-
-
Kapen 2 ton kanabis në Mal të Zi! Kaloi përmes Shqipërisë, kishte destinacion Gjermaninë! Arrestohet shqiptari(FOTO)
Dy ton kanabis u kapën në Mal të Zi, në një kamion. Policia ka arrestuar Ervis Calliku, 40-vjeç nga Durrësi që transportonte lëndën narkotike e cila ishte bashkë me me një ngarkesë fruta perimesh.
3 Nëntor 2020, 19:44 -
-
-
11 këngët 100-vjeçare tiranase në koncertin jazz edhe classic “Nur i bukur të ka ra” (VIDEO)
Mexosopranoja Vikena Kamenica me artistët më në zë solli në koncertin “Nur i bukur të ka ra” Në Muzeun Historik Kombëtar11 pjesë nga këngët 100-vjeçare të Tiranës. Artistja, e cilëson këtë koncert një buqetë me lule për Tiranën 1 shekull kryeqytet, duke i interpretuar këngët në versionin jazz klasik
3 Nëntor 2020, 17:35 -
Pa gjurmë ’vesh’ uniformën blu, kthen në shtëpi 36-vjecarin e humbur nga Vlora (VIDEO)
Pasditen e kësaj të marte, emisioni ’Pa Gjurmë’ përcolli lajmin e gjetjes së 36-vjecarit Fatjon Dule, zhdukur 13 ditë më parë nga Vlora. Falë ndihmës së shikuesve të Report TV qytetarë të shumtë treguan vendndodhjen e tij në kryeqytet. Gazetarët mbërrijnë në vendngjarje dhe e rikthejne shëndoshë e mirë pranë familjes. Emocione dhe lot gëzimi nga nëna gjatë lidhjes live nga Vlora.
3 Nëntor 2020, 17:21 -
Basha takim me mjekë familjeje (militantë të PD-së): Pacientëve s'po u bëhet tamponi, por i detyrojnë të bëjnë skaner (VIDEO)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me mjekë familje dhe specialistë të shëndetësisë. Sipas tij, për shkak të numrit të ulët të testimeve, shumë pacientë i dërgojnë për të bërë skanerin në QSUT.
3 Nëntor 2020, 15:44 -
Shqipëria fiton 30 vende në renditjen globale për qëndrueshmëri energjetike, Balluku: Vlerësim për progresin e bërë
Sipas raportit, Shqipëria merr më shumë pikë në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale dhe në atë të barazisë. Në indeksin e Këshillit Botëror të Energjisë për vitin 2020, Zvicra renditet e para e ndjekur nga Suedia dhe Danimarka.
3 Nëntor 2020, 15:18 -
Mediu: Synojmë 7 mandate! PR s'pret Bashën, mund të dalim të vetëm në zgjedhje! S'ka vlerë se çdo thotë 'Venecia' se Rama s'do e marrë parasysh
7 mandate kërkon kreu i PR-së, Fatmir Mediu në zgjedhjet e 25 prillit dhe për këtë objektiv që ka nuk është në pritje të asaj se çfarë do të bëjë aleati i tij kryesor, Lulzim Basha. I ftuar në "Sot live në Shqipëri', Mediu tha se Partia Republikane është e përgatitur që në zgjedhjet e 25 prillit të dalë e vetme.
3 Nëntor 2020, 15:05 -
-
-
-
Donald Trump apo Joe Biden? Amerika voton sot për kreun e Shtëpisë së Bardhë
Një Amerikë e përçarë shkon sot në zgjedhje, pothuajse 100 milion kanë votuar tashmë: dy të tretat e totalit të votuesve të vitit 2016, por ndryshe nga më parë pritet një proces numërimi tejet i gjatë dhe rezultatet mund të vonohen.
3 Nëntor 2020, 10:36 -
Kryemadhi sfidë kryeministrit: Rama s'ka shans të dalë i pari, i treti ose i katërti po! Meta më mban distancë pse s'vë maskë! Basha të mos ketë frikë se Covid s'hyn te LSI
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një takim me gazetarët ka deklaruar se vendimi për të zhvilluar mësimin online është i pa konsoliduar.
3 Nëntor 2020, 09:47 -
Sulmet terroriste në Francë dhe Austri/ Shqipëria rrit nivelin e sigurisë! Antiterrori zbret në terren, nën monitorim 30 persona 'me prirje ekstremiste'
Shqipëria ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë pas sulmeve të fundit terroriste. Report tv mëson se masat e sigurisë janë rritur me agjente civilë në ambiente publike me prani të madhe njerëzish, në aeroporte, porte dhe pika kufitare.
3 Nëntor 2020, 09:26 -
-
-
Dhimbje në Vjenë, viktima e të plagosur nga një sulm terrorist! Europa pëson goditjen e dytë pas Francës
Sulm terrorist në Vjenë, sipas mediave janë 3 te vrare e 15 te pagosur, ende te pakonfirmuar zyrtarisht. Ngjarja në zonën e Schëedenplatz ku në fillim u dëgjuan disa të shtëna. Një prej atentatorëve hedh veten në erë. Një tjetër ekzekuton një qytetar në rrugë. Ishte austriak dhe simpatizant i ISIS
2 Nëntor 2020, 21:14 -
Kryemadhi: Opozitën e bashkon një pikë, largimi i Ramës! I 'mbyll derën' Klevis Balliut! Koha do e tregojë nëse Topalli është patericë e Ramës
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për Report Tv foli për aksionin e opozitës së Bashkuar e njoftoi se pas janarit kjo e fundit do të dalë me një axhendë të përbashkët. Ajo përjashtoi mundësinë e përfshirjes në listat e LSI të ish deputetit demokrat Klevis Balliu. Ndërsa vazhdon të mendojë ndryshe nga Basha për Topallin.
2 Nëntor 2020, 18:15 -
-
Zyrtarizoi kandidimin për 25 prill/ Rigerta Loku për Report Tv: Do më mbetej peng, nëse s'e provoja! Hajdari zë i rëndësishëm! Partitë e mëdha s'më deshën! S'do ndryshoj
Sot kur kanë kaluar më shumë se 3 vite, Rigerta Loku kërkon një rikthim në atë sallë, pikërisht për të bërë atë që mendon se do e bëjë më së miri, të përfaqësojë njerëzit, që historitë e tyre të bëhen të prekshme nga të gjithë. Me premtimin se nuk do të ndryshojë kurrë, që do të jetë ajo Gerta e thjeshtë dhe e qeshur, siç ka qenë gjithmonë, ajo sot kërkon mbështetjen e qytetarëve për të marrë një mandat në zgjedhjet e 25 prillit.
2 Nëntor 2020, 17:39
