-
Largohen mjekët italianë/ Ambasadori: Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të përbashkët në sfidën ndaj COVID-it (FOTO)
Ekipi i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiencën e tyre për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet COVID si dhe për menaxhimin dhe organizimin spitalor. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci tha se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të përbashkët në sfidën ndaj COVID-it.
13 Gusht 2020, 13:42 -
Cënohet sërish siguria e pushuesve/ I grabitën me armë Audi Q5 dhe 6 mijë franga turistit në Durrës, 3 të arrestuar (VIDEO)
Rendi dhe siguria e pushuesve në vend është cenuar sërish! Pas të shtënave me armë në hotelin "Voloreka" në Tushemisht një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në zonën bregdetare pranë Shkëmbit të Kavajës.
13 Gusht 2020, 13:20 -
'U kurua në Turqi?'/ Veliaj flet pas shërimit në Report Tv: S'jam nga ata që kanë shtëpi në Holandë e që kapin 4 vila për 6 muaj! Djali u prek i pari, 10 ditë më dhimbte çdo kockë (VIDEO)
Pasi u shërua nga COVID-i, kryebashkiaku Erion Veliaj ka rrëfyer për mikrofonin e Report Tv betejën e tij 14 ditore me këtë virus. Ai ka sqaruar se ka qëndruar në karantinë për 14 ditë në shtëpi, dhe kurrsesi nuk ka qenë për mjekim të specializuar në Turqi apo në Itali . Një lajm i tillë, Veliaj e cilëson si një "sulm nën brez nga kundërshtarët", teksa nuk i ka kursyer ironitë për kundërshtarët e tij në opozitë.
13 Gusht 2020, 10:49 -
Shullazi letër Metës, Ruçit e Ramës: Në regjimin e posaçëm '41-bis' ndodhem padrejtësisht
Emiljano Shullazi i cili prej 10 ditësh është futur në regjimin e posaçëm 41 bis, nëpërmjet avokatit të tij Vladimir Meçi i ka dërguar një letër presidentit të Republikës, kryetarit të kuvëndit dhe kryeministrit Edi rama.Në letrën prej 11 faqe Meçi si përfaqësues i Shullazit, rendit disa prej arsyeve përse klienti i tij mbahet padrejtësisht në këtë regjim.
13 Gusht 2020, 10:05 -
-
Kakavijë, 12 km radhë për të kaluar në Greqi! Rinis puna në sportelet greke pas 2 orësh mbyllje! Qytetarët: Jemi mall pa zot (VIDEO)
Një situatë e pazakontë është krijuar në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ku qytetarë të shumtë kanë kaluar natën aty duke pritur në një radhë prej 12 kilometrash për bërjen e tamponit për të kaluar në Greqi. Situata është rënduar sepse pala greke ka pezulluar punën dhe ka mbyllur portat për 2 orë, për të rinisur sërish më vonë, ku fluksi i mjeteve vijon të jetë i lartë.
13 Gusht 2020, 09:32 -
-
I vihet zjarri fabrikës së drurit në Fushë- Krujë, digjen dhjetëra m3 lëndë drusore! Banori: Po të mos na thirrnin fqinjët, do ishim djegur brenda familjarisht
Një fabrikë e përpunimit të drurit dhe të prodhimit të paletave është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Banori tregon se kjo nuk hera e parë që i vihet flaka kësaj fabrike, teksa ngre si problematikë që lënda drusore është vendosur shumë afër shtëpive të banuara.
13 Gusht 2020, 07:44 -
Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep
Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës në dhomat e specializuara në Hagë, rreth të shkuarës së tij në UÇK. Në fakt në atë kohë pati debate rreth kësaj dorëheqje, pasi më së shumti ishte për të provokuar zgjedhjet, pas bllokimit të bisedimeve amerikane nga taksa 100 për qind kundër Serbisë, se sa për për shkak të thirrjes në Hagë.
12 Gusht 2020, 21:30 -
-
'Ke gënjyer, s'je infektuar me COVID'/ Brataj: Këta njerëz duhen vizituar te psikiatri! Do ketë shtrëngime masash, po jo rikthim karantine
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se po shikohet mundësia për shtrëngim të masave, nisur rastet e shumta, por kurrsesi nuk mendohet që të rikthehet karantina.
12 Gusht 2020, 18:40 -
-
'Po vidhet asfalti, rrugë njëkalimshe'/ Rama- kritikëve: Mos bëni sikur s'e keni parë botën! Shikoni Italinë, Francën e Zvicrën!
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t'u japë një përgjigje të gjithë atyre që e kanë kritikuar për cilësinë e rrugëve që po ndërtohen nga qeveria e drejtuar prej tij! Ai bën një krahasim me rrugët të disa prej vendeve të Europës, siç është Franca, Italia dhe Zvicra, duke vënë theksin se rrugët që po ndërtohen në Shqipëri nuk kanë as më shumë e as më pak se qytetet europiane.
12 Gusht 2020, 16:49 -
Sot 141 raste të reja me COVID-19 dhe 3 viktima! Tirana qarku më i prekur (VIDEO)
Tre qytetarë të tjerë kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total numrin e viktimave në 208. Viktimat janë regjistruar në Elbasan dhe në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë në bilancin ditor ka njoftuar se janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 141 persona, nga 625 teste të bëra. Tiranë mban vendin e parë për numrin të të lartë të rasteve ditore, duke u ndjekur nga Shkodra, Kruja dhe Lezha.
12 Gusht 2020, 16:13 -
-
-
A bëhet biznes në pandemi? Studiuesja e politikave ekonomike në Report TV: Kush u përshtat me nevojat e tregut, doli fitues
Pandemia Covid-19, ka ndryshuar 360 gradë ecurinë e disa bizneseve, pasi në disa raste janë detyruar të mbyllin aktivitetin apo edhe të punojnë me kapacitet të reduktuar.
12 Gusht 2020, 14:02 -
Radhë në kakavijë/ Qytetarët presin për testin e COVID! Konsulli Shqiptar për Report Tv: Problem me grupin që merr tamponët (VIDEO)
Testi i tamponit që duhet të kryejnë emigrantët shqiptarë që kthehen në Greqi ka krijuar radhë të gjata e pritje prej disa orësh në doganën greke në Kakavijë. Ministrja e Jashtme tha për Report Tv se ka kontaktuar me autoritetet greke dhe se kufiri nuk është mbyllur por ka pasur vetëm një problem me ekipin shëndetësor të palës greke që bën tamponin, por puna vazhdon.
12 Gusht 2020, 12:33 -
PD: Që nga 2017, Rama 147 mln € për punësimet elektorale në shtet (VIDEO)
Një ditë pasi akuzoi qeverinë se ka përdorur reformën territoriale për të punësuar në shtet militantë, Partia Demokratike thotë se në 3 vitet e fundit, pra nga 2017-a, janë paguar 147 milionë euro për 21 mijë punësime në qeverinë qendrore dhe lokale.
12 Gusht 2020, 12:32 -
-
Ish-deputeti dhuron 3 pajisje për pacientët me COVID, mjekja: Shembull qytetarie, të gjithë jemi bashkë në këtë luftë
Mjekja thotë se është e prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe të jetë një shembull për çdo qytetar që ka mundësi për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre që po luftojnë me jetën.
12 Gusht 2020, 11:53
