Top 24
-
Erion Braçe ka humbur sot seancën e parë gjyqsore në Gjykatën e Tiranës për padinë e ngritur për shpifje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Armando Duka. Në një reagim për Report Tv, ai ka shpjeguar arsyet dhe ka kaluar në kundër akuzë ndaj palëve paditëse. Braçe gjithashtu ka ironizuar me Ministrin e Financave për 10% që federata duhet të japë në shtet si taksë për të drejtat televizive.
15 Nëntor 2018, 19:26 -
Fund ditëve të thata, rikthehen reshjet në vend, Petrit Zorba: Nga e diela do të fillojë shiu
15 Nëntor 2018, 19:17Ditët e thata dhe pa reshje po shkojnë drejt fundit, pasi nga dita e diel temperatura do të ulen si dhe do të ketë reshje shiu. Kreu i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM, Petrit Zorba, thotë në një prononcim për Report Tv se edhe këtë vit do të ketë ulje ekstreme te temperaturave, ku nuk përjashtohen reshjet e dëborës.
-
Dekretimi i Lleshaj/ Presidenti Meta: S'ka presion tek unë, e di shumë mirë procedurën
15 Nëntor 2018, 19:12Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qënë i pranishëm ditën e sotme në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum” ku edhe ka folur mbi çështjen e dekretimit të “Lleshaj” dhe kalimin e Gruevskit për të Hungari nga toka shqiptare.Meta ka thënë se së shpejti do të ketë një përgjigjie institucionale lidhur me cështjen e Lleshajt, ndërsa për arratisjen e Nikola Gruevskit, presidenti ka thënë se politikanët nuk duhet t'i shmangen drejtësisë.
-
Arratisja e Gruevskit, Policia: Doli nga Shqipëria më 11 nëntor, ishte pasagjer në makinën e ambasadës Hungareze
15 Nëntor 2018, 18:22Nikola Gruevski ka dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit. Policia sqaron se në 11 nëntor ai ka dalë si pasagjer në një makinë të ambasadës Hungareze, ndërsa dyshohet se ish-kryeministri ka hyrë në Shqipëri pëmes pikës kufitare në Bllatë të Maqellarës. Gruevskin e pret burgu në Maqedoni, pas akuzave për shpërdorim detyre.
-
Daut Gumeni në '45 minuta': Mid’hat Frashëri ishte atdhetar, na paralajmëroi për komunizmin
15 Nëntor 2018, 16:51Ditën e sotme në emisionin “45 minuta” i ftuar ka qënë publicisti Daut Gumeni, i cili ka folur mbi figurën e shquar kombëtare, Mid’hat Frashëri
-
'Arrest shtëpie' për dy ish-deputetët e PS-së, PD: Vendim politik i marrë nga Rama
15 Nëntor 2018, 15:45Pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Renda dha masën “arrest shtëpie” për dy ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko, një reagim ka ardhur edhe nga Partia Demokratike.
-
Zv/ ministri i Brendshëm Lleshaj mbledh strukturat e Elbasanit: Goditini grupet kriminale të qytetit
15 Nëntor 2018, 15:12Zv/ ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar këtë të enjte një takim me strukturat e policisë në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
-
Gjykata Kushtetuese çon gjyqtarët Dedja dhe Tusha në KED, rrëzohet Dizdari
15 Nëntor 2018, 14:21Gjykata Kushtetuese publikoi sot emrat e dy gjyqtarëve të saj që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për të qenë Anëtarë të Keshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe gjyqtarin që përjashtohet
-
Dhuna në protestën e 'Unazës së Re'/ Veliaj: Tirana nuk ndalet, do të triumfojë mbi barbarinë
15 Nëntor 2018, 14:15Veliaj shpreh mirënjohjen për policët e bashkisë për qytetarinë e treguar, sikurse thotë ai, përballë partisë së dhunës, hurit dhe zjarrit. Ai u uron shërim të shpejtë 7 efektivëve që u lënduan, ndërsa shprehet i vendosur i vendosur për vijimin e projektit.
-
380 kg kokainë në Ekuador, grekët: E porositi mafia shqiptare, ja kush është kapoja (Dalin pamjet e sekuestrimit të drogës)
15 Nëntor 2018, 14:14Mediat greke shkruajnë se pagesën për 380 kg kokainë e kishte bërë mafia shqiptare. Shqiptari i arrestuar njihet me emrin Ilia dhe është me precedent penal, pasi ka qenë arrestuar edhe në Itali për trafik droge.
-
Vasili: Brukseli ka merak qeverinë, opozitën e sheh vrenjtur, në zgjedhje do futemi, ja strategjia e opozitës
15 Nëntor 2018, 14:03Vasili tha se banorët e Unazës së Re duhet të dëmshpërblehen sipas vendimit të 2011-12 që është në fuqi dhe përfshin edhe ata që i kanë shtëpitë në proces legalizimi.
-
VOL-VO 4/ Apeli i Krimeve ndryshon masën e sigurisë, arrest shtëpie për dy ish-deputetët e PS e 4 të tjerë, burg për Avdylajt
15 Nëntor 2018, 14:01Apeli i Krimeve ka dhënë masën e sigurisë arrest shtepie për dy ish-deputetët Arben Çuko e Arben Ndoka të arrestuar në operacionin “Vol-vo 4”. Bashkë me ta, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie edhe për sportistin Elis Guri, për Zef Lazrin, Ardit Gjyriqi dhe Paulin Simoni. Ndërsa Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit mbetet në burg bashkë me Astrit Avdylin dhe 17 anëtarë të tjerë të bandës që trafikonin drogë
-
Tifozët bujarë të Skocisë, 5 mijë paund bamirësi për fëmijët shqiptarë me sindromën “Down”
15 Nëntor 2018, 13:33Të premten në Shqipëri do të vijnë tifozët e Kombëtares skoceze të cilët kanë përgatitur një dhuratë të veçantë për shqiptarët. Ata kanë mbledhur një fond prej 5 mijë paundë të cilin do ta dhurojnë për fëmijët me sindromën “doën” dhe autizëm në vendin tonë.
-
Botuesja Arlinda Dudaj kundër organizatorëve: Panairi s’mund të jetë thjesht treg libri, shkrimtarët duhen afruar me lexuesin
15 Nëntor 2018, 13:17Botuesja Arlinda Dudaj u shpreh kritike ndaj organizatorëve të cilët, sipas saj e kanë shndërruar panairin në një lloj tregu të librit, por kjo nuk mjafton për të afruar lexuesin.
-
Lista e 17 personave më të rrezikshëm të Fierit, Artan Hoxha: Kur policia ngatërron vrasësin me bletarin
15 Nëntor 2018, 12:38Paraditen e sotme u publikua nga Policia e Shtetit një listë ku bëhen publike emrat e 17 personave më të kërkuar në Qarkun e Fierit për dënim me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka pikasur te emrat e publikuar një person i cili nuk ka precedentë penalë e që për më tepër e njeh edhe nga afër. Hoxha i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndalojë së bëri gafa të këtij lloji, pasi përbaltja e qytetarëve të ndershëm sipas tij nuk sjell asgjë tjetër përveçse lënien në liri të vrasësve.
-
FOTO/Ra nga ura me makinën e mbushur me kanabis, vdes shoferi në Lezhë (EMRI+Detaje)
15 Nëntor 2018, 12:26Viktima është Tonin Ndreca, ndërsa nga kontrolli i makinës u zbulua se ishte e mbushur me 80 kg kanabis. Makina ishte nisur nga fshati Kaçinar i Mirditës drejt Lezhës, ndërsa Ndreca ishte i vetëm.
-
Pronare e 8 apartamenteve dhe 8 automjeteve, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës
15 Nëntor 2018, 12:12Shkarkohet nga KPK, kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj, pasi nuk ka justifikuar pasurinë. Alma Licaj rezulton pronare e tetë apartamenteve në Tiranë dhe Vlorë si dhe e tetë automjeteve.
-
Vettingu shkarkon prokurorin që arrestoi Fullanin e Gjikën, pasuria 'djeg' edhe gjyqtaren që i dha pafajësi Shpëtim Gjikës
15 Nëntor 2018, 12:01Shkarkohet nga Komisioni i Vetting-ut prokurori Ramadan Troci që firmosi mes te tjera edhe arrestimin e Ardian Fullanit dhe ish kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Shkarkohet edhe kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës Alma Licaj, e cila tre ditë më parë i dha Shpëtim Gjikës pafajësi në apel duke rrëzuar hetimet e bëra më parë nga Troci. Licaj rezulton se ka në pronësi 8 apartamente dhe 8 makina.
-
Gruevski u strehua në Tiranë? Ambasada e Hungarisë nuk komenton
15 Nëntor 2018, 11:45Gazeta ‘Politika” e Beogradit shkroi se ish-kryeministri I Maqedonisë ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me pasaportë false natën dhe ilegalisht hyri në Tiranë, ku u pranua në ambasadën e Hungarisë në Tiranë
-
Automjete që bllokojnë korsinë e shpejtësisë, trendi i ri i shkelësve në rrugë që po bëhet burim aksidentesh (VIDEO)
15 Nëntor 2018, 11:38Një fenomen tjetër që haset në këtë rrugë janë dhe shoferët që ecin me shpejtësi të ulët në korsinë parësore, atë të shpejtësisë, duke u bërë shqetësim për një pjesë tjetër të cilët janë të detyruar të bëjnë parakalime në kundravajtje të Kodit Rrugor.
