-
-
Tensionet Moskë-Uashington/ Avionët rusë i presin rrugën bombarduesit amerikan, del video
Në më pak se 48 orë është shënuar incidenti i dytë mes ushtrisë amerikane dhe asaj ruse. Pas përplasjeve në tokë në Siri mes patrullave të enjten, mesdita e të premtes ka shënuar një incident edhe më të rëndë. Teksa bombarduesit amerikan B 52 po patrullonin qiejt e NATO-s dy avion rus i kanë prerë rrugën mbi detin e zi duke bërë manovra të rrezikshme.
30 Gusht 2020, 10:26 -
-
-
-
-
-
-
-
-
'Lakmohet nga bashkia për ndërtim'/ Projekti hedh poshtë akuzën e PD-së, ja si do duket kopshti 42 në Tiranë
Ky është projekti për rindërtimin e kopshtit numër 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. PD-ja akuzoi sot kryebashkiakun, se ky kopsht nuk ishte vënë pjesë e listës së rindërtimit, pasi do të bëhej pallat, por Report Tv ka siguruar projektin e godinës.
29 Gusht 2020, 17:29 -
Ulje drastike e të infektuarve/ 84 raste të reja me COVID dhe 4 viktima! Edhe sot më shumë të shëruar se të prekur
Pas më shumë se tre javëve ku numri i të rasteve të reja ka qenë mbi 100, kjo e shtunë ka shënuar një ulje të ndjeshme të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i 796 testeve të kryera, në privat dhe në shtet, janë konfirmuar pozitiv me COVID 84 qytetarë, një shifër optimiste nisur edhe nga fakti se ka pasur një numër të lartë të personave që janë testuar. Lajmi i mirë është gjithashtu se edhe sot, për të tretën ditë radhazi numri i të shëruarve ia kalon atyre të rasteve të reja ditore.
29 Gusht 2020, 16:11 -
Punonjësi i bashkisë ra nga pema e humbi jetën/ Lihet në burg inxhinieri! Avokati: S'ka qenë atë ditë në punë, se kishte shenja të COVIDI-it! Do e apelojmë
Edhe pse avokati pretendon se inxhinieri Karafil Bregu nuk ka qenë në ditën e punës ku punëtori i Bashkisë ra nga pema pasi kishte shfaqur shenja të COVID-it, gjykata nuk e mori parasysh duke e lënë atë arrest me burg.
29 Gusht 2020, 16:04 -
-
Kufiri detar me Greqinë, Rama: Negociatat u ndërprenë kur erdhi Mitsotakis, grupi i punës do riformatohet
Kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se negociatat me Athinën për cështjet e vjetra mes të cilave edhe delimitimin e kufirit detar u ndërprenë kur erdhi në pushtet qeveria e re e Mitsotakis dhe për këtë arsye grupi i punës duhet të riformatohet, proces që sipas tij kalon nga Presidenti Meta që duhet të aprovojë listën me emrat.
29 Gusht 2020, 13:53 -
-
-
-
Plotësohet kuota '300'/ Vijon radha në Kapshticë! Emigrantët në pritje: Sot na skadon tamponi, do fle në autobus! Postbllok për ndalimin e mjeteve të reja
Situata në pikën kufitare të Kapshticës vijon të jetë e njëjtë edhe në orët e pasdites së kësaj të shtune. Rreth 100 qytetarë, që kanë ardhur me autobus, si edhe me makinat e tyre private, janë pritje për të kaluar kufirin, edhe pse kuota ditore prej 300 qytetarë që lejohej të kalonin u plotësua që në mëngjes.
29 Gusht 2020, 11:59 -
-
Fund gushti dhe ende fluks pushuesish nga Kosova për në bregdetin shqiptar, radhë të gjata në Morinë (VIDEO)
Qytetarët e Kosovës, duket se kanë vendosur të mbajnë gjallë industrinë e turizmit në Shqipëri edhe në ditët e fundit të këtij sezoni turistik mes pandemisë së koronavirusit. Edhe mëngjesin e kësaj të shtune pati fluks të jashtëzakonshëm të hyrjes në Shqipëri të pushueseve kosovarë.
29 Gusht 2020, 08:33