Top 24
-
Gjendet fëmija i denoncuar i zhdukur në plazhin e Golemit në Durrës. Një qytetare që e kishte gjetur fëmijën në rrugë duke qarë, sapo kishte parë foton në Report Tv, ka telefonuar policinë. 7 Shtator 2018, 13:20
-
Alfred Peza rehabilitohet brenda PS, Rama i beson një post (Lista e të zgjedhurve)
7 Shtator 2018, 13:00Alfred Peza afrohet në PS, Rama i ofron postin e sekretarit të marrëdhënieve me Mediat. Post merr edhe Bashkim Fino, Senida Mesi, Ulsi Manja, Blerina Gjylameti, Ilir Beqja dhe Arben Pëllumbi
-
Dështon në Bruksel takimi mes Thaçit dhe Vuçiç
7 Shtator 2018, 12:26Thaçi dhe Vuçiç ishte parashikuar të takoheshin sot me ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme, Federica Mogherini. Ata nuk kanë pranuar të takojnë njëri-tjetrin.
-
"Protestoj nëse nuk ikin shefat e policisë", Rama përjashton nga PS deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani
7 Shtator 2018, 11:56Një ditë pasi deputeti i Kurbinit reagoi ashpër dhe kërkoi shkarkimin e drejtuesve të policisë së Kurbinit pas ngjarjeve kriminale atje, kryeministri Rama kërkon shkarkimin e tij dhe e cilëson të papranueshme sjelljen
-
Shtyrja e ligjit për Teatrin nga mazhoranca, reagon Meta: Kuvendi është sovran, nuk paragjykoj vendimet
7 Shtator 2018, 11:40Meta ka thënë se Kuvendi është Sovran, dhe se nuk paragjykon vendimet e parlamentit përsa i përket ligjit për Teatrin Kombëtar.
-
"High speed", një muaj nën hetim, dy durrsakë kapen me 8 pako marijuanë, njëri i dënuar me parë (Emrat+Video)
7 Shtator 2018, 11:24Të arrestuarit e hetuar prej një muaji janë Sead Isufaj, 22 vjeç dhe Sovran Cena, 24 vjeç, i dënuar më parë. Policia i kapi teksa udhëtonin në një makinë tip Audi , brenda së cilës kishin 8 pako me marijuanë.
-
Aida Çajka vdiq në maternitet, prokuroria e Tiranës çon për gjykim mjekun dhe dy infermierët
7 Shtator 2018, 11:23Pas 16 muaj hetime, prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një mjeke dhe dy infermierë për vdekjen e nënës shtatzënë, Aida Çajka në 16 shtator të vitit 2016.
-
Detaje/ Gurë në rrugë e plumba, si i shpëtoi atentatit biznesmeni nga Fushë-Kruja (EMRI)
7 Shtator 2018, 11:03Biznesmeni udhëtonte vetë i dytë në makinë kur në drejtim të tyre u zbarazën plumbat, që fatmirësisht prekën makinën dhe xhamat e saj, ndërsa Himaj e shoqëruesi mundën të shpëtonin.
-
Socialistët mbledhin Asamblenë, s’ka ndryshime në qeveri/ Rama kritika të ashpra, hap zyrtarisht "fushatën"
7 Shtator 2018, 10:59Kryeministri Edi Rama ka bërë zyrtar faktin se përgatitjet për zgjedhjet lokale kanë filluar. Rama tha se PS duhet të fitojë zemrat e njerëzve. Në Asamble u shuan zërat për ndryshime në kabinetin qeveritar.
-
Bulqizë/ Arrestohen 3 persona, kanosën me armë gruan që të mos tregonte dhe rrëmbyen vajzën 15-vjeçare (Emrat)
7 Shtator 2018, 10:47Dorjan Totraku, Izmir Gjetani, Idriz Gjetani, të tre banues në Bulqizë, janë arrestuar nga policia pasi kanë kanosur me armë mamanë e një vajze 15-vjeçe, që kjo e fundit të mos i kallëzonte në polici.
-
Manastirliu ndihmon të moshuarin e vetmuar, realizohet me sukses ndërhyrja në sy
7 Shtator 2018, 10:37E ndihmon ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjysh Eqeremit i kthehet shikimi plotësisht pas ndërhyrjes së suksesshme që kryen mjekët e QSUT
-
Një 58-vjeçar gjendet i pajetë në rrugën kryesore të Himarës
7 Shtator 2018, 10:23Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. (Dyshohet se shtetasi F.Ç aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën).
-
'Informatori' i policisë fliste në telefon me gruan kur u qëllua me 7 plumba. Vjehrri: Kishte konflikte me pronat
7 Shtator 2018, 10:24Detaje të reja janë zbuluar mbi vrasjen e të dyshuarit si informator i Policisë në fshatin Rabije të Memaliajt, Alket Muho. Viktima fliste në telefon me gruan kur u ekzekutua. Flet vjehrri: Kishte konflikte me pronat
-
Arrestohet juristi i Hipotekës në Korçë, i mori 8 mijë euro 36-vjeçares se do i rregullonte punë me gjyqin
7 Shtator 2018, 10:14Policia e Korçës ka arrestuar juristin e Hipotekës në këtë qytet, pasi në maj të këtij viti, ka përvetësuar një shumë parash prej 8 mijë eurosh. Elvis Gjata ka mashtruar një shtetase 32 vjeçe, të cilës i ka premtuar se do t'i zgjidhte një problem
-
DETAJE/ Kush e tradhtoi 43 vjeçarin e ekzekutuar me shtatë plumba në Tepelenë?
7 Shtator 2018, 10:04Pas vrasjes së teplenasit Alket Muho një ditë më parë të shumta janë dyshimet e ngritura. Një grup hetimor i posaçëm është ngritur për të zbuluar kush e dekonspiroi të dyshuarin si informator të policisë
-
Zanafilla e vrasjes së Indrit Pepës në Mamurras/ Njohja që në fëmijëri me autorin, plagosja në berberhane dhe deportimi nga Gjermania
7 Shtator 2018, 10:03Report Tv mëson se autori i vrasjes është Agron Markola, i shpallur në kërkim. Burimet bëjnë me dije se Pepa dhe Markola kanë qenë miq që në fëmijëri. Ata u konfliktuan 6 vite më parë, ndërkohë që Pepa u largua drejt Gjermanisë për azil
-
E reja nxjerr blof Sali Berishën: Erogen Brajoviç u fotografua me Veliajn në dasmën time
7 Shtator 2018, 09:32Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun Veliaj se e kishte mik të arrestuarin në aksionin e RENEA-s në Shkodër, Erogen Brajoviç. Por një vajzë e quajtur Borana Spiri e nxjerr blof atë duke treguar se Erogeni ishte i ftuar në dasmën e saj.
-
“Këto karrige janë bosh”, aktivistët francezë protestë për dy fëmijët shqiptarë: Ktheni Besardin dhe Sylvinën
7 Shtator 2018, 09:24Të hënën në mëngjes, aktivistët e Rrjetit të Arsimit pa Kufij, u mblodhën para dyerve të shkollës për të sensibilizuar ndërgjegjësimin mes mësuesve dhe prindërve për familjen Tocilla, e dëbuar sot nga Franca.
-
Gramsh/ Kultivonin kanabis, arrestohet 56-vjeçari, në kërkim një tjetër (Emri)
7 Shtator 2018, 09:09Beqir Xhepexhiu, është arrestuar nga policia ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në fshatin Kërpicë në Gramsh. I arrestuari akuzohet se ka kultivuar kanabis.
-
Shqipëria nis aventurën në Ligën e Kombeve, sonte përballë Izraelit, blindohet Elbasani
7 Shtator 2018, 08:52Me përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Izraelit në Elbasan Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Skuadra është gati ashtu siç u shpreh në konferencë edhe trajneri Christian Panucci i cili shpjegoi edhe pse ka paditur Ish-Presidentin
