekstremiste nacionaliste në Greqi. Kotzias ka folur hapur duke treguar se ka ende shumë faktorë poltikë në Greqi që kanë rivendikime territorialë ndaj Shqipërisë, duke refuzuar të njohin traktatet ndërkombëtare.
-
Sokol Sadushi rizgjidhet drejtor i Shkollës së Magjistraturës
14 Nëntor 2018, 17:38Ai është rikonfirmuar në këtë detyrë pas një konkurrimi të hapur dhe transparent bënë me dije zyra e shtypit pranë shkollës së Magjistraturës.
-
Nikolla Gruevskit i pranohet kërkesa për azil, Hungaria: E morëm në konsideratë për arsye sigurie
14 Nëntor 2018, 17:12Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka marrë këtë të mërkurë statusin e azilantit politik në Hungari. “Alsat Maqedonia” shkruan se kabineti i kryeministrit Viktor Orban e ka pranuar kërkesën e Gruevskit, por vlerësimi i saj do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik.
-
Furnizonte me kokainë lokalet e natës në Tiranë dhe dhunonte gruan, arrestohet autori (EMRI)
14 Nëntor 2018, 17:28Pas informacioneve në rrugë operative se Saimir Rexha shpërndante kokainë me porosi, e destinuar për t'u shitur në lokalet e natës në Tiranë e ka monitoruar, ndërsa mbrëmë ka finalizuar operacionin duke e arrestuar.
-
300 kg kokainë nga Ekuadori në Europë, 'truri' i grupit kriminal të kokainës dy grekë dhe një shqiptar
14 Nëntor 2018, 16:58Policia greke në bashkëpunim me D.E.A-n amerikane ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili merrej me transportin e kokainës. Mësohet se droga vinte nga Ekuadori, kishte si destinacion Europën dhe përdorte si portë hyrëse Greqinë.
-
Protesta/ Banorët e Unazës së Re bllokojnë sërish rrugën dhe djegin goma, Basha: Shtëpitë janë vija e kuqe
14 Nëntor 2018, 16:57Prej orës 17:00 deri rreth orës 18:00 Unaza e Re ishte e bllokuar, ndërsa banorët dogjën goma në shenjë proteste kundër vendimit. Ata lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë, ndërsa paralajmëruan se protesta do të vijojë me përshkallëzim deri në tërheqjen e projektit që prish banesat e tyre.
-
Takimi në Bruksel, Mogherini: Shqipëria duhet të thellojë reformat, Ministria e Brendshme të funksionojë normalisht
14 Nëntor 2018, 16:41Sot, në Bruksel, u mbajt Takimi i Dhjetë i Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit (KSA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Këshilli vuri pozitivisht në dukje Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2018, i cili rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në dritën e progresit të arritur, duke ruajtur dhe thelluar ritmin aktual të reformave.
-
Dënimi i Shullazit, ambasada britanike: Mirëpresim vendimin, krimi përkeqëson ekonomitë dhe dëmton komunitetin
14 Nëntor 2018, 16:13Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar me anë të një statusi në Twitter ka përshëndetur dënimin e gjykatës ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
-
Vendimi/ Qeveria: RTSH, emisione për mësimin e gjuhës shqipe për Diasporën
14 Nëntor 2018, 16:18Vendimi ka në thelb prodhimin, transmetimin dhe financimin e emisioneve të posaçme televizive, arsimore dhe kulturore, të dedikuara për diasporën.
-
Shkodra si Palermo, në 6 muaj 7 viktima, 2 të zhdukur/ Zanafilla e përplasjeve dhe skeda e atentateve
14 Nëntor 2018, 16:01Shkodra si Palermo. Shumëkush e cilëson kështu kryeqendrën e veriut, për shkak të numrit të madh të vrasjeve të ndodhura dhe bandave që veprojnë aty. Vetëm në 6 muajt e fundit janë regjistruar 7 viktima dhe 2 të zhdukur. Vala e vrasjeve mafioze nisi me atentatin me tritol ndaj Lul Kullës.
-
Rikthimi i vrasjeve në Shkodër dhe atentati në Durrës/ Detaje të reja sonte në REPOLITIX
14 Nëntor 2018, 15:54Gazetari investigativ Artan Hoxha sjell detaje të reja rreth vrasjes së Fatos Ferracakut disa muaj pas vrasjes së kushëririt të tij Arjan Ferracku ngjarje kjo ende e pa zbuluar dhe pa autor. Pse krimi godet herë pas here Shkodrën?
-
Probleme me lidhjen e internetit në kryeqytet, kompanitë: Ishte dëmtuar sistemi i fibrave
14 Nëntor 2018, 15:30Gjatë ditës së sotme në Tiranë, qytetarët kanë pasur probleme me rrjetin e internetit në disa zona të kryeqytetit. Problemet kanë ndodhur disa herë gjatë ditës.
-
Lloto, lavazhe dhe shtëpi...8 kate pa leje, dalin fotot e objekteve që do shpronësohen te 'Unaza e Re'
14 Nëntor 2018, 14:51Siç shihet nga një vëzhgim i thjeshtë me foto, skena buzë Unazës është një katastrofë urbane! Një mish-mash me lloto, baste, lavazhe, gomisteri, trotuare të zëna me rraqe dhe shtëpi, kryesisht me kate shtesë të pabanuara si kjo “shtëpi” me 8 kate pa leje në foto!
-
Vrasja e Fatos Ferracakut në Shkodër, gazetari Artan Hoxha zbardh detaje: Krimi po godet qytetarë të pafajshëm
14 Nëntor 2018, 14:30Në një postim në Facebook, gazetari shkruan se nisur nga dinamika e ngjarjes, kemi të bëjme me një atentat të mirëfilltë dhe dyshohet se autorët janë për vrasës me pagesë.
-
Rama në Repolitix, rekord audience, Report Tv lë pas televizionet kombëtare
14 Nëntor 2018, 14:02Debati i fortë, me tematikat e aktualitetit por edhe batutat pafund mes kryeministrit Edi Rama dhe Nikoll Lesit në Repolitix prodhojnë një audiencë maksimale për Report TV. Sipas Telemetrix e vetmja kompani e matjes së shikueshmërisë e rendit Report TV me emisionin Repolitix të parin duke lënë pas jo vetëm televizionet informative në vend, por edhe ato kombëtare si TV Klan, Top-Channel dhe Vizion+.
-
'S'ka paguar taksat', nis gjyqi i Shkëlzen Berishës me Ballën, djali i ish-kryeministrit: Të dënohet për shpifje
14 Nëntor 2018, 11:57Gjatë punimeve të komisionit hetimor parlamentar për CEZ, Balla akuzoi Shkëlzen Berishën se nuk kishte paguar taksat prej disa vitesh, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë që ta hetojë dosjen “CEZ” dhe rolin e djalit të ish-kryeministrit në privatizimin e OSSH te kompania çeke.
-
Dënimi i Shullazit, ambasada e SHBA dhe e Gjermanisë: Kush e ka radhën? Askush nuk qëndron mbi ligjin
14 Nëntor 2018, 12:16Ambasada e SHBA dhe ajo e Gjermanisë kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që dënoi Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij me 55 vite burg.
