-
E sorollaten sa në një spital në tjetrin ndërron jetë 53 vjeçari nga Ndroqi! Ngrihet grup pune për të hetuar QSUT dhe Traumën! PD: Krim shtetëror
COVID-19 ka marrë vëmendjen kryesore të autoriteteve shëndetësore në vendin tonë, duke "lënë në harresë" shërbimet për sëmundjet e tjera. Por ky përqendrim i vëmendjes vetëm te virusi, ka rezultuar fatal për 53-vjeçarin nga Ndroqi, Lutfi Çekirri. Ai denoncoi në media se nuk iu dha ndihmë mjekësore nga QSUT dhe Spitali Ushtarak të cilët e "sorollatën" sa në një spital në tjetrin.
25 Tetor 2020, 12:09 -
Meta jep titullin e lartë 'Kalorës i Urdhrit të Flamurit' ish- mesfushorit: Nëse futbolli do kishte martirë, ai do ishte një prej tyre
Presidenti Ilir Meta ka nderuar pas vdekjes ditën e sotme një nga legjendat në futbollin shqiptar, Abdurrahman Roza Haxhiun, ose Roza Haxhiun, siç e njohin të gjithë lushnjarët dhe shqiptarët.
25 Tetor 2020, 10:54 -
-
Dita e 11 e grevës/ Naftëtaret: Na presin fëmijët që të shkojmë me lekë në shtëpi të blejnë bukë! Thirrja e Ramës? Papërgjegjshmëri (VIDEO)
"Jemi gra të forta"...me këtë e thonë hapur se grevën nuk do e lënë edhe pse shoqet njëra pas tjetrës kanë shfaqur probleme shëndetësore. Në ditën e 11-të të grevës, gratë naftëtarë shprehen se e kanë të vështirë ta konceptojnë që po u kërkohet që të negociojnë për bukën e gojës. Thirrjen e kryeministrit Edi Rama e konsiderojnë papërgjegjshmëri.
25 Tetor 2020, 10:04 -
50-100 euro në zarf për të kaluar kufirin edhe pse s'lejohet/ Pranga dy personave në Rinas, tentuan të korruptonin punonjësin e Rinasit (VIDEO)
Kufijtë janë të bllokuar për një kategori të caktuar njerëzit, por kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të bëjnë tentativa të ndryshme për të shkuar në shtete të caktuara të Europës.
25 Tetor 2020, 08:44 -
KESh pastron mbetjet në liqenet e Fierzës dhe Komanit/ Beci: Mjedisi i pastër, ndikim në ekonomi dhe turizëm (Foto)
Stafi i KESh pranë HEC-eve në liqenet e Fierzës dhe Komanit kanë bërë pastrimin e mbetjeve në këto liqene. Me këtë nisëm KESH jep mesazhin e rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit me të gjitha kapacitetet.
24 Tetor 2020, 21:14 -
Veliaj: Zhdukëm renë e tymit të djegies së mbetjeve në Sharrë, e bëmë më shpejt dhe më lirë
Kryebashkiaku Veliaj ishte në Dajt, në mbledhjen e Asamblesë Socialiste. Ai riktheu në vëmendjen e qytetarëve renë e madhe të tymit që krijohej nga mosmenaxhimi i mbetjeve në Sharrë duke e konsideruar si gangrenë mjedisore me kosto të lartë shëndetësore për çdo banor të kryeqytetit.
24 Tetor 2020, 16:22 -
Denaj premtoi garanci të tretë/ Fasonët: Na ndihmon, por shteti duhet të dalë garant 100%! Interes të jetë deri në 2%
Lajmi se do të ketë një garanci të tretë sovrane të orientuar tek bizneset eksportuese është mirëpritur nga fasoneritë por Florian Zekja përfaqësues i shoqatës ProEksport Albania thotë se shteti duhet të dalë garant 100%, të jetë me normë interesi më pak se 2% dhe të përdoret për investime. Pengesë për marrjen e këtyre fondeve ata konsiderojnë analizat e riskut që bëjnë bankat.
24 Tetor 2020, 14:40 -
-
-
'Unaza e Madhe'/ Të hënën nis devijimi i trafikut...si do ndryshojë lëvizja e makinave për 4 muajt e ardhshëm (VIDEO)
Nga e hëna, më 26 tetor do të nis devijimi i trafikut te ish- Sheshi Shqiponja, për shkak të punimeve që po kryhen për 'Unazën e Madhe'. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ditën e sotme ka publikuar një video se si do të bëhet devijimi i trafikut.
24 Tetor 2020, 12:43 -
Puthje e përqafime në pandemi! Monika Kryemadhi takim me të rinjtë e LRI si gjithmonë pa maska
Mes puthjeve dhe përqafimeve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me të rinjtë e LRI, ku dhe ka shpërndarë edhe disa karta anëtarësi. Në fjalën e saj kryemadhi ka sulmuar qeverinë, teksa thotë se me 25 prill do t'i jepet përgjigja e merituar kësaj qeveri.
24 Tetor 2020, 12:21 -
Balla: Meta, prodhim i gabuar i socialistëve (në FRESSH)...në ara me misra ka dhe kalli që s'bëjnë
Nga Elbasani, Balla i dha përgjigje edhe akuzave të Lulzim Bashës për inceneratorët, teksa tha se ishte kërkesë e përfaqësuesve lokalë ndaj qeverisë t’i jepnin zgjidhje çështjes së mbetjeve, teksa sipas tij, rastet e kancerit rriteshin nga dita në ditë.
24 Tetor 2020, 12:17 -
Historia e Sonia Kërtallit, vajzës shqiptare të lindur në Savona, në përpjekje për të studiuar kancerin
Kjo është Sonia Kërtalli, vajza e dy prindërve nga Shijaku, Eva Laçit dhe Arben Kërtallit, e lindur në Savona, e lindur në 1995, është një studente e doktoratës në Shkollën prestigjioze Onkologjisë Integruese në Berlin, kërkimi i saj synon të na ndihmojë të gjithëve për të ti dhënë përgjigje pyetjes se përse disa tumore janë më rezistent se të tjerët ndaj terapive.
24 Tetor 2020, 12:00 -
Me maska dhe flamurin grek/ Familja përkujton Konstandinos Kacifas në një ceremoni private: Po na helmojnë grekët dhe shqiptarët, ne duam drejtësi
Në një ceremoni private, të afërm dhe familjarë kanë përkujtuar Konstandinos Kacifas, të riun i cili u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në Bularat. Familjarë të 37-vjeçarit kanë kryer homazhe në kishën e fshatit në 2 vjetorin e ndarjes nga jeta të Kacifas. Familija ka kërkuar që të kjo ceremoni të zhvillohet më 28 tetor, ditën dhe kur u vra, por autoritetet shqiptare nuk kanë lejuar.
24 Tetor 2020, 11:12 -
Intervista e plotë/ Denaj për Report TV: Buxheti i vitit 2021 fokus rindërtimin, shëndetësinë e arsimin! S’ka dyfishim të pagesave të koncesioneve
Ministrja e Financave Anila Denaj tha për Report TV, se paketa e tretë vjen vetëm në rast emergjent. Denaj ka listuar edhe prioritetet e buxhetit të vitit 2021, duke theksuar se investimi tek infrastruktura dhe rindërtimi do të përkthehen në rritje ekonomike dhe të mirëqenies për qytetarët.
24 Tetor 2020, 10:24 -
Dita e dhjetë e grevës/ Gratë: Më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë! Do na bashkohen edhe fëmijët se s'kanë ku të shkojnë! Reagimi i Ramës absurd
Presion i quajnë thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dalë nga greva që të ulen e të diskutojnë, dhe këtij presioni i përgjigjen me një paralajmërim më të fortë. Grevistet e Balshit, në ditën e dhjetë të grevës, bëjnë me dije se jo vetëm nuk do të tërhiqen, por do iu bashkohen edhe fëmijët e tyre. Për ta është e turpshme që të vitin 2020 të diskutohet për bukë, madje shkojn edhe më tej duke thënë se "më mirë të vdesin në COVID-i se nga uria.
24 Tetor 2020, 10:10 -
Protesta të dhunshme kundër masave shtrënguese në Napoli: Nëse nga mbyllni prap, na paguani (VIDEO+FOTO)
Qindra qytetarë kanë shpërthyer në protesta në Napoli kundër masave të COVID. Kjo erdhi pas deklaratës së presidentit, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dhjetëra qytetarë në protestë ku pasi edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
24 Tetor 2020, 09:43 -
Bylykbashi bën analizën: Kodi Zgjedhor i Edi Ramës vret kandidatët e pavarur! Kismet do kemi 'Kushtetuese' dhe kjo punë do zgjidhet
Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka bërë një analizë të thellë të Kodit Zgjedhor, sipas së cilit me këtë ndryshime "vrasin " kandidatët e pavarur.
24 Tetor 2020, 09:07 -
-
Ekspozitë në COD/ 800 thesare nga letra e Papa Piut II e 1473 për Kuvendin e Mantovës' deri tek veprat e Rilindasve (VIDEO)
800 libra të rrallë nga të gjitha gjuhët si dhe dorëshkrime të veçanta janë shfaqur në ekspozitën me titull “Fjalët fluturojnë, shkrimi mbetet”, ndërsa libri më i vjetër është ai i Papa Piut të dytë, bashkohës i Skënderbeut. Ekspozita është çelur në Qendrën për Hapje edhe Dialog në Kryeministri me rastin e 100 vjetorit të Bibliotekës kombëtare.
23 Tetor 2020, 18:53
