-
Ambasadorja e SHBA në Forumin Ekonomik të Tiranës: Integrimi rajonal dhe gjykatat e pastra do të tërheqin investime dhe punë më të mëdha për të rinjtë e talentuar
Diplomatja amerikane deklaroi se ka shumë shpresë tek Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, por duhet rrezikuar dhe sakrifikuar. Po ashtu ambasadorja amerikane theksoi se integrimi rajonal dhe gjykatat e pastra do të tërheqin investime dhe punë më të mëdha për të rinjtë e talentuar
12 Mars 2021, 19:40 -
Firmoset marrëveshja, gazi i lëngshëm nga SHBA në Shqipëri! Rama: Nis epoka e artë, e pamundur pa ambasadoren! Kim: Akt i jashtëzakonshëm
Shqipëria firmos marrëveshjen me SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror në vendin tonë. Një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës dhe ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi duke e shndërruar Vlorën një port rajonal të gazit. Kryeministri Rama e cilëson këtë një zhvillim fantastik për energjetiken shqiptare.
12 Mars 2021, 17:42 -
Çupi për Report Tv: Meta një i çmendur i dalë nga binarët, bën trazira se e di që është subjekt i drejtësisë! SHBA ka informacion për dhunë nëse opozita humb zgjedhjet
Analisti Frrok Çupi i ftuar në Report TV e konsideroi videon ku Ilir Meta sulmon dhe shan policët, një skandal që mund ta bëjë vetëm një njeri i marrë si ai. Çupi tha se këto shpërthime të Metës janë të nxituar nga fakti se ai e di që do të jetë subjekt i drejtësisë pas zgjedhjeve, ndërsa shtoi se opozita ka përgatitur skenar dhune nëse humb më 25 prill.
12 Mars 2021, 17:35 -
VIDEO/ 'Përjashta, përjashta maskarenj', plas gallata në rrjet me Ilir Metën
.Presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kaq ka mjaftuar që pas videos të plas gallata dhe memet për Ilir Metën në rrjete sociale.
12 Mars 2021, 16:29 -
Frika për bebet i rrezikon jetën grave shtatzëna nga COVID! Mjekja: Në rastet e rënda të përdoren antibiotikët! Në 1 vit mbi 100 u infektuan, disa humbën jetën
Përkeqësimi i grave shtatzëna të prekura nga COVID shpeshherë ka ardhur nga paraqitja me vonesë tek mjeku si dhe frika e përdorimit të ilaceve. Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj, thotë për Report Tv se gratë shtatzëna duhet të tregohen të kujdesshme dhe mos të neglizhojnë.
12 Mars 2021, 16:19 -
Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 863 qytetarë pa maskën mbrojtëse, 3 shkelën orën policore (VIDEO)
Policia e shtetit për shkak të mos respektimit të mbajtjes së maskës anti-COVID ka gjobitur 863 qytetarë, 100 prej të cilëve janë evidentuar teksa udhëtonin me automjete me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo me mjetet e transportit publik pa maskën mbrojtëse.
12 Mars 2021, 14:37 -
Rama me kandidatët në Durrës: Ekipi ynë përfaqësues! Lefter Koka zgjodhi njerëzit dhe qytetin e tij! PD me trekëndëshin Gon Duka-Paloka-trafikant heroine
Kryeministri Rama ka zgjedhur qytetin bregdetar të Durrësit për të vijuar takimin me kandidatët e 25 prillit, aty ku pas Vlorës do të kandidojë edhe vetë. Gjatë prezantimit të skuadrës, kryesocialisti nuk la pa komentuar edhe përfaqësuesit e PD-së në këtë qark ku duke i krahasuar me ish deputetin e ndjerë Bashkim Kopliku, si një nga figurat e demokratëve më të respektuar të Durrësit, kjo parti për të ka degraduar në një trekëndësh që përfshin Agron Dukën, Edi Palokën dhe Trafikantin e heroinës.
12 Mars 2021, 14:05 -
-
Bashkia u kërkon të lirojnë zyrat! Sherr dhe përplasje fizike te FRD, Meta kërcënon policët: Do ju çoj në burg me duart e mia, do përfundoni nën këpucët e shqiptarëve! VIDEO nga përleshja
Presidenti Ilir Meta sulmoi fizikisht punonjësit e Policisë Bashkiake që u gjendën në godinën ku Fryma e Re Demokratike ka selinë. Kreu i shtetit shkoi me urgjencë ne seli sapo dëgjoi deklaratën e kreut të FRD-së, Sali Shehu se po nxirren jashtë godinës që bashkia e Tiranës ka në pronësi, pa paralajmërim. Të gjitha përplasjet dhe kërcënimet e presidentit ndaj zyrtarëve të bashkisë, i shihni në kronikën në vijim.
12 Mars 2021, 11:57 -
Lufta ndaj COVID-19, Italia në shtetrrethim të plotë gjatë Pashkëve
Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit në vend, veçanërisht të varianteve të reja, qeveria italiane do të miratojë një dekret të ri me anë të cilit parashikohet që në 3, 4 dhe 5 Prill, Italia do të shndërrohet në zonë të kuqe
12 Mars 2021, 11:25 -
Në errësirë, të pangrënë dhe të sëmurë! Mjerimi në familjen Dauti në Korçë, babai: Të tjerët hanë, fëmijët e mi shikojnë
Në Kamenicë të Korçës, jeton në mjerim familja Dauti me 5 fëmijë, dy prej tyre me probleme shëndetësore. Kryefamiljari gjen punë me ditë, ndërsa Bashkia e Korçës u jep ndihmë vetëm 5 mijë lek në muaj. Ata nuk kanë energji elektrike, ujë dhe asnjë kusht tjetër jetese.
12 Mars 2021, 11:11 -
Lentet falas për të moshuarit, Manastirliu publikon videon nga QSUT: Përfituan 4866 të moshuar
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video dëshmi nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të një të moshuare që ka përfituar lentet falas.
12 Mars 2021, 10:41 -
-
Tritol makinës, merren në mbrojtje prokurori Arjan Muça dhe bashkëshortja e tij, gjyqtarja Gentjana Muça! KLP: Sulm terrorist sistemit të drejtësisë! Vihet në lëvizje edhe KLGJ
Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme kur është vënë tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, te Komuna e Parisit në Tiranë, mjet i cili përdorej edhe nga bashkëshortja e tij gjyqtare, Gentjana Muça, të dy magjistratët janë marrë në mbrojtje.
12 Mars 2021, 09:44 -
-
-
‘Të shkojmë ta vrasim’, fyen dhe kërcënuan presidentin italian pse mori vaksinën, nën hetim 10 persona, mes tyre 2 shqiptarë
10 persona janë vënë në hetim pasi kanë sulmuar, fyer dhe kërcënuar presidentin italian Sergio Mattarella, mes tyre edhe 2 shqiptarë.E gjithë kjo erdhi pasi kreu i shtetit mori vaksinën anti-COVID.
12 Mars 2021, 08:33 -
Repolitix/Brataj: Vaksinat ruse dhe kineze janë efektive, duhet t'i përdorim dhe ne! Alimehmeti: Të mos humbasim më shumë kohë
Kreu i Urgjencës kombëtare, Skendër Brataj tha se vendi ynë duhet të marrë vaksinat ruse dhe kineze, pasi vendet e shumta që i kanë përdorur dhe shumë pranë nesh kanë treguar se janë efektive dhe nuk kanë efekte anësore më shumë se vaksinat e tjera.
11 Mars 2021, 23:12 -
Reportazh/ E ardhmja e lumit të egër të Evropës vazhdon të mbetet pezull (VIDEO)
Vjosa, lumi më i madh i egër i Evropës, ende përballet me rrezikun e tij më të madh, për shkak të pasigurisë politike dhe lakmisë oportuniste. Përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri, qytetarët, aktivistët dhe konservatorët po kërkojnë mbështetje politike për krijimin e parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, për ta mbrojtur atë përgjithmonë.
11 Mars 2021, 20:32 -
-
I vihet tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, ka në dorë dosjet e Vettingut! Mjeti përdorej edhe nga bashkëshortja gjyqtare! Eksplozivi mesazh paralajmërues për të dy (VIDEO)
Mbrëmjen e sotme i është vënë tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, te Komuna e Parisit në Tiranë! Shpërthimi me tritol në makinën Mercedez A Class në pronësi të prokurorit, ka ndodhur kur mjeti ka qenë i parkuar në parkimin e qendrës tregtare Kristal. Duke nisur nga sasia e vogël e lëndës plasëse të vënë në makinë, dyshohet se shpërthimi ka qenë një mesazh kërcënues për prokurorin ose për bashkëshorten e tij gjyqtare Gentiana Muça
11 Mars 2021, 19:38