-
Konfirmohet në detyrë, Vettingu: Drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka ka qenë sigurims, por s'firmosi asnjë dokument
Konfirmohet në detyrë drejtori i sigurisë për rendin e sigurinë publike Gjovalin Lokaj. 30 vitet e tij në policinë e shtetit për komisionin e vettingut ishin pa probleme, ndërsa gjetja se ai disa muaj të vitit 1991 kishte qenë pjesë e sigurimit të shtetit u konsiderua jo e paligjshme pasi ai s’kishte bërë asnjë veprim në dëm të shtetasve.
19 Gusht 2020, 10:48 -
Autori i vrasjes në Shkodër: S'e dija që në makinë ishte shoku im! Shënjestra: U shtriva në tokë, shpëtova
Stjuart Smakaj që aksidentalisht vrau shokun e ngushtë, i penduar është shprehur para grupit hetimor pas dorëzimit se nuk e dinte që në makinën drejt së cilës qëlloi nga kati i dytë i banesës ndodhej shoku i ngushtë Gledis Kraja.
19 Gusht 2020, 09:50 -
-
-
-
-
143 shkolla të reja brenda 2021, Rama: Godina me standarde europiane, jo të sojsojshme
143 shkolla të reja do të jenë gati brenda vitit 2021. Ky është premtimi i kryeministrit Edi Rama, shkolla këto që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por që këtë vit do të ndryshojnë pamje.
18 Gusht 2020, 20:25 -
Të barabartë në pushtet, të ndarë në shoqëri
Shqiptarët në Maqedoni kanë fituar një premtim për një kryeministër shqiptar, nëse krijohen kushtet në 100 ditët e fundit të mandatit, e cila duket se është një mënyrë për ta tejkaluar retorikën e fushatës zgjedhore të Ali Ahmetit. Por përtej kësaj shqiptarët kanë fituar pozita të forta politike duke marrë kryesimin e Kuvendit, Ministrinë e Jashtme Ministrinë e Financave dhe zëvendëskryeministrin e parë.
18 Gusht 2020, 20:04 -
'Të ndalen ndërtimet'! Drejtori i Zonave të Mbrojtura: Koha që shteti të kthejë sytë nga Thethi
Thethi, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend po përballet me një bum ndërtimesh, kryesisht shtëpi pushimi. Kreu i Zonave të Mbrojtura në Shkodër kërkon që qeveria të marrë masa për të ndalur ndërtimet pa leje, si dhe për të investuar në infrastrukturë. Agim Dardha thotë se mungesa e kanalizimeve bën që ujërat e zeza të depozitohen në gropa septike. Ato rrezikojnë të ndotin lumin dhe gjithë fshatin turistik.
18 Gusht 2020, 19:31 -
-
-
Jeta bohemiane e Arben Bajos, vepra të lëna përgjysmë dhe “Kadare” i parealizuar!
Nëntë ditë pasi skulptori i njohur Arben Bajo u shua nga COVID 19, kamera e “ReportTV” sjell punët e lëna përgjysmë në studion e tij. Studiuesi i arteve pamore Ermir Hoxha dhe studentët e skulptorit, rrëfejnë Arben Bajon artist dhe njeri.
18 Gusht 2020, 16:32 -
Numri më i lartë i testeve që nga fillimi i pandemisë/ 155 raste të reja dhe 2 viktima! Më pak pacientë të shtruar në spitale, më shumë të shëruar në 24 orë (VIDEO)
Kjo e martë ka shënuar numrin më të lartë të pacientëve të dyshuar me COVID- 19 që janë testuar, ku kanë rezultuar pozitiv 155 persona. 932 teste janë kryer në total gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.
18 Gusht 2020, 16:27 -
-
-
Besa Shahini: Shkollat do të hapen në shtator! Shëndetësia: Po detajojmë protokollin anti-COVID
Në shtator nxënësit do të rikthehen në bankat e shkollës. Lajmin e dha sot ministrja e Arsimit Besa Shahini, ndërsa e Shëndetësisë Manastirliu u shpreh se po vijon puna për detajimin e protokolleve të sigurisë anti-COVID.
18 Gusht 2020, 13:09 -
-
-
Burg shoferit të ambulancës që shtypi 10-vjeçarin në Kakavijë: Po nxitoja për të çuar në spital të sëmurin, fëmija më preu rrugën
Në kulmin e kaosit që u krijua në Kakavijë nga radhët e gjata 10-vjeçari me origjinë nga Lezha që po priste me prindërit për të kaluar në Greqi u përplas për vdekje nga ambulanca në afërsi të kthesës së fshatit Bularat.
18 Gusht 2020, 10:50 -
Vrasja për mobiliet në Shkodër, shënjestra shpëtoi, kapet i riu që vrau aksidentalisht shokun e ngushtë, në kërkim vëllai kampion i Taekwondo-s
Autori i vrasjes në Shkodër është dorëzuar, ndërsa në kërkim është vëllai i tij. Ish-futbollisti i Vllaznisë Gledis Kraja sipas policisë u ekzekutua nga shoku i ngushtë Stjuart Smakaj. Burime nga policia e Shkodrës i thanë Report Tv se Gledis Kraja është vrarë aksidentalisht. Shënjestra e atentatit ka qenë Denis Halili. Pas sherrit i riu u ngjit në banesë, mori armën dhe qëlloi nga kati i dytë
18 Gusht 2020, 08:28 -