-
Spitali COVID-4 gati, Rama: Jemi të përgatitur nëse do ketë valë të dytë! As tampon, as karantinë për atë që hyjnë në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama inauguroi sot spitalin Covid 4, struktura e re spitalore për përballimin e situatës nëse do të ketë një tjetër valë. Një spital karantinë, që kreu i qeverisë u shpreh se u ngrit në kohë rekord.
2 Qershor 2020, 11:36 -
Nxori video të nënës së 15-vjeçarit të dhunuar me armë/ Zeneli: Të dorëhiqet Ardi Veliu! Do kërkojmë interpelancë me Lleshajn
Deputeti i opozitës së re, Alban Zeneli ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veli pas publikimit të videos së nënës së 15-vjeçarit që u dhunua nga policia.
2 Qershor 2020, 11:20 -
21 raste të reja, 6 mjekë! Ndërron jetë një pacient te Infektivi, MSH: Ishte i infektuar, por COVID-i nuk ishte shkak i vdekjes (VIDEO)
Koronavirusi është shtrirë në disa vatra të reja në Shqipëri, e ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21 raste, nga të cilët 6 janë personel mjekësor. Këto shifra kanë dalë si rezultat i 243 testimeve të kryera, mes tyre 45 personel shëndetësor. Tirana vijon të jetë epiqendra e këtij virusi ku janë shënuar 14 rastet e reja për t'u ndjekur nga Kruja me 3 raste, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër janë konfirmuar nga 1 rast.
2 Qershor 2020, 10:30 -
-
Protestat për vdekjen e Floyd, Trump: Do nxjerr ushtrinë në rrugë! Plaçkitet Manhattan...Autopsia: Asfiksia, shkaku i vdekjes (VIDEO)
Presidenti Amerikan Donald Trump do mobilizojë ushtrinë dhe të gjitha burimet e mundshme federale kundër protestuesve për të zgjidhur shpejt problemin e protestave për vdekjen e George Floyd, afrikano-amerikan i vrarë nga një oficer policie në Minneapolis
2 Qershor 2020, 09:05 -
Covid, ulet numri i viktimave, në Itali 55 vdekje në 24 orët e fundit! Pandemia nuk njeh limite në Amerikën Latine...SHBA 20,000 raste të reja në një ditë
Pandemia e koronavirusit në Amerikën Latine është në rritje, me numrin e infeksioneve që arrijnë në 1,044,461 teksa në 24 orët e fundit u regjistruan 34.200 raste
2 Qershor 2020, 08:37 -
Kadastra e Vlorës që 'ha' drejtuesit/ Largohet nga detyra drejtoresha e komanduar, drejtoi institucionin vetëm për katër ditë
Katër ditë ka zgjatur zgjatur eksperienca e Viola Himës në krye të Kadastrës së Vlorë. Ditën e sotme, Hima është larguar, teksa pritet të zëvendësohet nga një tjetër drejtor. Ajo u komandua në këtë institucion 4 ditë më parë, pas largimit të Bilal Aliaj, që u dorëhoq rreth një javë më parë. Në 9 muaj, ky institucion është drejtuar nga 6 drejtorë.
2 Qershor 2020, 08:33 -
Hakmarrja/ Anëtarja e Vetingut Alma Faskaj kallëzohet në SPAK për falsifikim dokumentesh
Alma Faskaj denoncohet se ka fshehur shkarkimin për paaftësi në vitin 1999, kallëzimi është bërë nga gjyqtarja e Shkodrës Hajrie Muçmata, e shkarkuar nga detyra për probleme me pasurinë. Alma Faskaj mori pjesë në shkarkimin e Hajrie Muçmatës
1 Qershor 2020, 21:49 -
Rregullat për hotelieret dhe restorantet për të marrë çadrat në bregdet
Rregullat se si do të bëhet plazh dhe mënyra se si do të vendosen stacionet e plazhit në vijën bregdetare është përcaktuar edhe në fletoren zyrtare. Sezoni turistik do të zgjasë këtë vit nga 1 qershori deri më 15 nëntor, ndërsa nga dita e sotme ka nisur aplikimi në e-albania për plazhet private që do të zgjasë deri më 14 qershor.
1 Qershor 2020, 20:45 -
Kurti në '5 pyetje nga Babaramo': Duhen zgjedhje të reja, vendimi i Kushtetueses, i papranueshëm! As taksë, as karantinë për të hyrë në Kosovë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë në Report TV tha se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte anti-kushtetuese. Taksa 22 euro për kamionët, Kurti tha se u vendos si pjesë e masave anticovid dhe u hoq, por për kosovarët taksa vijon ende të paguhet sa herë hyjnë në Shqipëri.
1 Qershor 2020, 20:08 -
-
-
-
-
Tërhiqet Kosova, heq taksën 22 € në doganë për dezinfektimin e kamionëve! Kusht për qytetarët tamponi ose karantina
Për të kaluar në Kosovë qeveria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti vendosi dy kushte për qytetarët shqiptarë; e para të tregojnë tamponin që ka bërë dhe kanë rezultuar negativë dhe e dyta nëse nuk kanë bërë testin, të pranojë që nëse kalojnë kufirin të bëjnë 7 ditë karantinë të detyrueshme. Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës mbrëmjen e djeshme duke i kapur në befasi qytetarët shqiptarë dhe është në fuqi deri në datë 20 qershor. Edhe Greqia kërkon tamponin për të lejuar kalimin. Maqedonia vijon që të jetë e mbyllur. Lirisht kalohet vetëm në Mal të Zi.
1 Qershor 2020, 15:08 -
Rama nxjerr në terren ushtrinë për të pastruar inertet e tërmetit: Në fund të qershorit shemben shtëpitë private! Javës tjetër çelet fondi për dëmshpërblimin e qytetarëve
Shijaku është qyteti i parë në të cilën ka zbritur në terren ushtria për pastrimin e interteve të ndërtesave të shembura si pasojë e dëmeve që morën nga tërmeti i 26 nëntorit. Një vendim i tillë ka ardhur me qëllim përshpejtimin pastrimit të zonës, në një kohë që puna u pezullua për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.
1 Qershor 2020, 15:08 -
7 viktima dhe 89 raste të reja në 24 orë/ Gazetari: Maqedonia drejt mbylljes! Karantinim total të bashkive ose rikthim të orës policore
Gazetari shqiptar në Maqedoni, Zekirja Mexhiti është shprehur me me lehtësimin e masave ka pasur 'zero' ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve, të cilët iu kthyen shumë shpejt normalitetit. Këto shifra, ku vetëm ditën e sotme janë raportuar 80 raste të reja dhe 7 viktima, Mexhiti shprehet se Maqedonia e Veriut nuk i ka pasur as kulmin e saj, prandaj autoritet e kanë cilësuar si një situatë alarmante.
1 Qershor 2020, 13:50 -
Hapet parku 'Rinia' për 1 qershor/ Historia e veçantë e vajzës: Erdha nga 'Astiri' në këmbë, u lodha pak po u kënaqa (VIDEO)
Dëshirat e fëmijëve nuk mund t'i ndal askush, as km të të tëra rrugë për t'ia realizuar, as kur bëhen në këmbë. Duket si një histori përrallash apo filmash ku përcillet mesazh për jetën, por ajo është reale dhe e prekshme.
1 Qershor 2020, 13:14 -
Prapaskenat e dështimit të paktit dhe ndërhyrja e SHBA-së! Kume për Report Tv: PD-ja s'hoqi dorë nga teknologjia në zgjedhje
Kristaq Kume u shpreh se Partia Demokratike përmes përfaqësuesit të saj në tryezë, Oerd Bylykbashit këmbënguli dhe nuk hoqi dorë nga identifikimi biometrik
1 Qershor 2020, 13:02 -
'Mos lëvizni'! Me maska dhe të veshur si policë bllokuan djemtë e biznesmenit! Kamerat kapën 4 autorët në Kurbin! Banakieri: Bujar Likën e thirrën në emër dhe e vranë
Ngjarja me dy viktima, policia dhe prokuroria ende të paqarta se kush ishte objektivi i sulmit, por dëshmia e banakierit hedh më shumë dritë. Ai ka deklaruar se në momentin që u futën në lokal, autorët e thirrën në emër Likën dhe më pas e qëlluan. Dyshime se atentati ishte i paguar. Një nga pistat dyshohet se është pazaret e drogës dhe pronat në Tiranë.
1 Qershor 2020, 12:39 -
Prostitucion, drogë dhe gjobëvënie! OFL u dërgon formularin në Berat 4 të dënuarve nga Italia dhe Spanja
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 4 të dënuarve në Berat për prostitucion, pjesëmarrje në organizata kriminale, drogë dhe gjobëvënie.
1 Qershor 2020, 11:36