-
'Topi në fushën tonë, jo të Bashës'! Valteri në Report Tv: Listat e hapura i duan edhe 10 deputetë të PS! Në partinë e re ish-drejtuesit që largoi PD-ja
Valteri deklaroi se nuk e voton reformën pa u plotësuar dy kushtet, hapja e listave dhe miratimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE-së. Ambasadorët, tha ai duhet të flasin me opozitën në Kuvend që ka votat dhe jo atë të Lanës, referuar PD-LSI-së.
4 Qershor 2020, 18:07 -
Marshim proteste ndaj dhunës ndaj fëmijëve e grave në Tiranë! 'Për fëmijërinë e vjedhur', qindra zëra bëhen bashkë
Ngjarja e rëndë e përdhunimit të një 15-vjeçare nga roja i shkollës dhe tre të rinjtë të tjerë në periferi të Tiranës, ka bërë që shoqëria civile, aktivistë dhe qytetarë t'i bashkohen thirrjes për tubimin paqësor kundër këtij fenomeni tepër të rëndë.
4 Qershor 2020, 16:38 -
-
-
-
Opozita bllokon depolitizimin! Rama: Për fat të keq i pamundur! PD-së i lamë në dorë teknologjinë, presim ku do ta çojë topin Basha
Pika që mban peng konsensusin për miratimin e reformës zgjedhore, që Lulzim Basha nuk e firmos është depolitizimi i administratës zgjedhore. Kryeministri Rama akuzoi opozitën jashtëparlamentare se po mban peng reformën zgjedhore dhe tha se për herë të parë BE-ja po ndërhyn në çështjet e brendshme. Rama tha se depolitizimi i administratës zgjedhore është mision i pamundur dhe se PS-ja bie dakord duke pranuar kërkesën e opozitës për shtrirjen e teknologjisë në zgjedhje. Rama: Bundestagu e hoqi fjalën konsensus për reformën zgjedhore
4 Qershor 2020, 13:24 -
-
Përdhunimi i 15-vjeçares, vëllai për Report Tv: Drejtori e dinte që para 1 viti e gjysmë, por heshti! (Familja jeton ende në një lagje me abuzuesin) VIDEO
Rrëfimi ekskluziv i vëllait të 15 vjeçare së abuzuar seksualisht nga roja i shkollë dhe 3 të rinj thellon edhe me tej skandalin e heshtjes institucionale ndaj ngjarjes. Familja jeton ende në të njëjtën ku jeton edhe familja e dhunuesit dhe patrullat kërcënuese ndaj të miturës qëndrojnë ende mbi muret e pallateve dhe qepenat e dyqaneve. I vëllai denoncon se babai dhe e motra I kanë treguar drejtorit të shkollës por ai heshti.
4 Qershor 2020, 13:18 -
-
Arrestohet autori i grabitjes të pikës së kredive në Korçë, ja momenti i kërcënimit të punonjësve me thikë (VIDEO)
Ai ka ka mundur të marrë një sasi prej 92.800 lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi punonjësit nuk kanë bërë rezistencë, por i janë bindur autorit.
4 Qershor 2020, 12:24 -
-
Report Tv në shtëpinë e 'babait radikal' në Kamëz/ Gruaja: Fëmijët s'duan të shkojnë vetë në shkollë, policia gënjeu! Fqinjët: Janë familje e mirë (VIDEO)
Ajo ka mohuar që bashkëshorti i saj, Roland Kryemadhi të ketë pasur armë në shtëpi, e aq më tepër të ketë kërcënuar efektivët se do t'i vrasë.
4 Qershor 2020, 11:34 -
Ulet kurba! 13 raste të reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit, 3 staf mjekësor, 75% e të prekurve të shëruar (VIDEO)
13 raste pozitive kanë rezultuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 7 persona më pak se dje, përkatësisht 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër duke e çuar numrin total në 1197 raste.
4 Qershor 2020, 11:05 -
U dëmtua nga tërmeti/ Shembet me shpërthim të kontrolluar pallati në Durrës, dëmtohen bizneset rreth 6-katëshit (PAMJET)
Pallati gjashtë katësh që ndodhet në bulevardin e Durrësit rezulton i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Specialistet kanë hapur në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe do të përdorin 2.5 kilogramë lëndë eksplozive c4.
4 Qershor 2020, 10:53 -
Petulla me domate dhe djathë të pjekura në furrë nga zonja Vjollca
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08 : 45 – 10 : 00.
4 Qershor 2020, 10:27 -
'Për 6 ditë e pastrojmë Thumanën'/ Basha: Kaluan më shumë se një muaj dhe asgjë! Propaganda me regji qendrore e Ramës s'e fsheh dështimin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur se nuk ka bërë gjë tjetër gjatë qeverisjes së tij përveç se propagandë.
4 Qershor 2020, 10:06 -
-
-
Zjarr në papafingon e vilës 4-katëshe në Tiranë, evakuohen banorët (VIDEO)
Një zjarr ka rënë në papafingon e një vile katër katëshe në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:30, në rrugën "Skender Luarasi". Sipas policisë, për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
3 Qershor 2020, 19:45 -
Tirana me hap kampioni, e nis aty ku e la! Kukësi tre pikë në limite, Vllaznia nuk kursehet në Vlorë
Me shumë diskutime deri në minutën e fundit për shkak të lojtarit të Bylisit që dje rezultoi me koronaviur ka rinisur sot Superliga. Përsa i përket rezultateve Tirana duket ajo e vjetra, pasi njeh vetëm fitore, ndërsa tre pikë në limite ka marrë ekipi i Kukësit, që është edhe ndjekësi i bardhebluve.
3 Qershor 2020, 19:12 -
Maliqi: Më ndaloi Garda se kishte informacion se do sulmoja Ramën! Do më shikoni në koalicionin PD-LSI ose heq dorë nga politika
Deputeti Lefter Maliqi tha në një intervistë për Raport TV se është kundër një takimi Rama-Basha. Sipas tij, një marrëveshje e re do të ishte vrastare për kreun e opozitës.
3 Qershor 2020, 18:21
