-
123 raste të reja dhe 5 viktima me COVID/ Ulet numri i pacientëve në spital që virusi i la me pasoja! MSH: Mbani maskën në ambientet e mbyllura (VIDEO)
Kjo e premte (4 shtator) ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, teksa për më shumë se një javë ka një bilanc pozitiv të të shëruarve. Duke folur me gjuhën e shifrave, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, pra prej 6 muajsh, janë konfirmuar pozitiv 9967 pacientë dhe 306 viktima.
4 Shtator 2020, 16:10 -
-
-
-
Veliaj për Report Tv: Rindërtimi kauza e fortë e PS për mandatin e tretë, nuk presim fushatën për të mbajtur premtimet
Pas takimit me kryeministrin Rama, kryebashkiaku Veliaj tha se do të përveshë mëngët për fitoren e mandatit të tretë qeverisës, teksa duket se kauza e fortë e PS do të jetë rindërtimi i banesave pas tërmetit të 26 nëntorit. Veliaj ka deklaruar se Partia Socialiste në krye të agjendës së saj ka rindërtimin dhe çështjet të cilat lidhen drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve
4 Shtator 2020, 14:01 -
Opozita parlamentare e ndarë në zgjedhje! Hajdari: Partinë do ta hap me Nismën Thurje! Murrizi: Do më bashkohen themelues të PD
Opozita parlamentare do të shkojë në zgjedhjet e 2021 me dy parti të reja. Një parti e deputetes Rudina Hajdari dhe e Myslim Murrizit. Në një intervistë për Report tv, Rudina Hajdari theksoi se partia e saj po krijohet dhe se bashku me Nismën Thurje kanë nisur mbledhjen e firmave. Ndërsa kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi do të garojë në zgjedhjet me Partinë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.
4 Shtator 2020, 13:58 -
-
-
-
-
-
-
Mbreti Faruk i Egjiptit që u magjeps pas ëmbëlsirave shqiptare
Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli ‘’ ishte i ftuar Enes Reka i cili tregoi se çfarë ëmbëlsirash pëlqenin shqiptarët, me cilën shije janë rritur brez pas brezi. Po një ndër emrat që spikati në kujtimet, dhe rrëfimet brez pas brezi të cilat kanë arritur deri tek Enes Reka, ishte mbreti Faruk i Egjiptit.
4 Shtator 2020, 11:27 -
-
-
Etjen Xhafaj lirohet nga detyra si zv.ministër i Jashtëm dhe emërohet në një tjetër ministri
Zëvendësministri i Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj është liruar nga detyra me propozim të kryeministrit Edi Rama. Ai është emërua në të njëjtin post por në një tjetër ministri, atë të Ministrisë së Infrastrukturës.
3 Shtator 2020, 21:33 -
Çun Lajçi në shesh me shqiptarët për librat. Rrëfimi për artin, e politika me Albinin, Ramën dhe Bashën
Aktori i njohur Çun Lajçi përpos pandemisë ka zgjedh që të shkojë tek lexuesi, përmes librit “Bastardi”. Pas Prishtinës ka zgjedh Tiranën për të shitur librat pranë sheshit “Skënderbe”. Në një rrëfim për letërsinë, teatrin, aktori ka edhe një apel të fortë për Edi Ramën dhe politikanët e tjerë shqiptarë të Tiranës dhe Kosovës
3 Shtator 2020, 17:16 -
Kërpaçi në Report Tv: Dy prioritetet e LSI, arsimi dhe punësimi! Armata jonë për zgjedhjet janë të rinjtë
Në një kohë kur motorët për përgatitjen e fushatës elektorale janë ndezur në kampet politike, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi në një intervistë për Report Tv ka treguar se cili do të jetë fokusi i LSI. Sipas saj, dy prioritetet kryesore do të jenë arsimi cilësor dhe punësimi i mirëpaguar, ndërkohë që ka kritikuar edhe qeverinë se është e papërgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.
3 Shtator 2020, 17:00 -
-
Sot 150 të shëruar, 5 humbje jete, 116 raste të reja me COVID-19! 'Infektohet' biblioteka në Lezhë, preken dy punonjës
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima si pasojë e koronavirusit, të gjithë nga Tirana. Gjithashtu është rritur edhe numri i pacientëve të shtruar në të dyja spitalet COVID, konkretisht 189 pacientë, ku 20 prej tyre janë të terapi intensive dhe 8 të intubuar. Numri i të shëruarve vijon të jetë i lartë, ku vetëm sot janë 150 qytetartë që kanë fituar betejën e tyre me COVID-19.
3 Shtator 2020, 16:07 -
Rakacolli për Report TV: Njerëzit janë ndërgjegjësuar, por po përgatitemi për skenarin më të keq! Vjeshta sjell rritje të infeksionit
Ndërgjegjësimi i njerëzve dhe mbajtja e maskave ka bërë që kjo javë të shënojë shifra më të ulëta infektimesh krahasuar me javët më parë. Kështu u shpreh zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila komentoi edhe vendimin e hapjes së shkollave duke shtuar se nëse respektohet protokolli nuk do të ketë probleme.
3 Shtator 2020, 15:49
