-
Eurosong 2020 online pa garë, Arilena Ara prezanton klipin e këngës “Shaj” në anglisht
Festivali Europian i Këngës kësaj here do të prezantohet në mënyrë krejt të veçantë online dhe pa garë. 41 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme do të interpretojnë nga vendet e tyre në nderim të të prekurve nga Covid 19. Arilena Ara përfaqëson Shqipërinë me këngën “Shaj”.
12 Maj 2020, 16:44 -
Hapja e restoranteve, Kujtim Dervishi: Të zgjatet fasha e orareve, kufizimi na dëmton
Më 18 maj do të hapen baret dhe restorantet, të cilat do të duhet të zbatojnë protokollin e kuq. Kreu i Shoqatës së Restoranteve Turistike, Kujtim Dervishi thotë se hapja do të jetë me kosto të larta për shkak se duhet të zbatojnë protokollin e kuq. Ndërkohë kërkesa e tyre është heqja e fashës orare.
12 Maj 2020, 16:30 -
Debati për Zgjedhoren/ Rama rrëzon kushtin e opozitës për qeveri kujdestare: S'ka për të ndodhur! Jo gjyqtarë pa vetting në Kolegje
Rindizet debati për Reformën Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot opozitës duke ia bërë shumë të qartë se nuk do të pranohet kushti për qeveri transitore dhe që Kolegjet Zgjedhore të përbëheshin nga gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vettingun. Ilir Metës dhe opozitës, Rama u ripërsëriti se nuk do të bëjë asnjë hapa pas për teatrin. Garancia e parë sovrane, tha ai, po ecën shumë mirë dhe brenda qershorit mund të shtohet fondi. Ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor qeveria ka objektiv ta kalojë brenda kësaj vere. Për sezonin turistik ende nuk duhet kur do të hapet. Rama: S'ka vend për të riparë reformën në drejtësi, tani është koha për ta zbatuar.
12 Maj 2020, 15:10 -
-
-
Rama: Duhet të përgatitemi për mundësinë e një vale të dytë! Manastirliu: Nga 18 maji mund të mbyllim Sanatoriumin si spital COVID/VD
Kryeministri Edi Rama kërkoi kujdes maksimal dhe respektim të masave anti-COVID gjatë periudhës që po bëhet hapja graduale për të shmangur një valë të dytë të mundshme të infeksionit
12 Maj 2020, 13:27 -
Kryeinfermierja e Infektivit për Report Tv: Dita ndërkombëtare e jona të shërbejë si reflektim për kushte dhe paga më të mira! (VIDEO)
Dita ndërkombëtare e infermierëve, për kryeinfermieren e spitalit Infektiv në QSUT, Merita Zefa duket të shërbejë si reflektim për kushte më të mira pune dhe rritje pagash. Nga seminaret e vitit të kaluar, sot kjo ditë për Meritën dhe shumë kolege të tjera është brenda spitalit infektiv, aty ku kalojnë pjesën më të madhe të ditës në shërbim të pacientëve të prekur me koronavirus mes sakrificave të shumta!
12 Maj 2020, 13:24 -
Masat lehtësuese ulin numrin e postblloqeve të policisë brenda Tiranës... kryeqyteti me trafik të rënduar si ditë normale (VIDEO)
Lehtësimi i masave shtrënguese kundër COVID-19, është shoqëruar edhe me zvogëlimin e numrit të postblloqeve të policisë për kontrollin e automjeteve. Report Tv bëri një vëzhgim sot në kryeqytet ku të ofrohet panorama e një ditë zakonshme dhe pa virus, ndërsa asnjë nga qytetarët nuk ndalohet për të verifikuar nëse kanë apo jo leje.
12 Maj 2020, 13:11 -
Koraqi për Report Tv: Stina e ngrohtë ul transmetueshmërinë e virusit, por jo agresivitetin! Me numrin e ulët të të prekurve, do ketë rritje të testimeve
Andi Koraqi, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve i ka dhënë një përgjigje pyetjes që mundon çdo shqiptar gjatë këtyre javëve të pandemisë " a do zhduket virusi me rritjen e temperaturave". Në një intervistë për Report Tv, Koraqi ka sqaruar me stina e ngrohtë ul transmetueshmërinë e këtij virusi, por jo agresivitetin e tij. Që do të thotë nga një person i prekur infektohen më pak persona, ndryshe sa ka ndodhur në pikun e COVID-it, por ai është po aq i dëmshëm dhe i rrezikshëm sa më parë.
12 Maj 2020, 12:39 -
-
-
-
Dita ndërkombëtare e infermierëve/ Rama: Na mësuan se hero të bën sakrifica! Deputetët e PS-së karafila dhe buqeta me lule në 2 spitalet COVID
Orët e gjatë në punë, sakrificat dhe puna e palodhur e infermierëve nuk mund të vlerësohet në një ditë të vetme sikurse është ajo ndërkombëtarëve për infermierët. Pamja inferimërëve është krejt tjetër kur ata dalin nga repartet e frontit të luftës me COVID 19, me shenja në fytyrë dhe orë të gjata në punë pa u dorëzuar asnjë moment në misionin e nisur.
12 Maj 2020, 08:59 -
-
'Mos hajde më këtu të punosh, se toka është e imja'/ Detaje nga vrasja horror në Skrapar e 77-vjeçarit, shkak konflikti për pronën (VIDEO)
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen horror në fshatin Jaupas të Skraparit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak ka qenë konflikti për pronën që i mori jetën77-vjeçarit, Ramadan Çela. Kushëriri i tij, njëherazi dhe fqinj, mësohet t'i ketë thënë 'Mos hajde më këtu të punosh, se toka është e imja' dhe pas një debati, ka shkuar ka marrë thikën dhe më pas e ka vrarë në mënyrë makabër.
12 Maj 2020, 08:21 -
Politika e tensionuar në Kosovë, Krasniqi: Duhen zgjedhje të parakohshme
Memli Krasniqi, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës në një lidhje me skype për emisionin "5 pyetje nga Babaramo" ka thënë se në vend duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe pse në këtë periudhë është e pamundur që të zhvillohen prej pandemisë.
11 Maj 2020, 23:11 -
Gjiknuri në '5 pyetje nga Babaramo': Ndryshojnë muajt e zgjedhjeve të ardhshme! Mazhoranca dhe opozita dakordësi të shmangin muajt e nxehtë
Zgjedhjet e reja duket se nuk do të zhvillohen më në muajt qershor apo shtator, por në muajt maj ose tetor. Për këtë kanë rënë dakord mazhoranca dhe opozita në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore për të shmangur sezonin turistik dhe muajt e nxehtë të papërshtatshme për fushatë elektorale.
11 Maj 2020, 22:52 -
Fqinji vret 77-vjeçarin me thikë në Skrapar, arrestohet! Nipi i viktimës: Ishte skenë horrori, e kishin masakruar trupin
Viktima është Ramadan Çela. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Jaupas. Sipas policisë autori i vrasjes është Hamza Çeka 37 vjeç, i cili e qëlloi të moshuarin me thikë pas një konflikti.
11 Maj 2020, 19:24 -
-
-
