Top 24
-
Një sulm ka ndodhur në Toronto rreth orës 13:00 te orës lokale ku një furgon i bardhë ka plagosur 16 persona dhe kanë mbetur të vdekur 10 veta. Është arrestuar autori i sulmit dhe është ndaluar kalimi në atë zonë. 23 Prill 2018, 20:15
-
PD vazhdon protestat në rrugë, Berisha në mbledhje grupi: Ramën ta rrëzojmë si Enverin
23 Prill 2018, 20:09Gjatë mbledhje së sotme të zhvilluar në selinë e PD-së në Tiranë, kryetari i forcës së djathtë Lulzim Basha informoi se ku do të përqëndrohet aksioni i opozitës. Berisha ka kërkuar aksion të fortë në rrugë duke thënë se Rama duhet rrëzuar si Enveri.
-
Tentoi të vrasë në 2014, plumba për hakmarrje 22-vjeçarit në Elbasan
23 Prill 2018, 19:39Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, Xhon Rusta, 22-vjeçari është qëlluar me armë zjarri. I riu rezulton me precedent penal pasi në 2014 ka tentuar të vrasë një person.
-
Ndërron jetë Liri Belishova, ish anëtare e Byrosë Politike
23 Prill 2018, 19:32Belishova ishte martuar me Nako Spirun, i vetëvrarë më 1946. Ajo u internua nga regjimi i Hoxhës pasi mbajti një qëndrim me Hrushovin për dënimin e Stalinit
-
Tiranë, grushte punonjësit të FSHF te ‘Brryli’, 2 të shoqëruar në polici
23 Prill 2018, 19:12Dy persona janë përleshur fizikisht pasditen e kësaj të hëne në zonën e ‘Brrylit’ në kryeqytet, ku për pasojë njëri prej tyre është gjakosur.
-
Policia greke "blenë" drogën, arrestohen 4 shqiptarë me 112 kg marijuanë
23 Prill 2018, 18:42Shtetasit shqiptarë, u kapën në Moustheni të Greqisë, nw momentin kur po tentonin t’i shisnin lëndën narkotike policëve të cilët u "shtirën" si blerës.
-
Brenda hotelit të orgjive në Tajlandë/ Ja momenti kur perëndimorët kapen mat me minorenet (VD)
23 Prill 2018, 18:37Tajlanda është përpjekur dhe ka dështuar që ta ndalojë tregtinë famëkeqe të seksit në vend. Prostitucioni është i paligjshëm në tajlandë, por ligji injorohet totalisht.
-
I jepet shtetësia fëmijës së parë afrikan, prindërit: Vajza jonë, një shqiptare krenare
23 Prill 2018, 17:53Lisa Erasmus është fëmija i parë afrikan i regjistruar në Shqipëri ditën e sotme në ambjentet e Konsullatës së Afrikës së Jugut. Lisa, është vajza e dy prindërve afrikanë të cilët prej 2 vitesh jetojnë në Shqipëri.
-
I shpëtoi atentatit me tritol, 38-vjeçari nga Fieri: Kam konflikte pronësie
23 Prill 2018, 17:2138-vjeçari nga Fieri, Ervin Memo, është shprehur para hetuesve se kishte konflikte vetëm për shkak të pronave, por nuk ka qenë në gjendje të drejtojë gishtin te persona konkretë.
-
'Negociatat', kryeministri belg në Tiranë: Në tryezën e BE do jap mesazhe pro Shqipërisë
23 Prill 2018, 16:50Rama u shpreh se me Michel ka biseduar rreth rekomandimit të KE për çeljen e negociatave. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh i vendosur për të vijuar reformat, ndërsa kryeministri belg tha se në BE do japë mesazhe pro Shqipërisë.
-
Tatimet bllokojnë asetet e “Gulf”, kompania 500 milionë lekë detyrime
23 Prill 2018, 16:44Dalin detaje të reja rreth mashtrimeve nga “Gulf”. Veç abuzimeve me tollonat, rezulton se kjo kompani ka afro 500 milione leke detyrime të papaguara edhe në Tatime. Abuzimi me tollonat llogaritet deri në 5 milionë euro.
-
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, Etilda Gjonaj i dorëzon Arta Markut rekomandimet e Qeverisë
23 Prill 2018, 16:21Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar sot përpara Kryeprokurores Arta Marku dhe drejtuesve të prokurorive në rrethe Rekomandimet Prioritare në luftën kundër kriminalitetit të miratuara nga Këshilli i Ministrave për vitin 2018.
-
Demokratja Bregu fiton postin e rëndësishëm rajonal, por falenderon "majtas"
23 Prill 2018, 15:22Politikania e djathtë, ka falenderuar për një gjë të tillë, veç të tjerash, edhe ministrin e Jashtëm të qeverisë shqiptare të udhëhequr nga socialistët, Ditmir Bushati, që ishte titullari i institucionit që kishte propozuar emrin e Bregut
-
Raporti për 2017, Prokuroria: U rritën procedimet për korrupsion, Vlora qarku më i kriminalizuar
23 Prill 2018, 14:52REPORT TV siguron raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme që është dorëzuar në Kuvend.
-
Denoncimi, PD: Persona të armatosur kërcënuan me armë në kokë zyrtarin e PD
23 Prill 2018, 14:41Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj denoncon se persona të armatosur kanë kërcënuar me armë në kokë kryetarin e grupit të punës për organizmin e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti.
-
Statuti i ri i PD, Jamarbër Malltezi: Duhet të ishin lejuar diskutimet dhe analiza për zgjedhjet
23 Prill 2018, 14:08Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi gjatë intervistës në Report Tv, përpos ndotjes së mjedisit nga djegia e fabrikës së riciklimit të mbetjeve në Kashar ka folur edhe për zhvillimet politike brenda PD.
-
Deputeti kritik i partisë së Merkel: Kërkesa e Shqipërisë për hapjen e negociatave është e papjekur
23 Prill 2018, 13:15Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman, Gunter Krishbaun është njëri nga zërat më kritikë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.
-
Kongresmeni i njohur amerikan: Politikanët shqiptarë janë të ëmbël
23 Prill 2018, 12:18“Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson për popullin, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia”, tha Joseph DioGuardi.
-
Debati për Teatrin, akuzat e opozitës dhe rikandidimi, Veliaj sonte te ‘5 Pyetjet’ në Report Tv
23 Prill 2018, 11:05Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të jetë i ftuar sonte në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv në orën 20:55.
-
Negociatat, nesër në Tiranë Donald Tusk, Rama të enjten takohet me Merkelin
23 Prill 2018, 10:31Pas Mogherinit Shqipërinë do ta vizitojë nesër Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ai do të ketë një tur në Ballkanin Perëndimor duke nisur nesër nga Shqipëria, ndërsa më pas do të vizitojë Podgoricën, Beogradin, Sarajevën dhe Shkupin.
