-
-
-
-
Hoti: Shumë shpejt hiqen pengesat për rifillimin e bisedimeve me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se qeveria e tij synon që të heqë shumë shpejt të gjitha pengesat për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, kryeministri Hoti shpreh besimin për një rifillim të shpejtë bisedimesh që do të drejtohen prej tij dhe në të cilat thotë ai, nuk do të diskutohet për ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh, por vetëm për njohje të ndërsjellë.
5 Qershor 2020, 19:02 -
Arrihet marrëveshja, s'ka depolitizim! PS: U tërhoqëm që PD të futej në zgjedhje! Identifikimi elektronik 100% në letra, por në terren në dorën e ekspertëve të huaj!
Tym të bardhë nga Këshilli Politik! Palët kanë arritur që të sigurojnë një marrëveshje! Pika e vetme që i ndante ishte depolitizimi i Komisioneve Politike, por që tanimë është gjetur një dakordësi. Që do të thotë se komisionet zgjedhorë do të mbeten siç kanë qenë në 2 zgjedhjet e ardhshmme, ato parlamentare dhe lokale. Këshilli Politik do të vijojë të mblidhet për draftet që do të zbërthejnë marrëveshjen dhe çështjet e tjera që kanë mbetur për t'u diskutuar që janë ndryshimi i sistemit, ligji për Referendumet dhe financimi i partive
5 Qershor 2020, 18:23 -
DPSHTRR pranohet anëtar me të drejta të plota në CITA
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pranohet anëtar me të drejta të plota në CITA, një prej organizatave më të vjetra për verifikimin dhe historikun e mjetit, drejtuesit të mjetit, kontrollin e transportit rrugor, edukimin mbi sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e ambientit.
5 Qershor 2020, 17:11 -
Publikohet drafti i Venecias: Ligji Anti- Shpifje i paqartë, s'është gati për miratim! Qeveria ta rishikojë
Komisioni i Venecias publikon draft-opinionin për ligjin 'Anti-shpifje'. Në konkluzionet e këtij drafti, thuhet se ligji Anti- Shpifje nuk është gati për miratim pasi ka paqartësi dhe ndikon në lirinë e fjalës
5 Qershor 2020, 17:07 -
-
Ahmetaj konfirmon: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029
Biznesi i vogël nuk do të paguaj tatim mbi fitimin deri në vitin 2029. Vendimi u njoftua nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë, ndërsa këtë të premte ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se heqja e tatimit është pjesë e planit kombëtar deri në vitin 2030.
5 Qershor 2020, 15:55 -
Ndotja e lumenjve/ Bashkia: I kemi pastruar! Në Tiranë është përmirësuar cilësia e ajrit
Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës Anduela Ristani gjatë një interviste për Report tv foli për ndotjen e lumenjve të Tiranës ku tha se bashkia e ka bërë detyrën duke i pastruar sistematikisht. Sipas Ristanit edhe qytetarët duhet të bëjnë pjesën e tyre.
5 Qershor 2020, 15:49 -
Lleshaj i ashpër nga Shkodra: Nuk i kuptoj disa vendime që nxjerrin të lirë kriminelët! Deri në fund të qershorit të keni pastruar territorin nga kanabisi
Turizmi, lufta kundër kanabisit dhe kriminaliteti ishin në fokus të takimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj me autoritetet vendore në Shkodër.
5 Qershor 2020, 14:09 -
-
'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri, anti-mafia italiane zbulon skandalin: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Metës për të rrëzuar Ramën
Njeriu i Metës sajoi skandalin e mbetjeve toksike nga Italia. Prokuroria italiane zbulon se skandali i tre viteve me parë se kontenierë me mbetje toksike do të vinin nga Italia për t’u groposur në Shqipëri është sajuar nga këshilltari i presidentit Meta për të rrëzuar Ramën. Ilir Kulla mohon lobimin. Rama e quan “municion” për çadrën e Bashës në Bulevard.
5 Qershor 2020, 13:06 -
-
-
Media amerikane ndryshon versionin: Njeriu që sulmoi me thikë oficerin e policisë në New York nuk është shqiptar
Një artikull në gazetën “New York Daily News” shkruante sot se një emigrant nga Shqipëria, me emrin Dzenan Camovic, ishte autori i një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie mbrëmë në Brooklyn
5 Qershor 2020, 10:30 -
-
-
Aleanca për Teatrin çon peticionin në Sarandë e Gjirokastër! Artistët e qytetit të gurtë refuzojnë të firmosin, të pranishëm vetëm simpatizantët e PD/LSI
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zbritur në jug të vendit në Gjirokastër dhe Sarandë për të firmosur peticionin për ndërtimin sërish të teatrit kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
4 Qershor 2020, 20:38 -
-
