-
-
VIDEOLAJM/ Shokon me deklaratën Xhelal Mziu: Na i tregoni njerëzit e dyshimtë, do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit! Prokuroria e merr nën hetim
Tensionet e rritura ditët e fundit nga partitë e opozitës janë bërë shumë të rrezikshme. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë një person, simpatizant i PS-së, Partia Demokratike jo vetëm që nuk distancohet nga dhuna por justifikon vrasjen dhe nxit më shumë përplasje.
23 Prill 2021, 08:34 -
I renditur i 23-ti, Fatmir Xhafaj në Report Tv: 100% e sigurt që do jem në Kuvend pas 25 prillit! Vrasja në Elbasan tregon mendësinë e PD, Basha dhe Bardhi të mbajnë përgjegjësi ligjore
Deputeti Fatmir Xhafaj i renditur i 23 në listën e PS në Tiranë, i konsideruar si një vend i pasigurtë, ka deklaruar në "Shtypi i ditës dhe ju" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu se shanset që të jetë sërish në Kuvend pas zgjedhjeve të 25 prillit janë 100%.
23 Prill 2021, 07:49 -
Sot dita e fundit e fushatës, e mbushur plot risi..nga vota për kandidatin në një sistem proporcional, masat anti-COVID deri te një President Republike në 'garë'
3 milionë e 588 mijë e 869 shqiptarë zgjedhin 140 parlamentarët e rinj të dielën. Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera të vogla, kërkojnë të marrin drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme
23 Prill 2021, 07:44 -
Zgjedhjet e 2 dhjetorit në ’45, sa vota kundër mori Enver Hoxha në zonën e tij elektorale në Tiranë, rezultatet e plota
Publikohet historia e panjohur e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri, që nga koha kur votohej për Parlamentin e Turqisë ku shqiptarët u përfaqësuan nga Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj., ajo e periudhës 1921-’24 : me Ahmet Zogun, Fan Nolin, Padër Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, Luigj Gurakuqin, Hil Mosin, Hoxhë Kadria, Ali Këlcyrën, Hasan Prishtinën, Mustafa Krujën, Pandeli Vangjelin, Sejfi Vllamasin, Sulejman Delvinën etj.
23 Prill 2021, 07:25 -
LSI mbyll fushatën: Të dielën shembim kështjellën e krimit! Rama ‘bajlozi’, s’i blen dot zemrat e shqiptarëve (VIDEO)
Kryetarja Monika Kryemadhi e përqëndroi fjalën e saj në akuzat ndaj shefit të qeverisë, për të cilin tha se është braktisur nga socialistët. Ajo u kërkoi shqiptarëve të votojnë LSI për të shembur kështjellën e krimit.
22 Prill 2021, 19:15 -
Carlo Bollino: Grupet paraushtarake të PD-së për të ''mbrojtur votën'', si një shekull më parë....
Shitblerja e votave është krim zgjedhor i padisktueshëm, por ai duhet të ndëshkohet nëpërmjet drejtësisë, jo vetëdrejtësisë. Grupet te armatosura të Partisë Demokratike duhet t’i zemërojë të gjithë shqiptarët e mirë, socialistë, demokratë, me parti dhe pa parti. Vetëm 100 vjet më parë grupe të ngjashme paramilitare ''SA'' mbështetën lindjen e nazizmit ''për të rifituar demokracinë“.
22 Prill 2021, 18:12 -
-
Partitë politike shpenzuan mbi 100 mijë dollarë në Facebook në një muaj për fushatën elektorale
Partitë politike shpenzuan mbi 100 mijë dollarë vetëm në rrjetin social Facebook gjatë muajit të fundit të fushatës elektorale. Por sipas ekspertit të teknologjisë Gent Progni paratë po shpenzohen kot pasi mesazhi nuk po shkon te qytetarët, ndërsa për ekspertin ligjor Roden Hoxha gjithçka është në limitet e ligjshmërisë dhe KQZ duhet të bëjë transparencë
22 Prill 2021, 17:12 -
PAMJE TË RËNDA! Momenti kur Rudolf Nikollaj me vrap qëllon me thikë një e nga një besimtarët në xhami (VIDEO-EKSKLUZIVE)
Report Tv ka siguruar videon ekskluzive nga sulmi në xhaminë "Dine Hoxha" te rruga e Kavajës, autori i së cilës është Rudolf Nikollaj. Siç shihet në këto pamje të siguruar nga gazetari Arsen Rusta, Nikollaj ka hyrë fillimisht me qetësi në xhami, teksa në dorë e djathtë mbante thikën. Mesa duket një prej besimtarëve e ka kuptuar se diçka nuk shkonte, dhe sapo ka parë në derë Nikollajn ka ikur me vrap duke i shpëtuar sulmit me thikë.
22 Prill 2021, 17:07 -
Militantët e PD-së bllokojnë një makinë në Dibër, Mziu: Nuk do të mbyllet me kaq, do të operojmë edhe fizikisht ndaj tyre (VIDEO)
Kandidatët e Partisë Demokratike, në qarkun e Dibrës, Xhalela Mziu dhe Luan Haka kanë bllokuar një makinë prej disa orësh në Maqellarë. Ato pretendojnë se brenda makinës disa persona po shpërndajnë para në këmbim të votave
22 Prill 2021, 16:42 -
-
Grupet e armatosura të PD 'për mbrojtjen e votës', Yuri Kim: Të paautorizuara e të papranueshme për një vend të NATO! Gjë e tmerrshme që i përket të shkuarës
E ashpër dhe e drejtpërdrejtë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i cilësoi të papranueshme grupet e armatosura të PD për mbrojtjen e votave. Kim tha se kjo gjë e tmerrshme i përket të shkuarës, dhe s’ka lidhje me një shtet të NATO. Kim falenderoi Raman e Bashën për qetësi, por nuk përmendi Metën.
22 Prill 2021, 15:27 -
-
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, arrestohen 10 anëtarë të grupit të armatosur të PD, akuza për vrasje dhe pengmarrje! Në makinën që kishin bllokuar asnjë provë për shitblerje votash
24 orë pas vrasjes në Elbasan të Pjerin Xhuvanit, nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, Policia e Shtetit arreston 10 anëtarë të grupit të armatosur të PD nën akzuën e pengmarrjes dhe vrasjes, ndërsa shpall në kërkim Klemend Xhaferrin. Në pranga ra edhe Arjan Hoxha, i cili është edhe drejtuesi i grupit të armatosur në PD i ngritur nga Gazmend Bardhi në Elbasan. Policia hodhi poshtë pretendimet e opozitës për blerje votash duke thënë se nuk ka asnjë provë për këtë.
22 Prill 2021, 14:00 -
PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama: Ne e ardhmja, PD e shkuara! 25 prilli dita e çlirimit nga demoni Berisha! Basha duket europian, por është korrier i të kaluarës (VIDEO)
Pasditen e sotme Partia Socialiste, te Sheshi Skënderbej zhvillon aktivitetin e madh përmbyllës të fushatës në Tiranë. Përmes një mesazhi në Facebook Kryeministri Rama falënderon të gjjithë ata që ai i quan 'patronazhistë', pasi sipas tij çdo trokitje e tyre në derë është trokitje në derën e së ardhmes
22 Prill 2021, 13:12 -
Mero Baze publikon videon dhe i drejtohet Metës: S’ka akuzuar njeri Ramazanin, por ty që vishesh me kapuç dhe pret ferrave njerëz
Gazetari Mero Baze, ka publikuar një video të re të presidentit, Ilir Meta pasi deklaroi se nuk ishin të vërteta lajmet akuzuese se është takuar me subjekte të OFL-së dhe persona të shpallur në kërkim në Lalz.
22 Prill 2021, 12:32 -
-
India rekord global për raste të reja të COVID-19, përballet me mungesa të theksuar të oksigjenit
India ka raportuar numrin më të lartë ditor të të infektuarve me COVID-19 në botë që nga fillimi i pandemisë , gjithsej 314,835 raste të reja. Vendi me 1.3 miliardë banorë është bërë tanimë epiqendra e pandemisë.
22 Prill 2021, 10:51 -
Veliaj inspekton punimet te Piramida: Do të jetë shkolla më e madhe e Teknologjisë e Informacionit në Ballkan
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim, me mbështetjen e “Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan” - AADF.
22 Prill 2021, 10:49