-
KQZ shpall rezultatin final të 30 qershorit, Zguri kundër/ Biba: U vendos mes pazareve dhe kushtetutës (VIDEO)
Zgjedhjet lokale- Me katër vota pro dhe një kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas këtij momenti, të gjithë kandidatët e zgjedhur në 30 qershor, brenda datës 10 gusht, do të kenë mundësi të marrin zyrtarisht mandatin duke u betuar para këshillave.
27 Korrik 2019, 10:06 -
Negociatat/ Ambasadorja franceze zbulon bisedën e Ramës me Macron: U fol për diçka pozitive (VIDEO)
Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vasac deklaroi se zgjidhja nuk mund të vijë nga diplomatët e huaj duke shtuar se në vend ka njerëz të arsyeshëm që janë duke menduar për zgjidhje. Vasac foli edhe për bisedën telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Macron duke thënë se u fol për diçka pozitive duke mos dashur të zbulojë më shumë.
27 Korrik 2019, 08:37 -
-
Gjyqtarët e Lartë/ Arjana Fullani braktis drejtësinë për të shmangur vetingun
Vijojnë ‘dezertimet’ në nivelet më të larta të drejtësisë shqiptare, duke evituar kalimin në skanerin e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është gjyqtarja e pestë e lartë, që largohet nga sistemi i drejtësisë, duke mos pranuar të shërbejë në Gjykatën e Apelit.
27 Korrik 2019, 07:37 -
-
Rama në Portin e Durrësit: Terminali i kroçerave do të bëjë ndryshim historik
Sipas projektit brenda vitit do të nisë fillimi i ndërtimit të terminalit modern të kroçerave dhe më tej pritet që të bëhet transformimi i platformës së sotme të kontenierëve, në një zonë portuale turistike.
26 Korrik 2019, 14:56 -
Laert Vasili: Artistët duatrokasin 'Mërgatën e Qyqeve'...Teatri 'armë' në dorën e Bashës për të kërcënuar qeverinë (VIDEO)
Për aktorin Laert Vasili marrëveshja e Partisë Demokratike me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është një mënyrë për të krijuar kaos. I ftuar në studion e Report tv, Vasili tha se gjithccka po ndodh është një tekë e kryetarit të PD Lulzim Basha, i cili sipas aktorit është një djalë i llastuar që nuk merr dot vota as nga zona ku është rritur, njësia numër 8 në Tiranë.
26 Korrik 2019, 13:53 -
Meta letër OSBE-së: Ejani negocioni për të zgjidhur krizën mes tre "artistëve" në Shqipëri (VIDEO)
Kreu i shtetit Ilir Meta është dorëzuar për zgjedhjen e krizës politike në vend duke thërritur në ndihmë OSBE-në. Ai tha se sot i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes shantazhit dhe preson po tenton që të pengojë zbatimin e dekretit për zgjedhjet e 13 tetorit. E ndërsa kritikoi edhe opozitën, Meta u bëri thirrje të përgatiten për 13 tetorin, por Lulzim Basha ka refuzuar duke vendosur kusht largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike.
26 Korrik 2019, 13:33 -
'Shërbëtorë të Berishës'! Izet Haxhia shpërthen në gjyq...Nuk ja del të fitojë lirinë
Në një prononcim për gazetarët në përfundim të seancës, një nga avokatët e Izet Haxhisë, tha se nëse drejtësia nuk gjendet në Shqipëri, atëherë do ta kërkojnë të drejtën në gjykatat evropiane.
26 Korrik 2019, 13:18 -
-
-
Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Karkaleca me hudhër e krem dhe Krem maskarpone me kumbulla të marinuara
ë këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08:45 – 10:
26 Korrik 2019, 11:14 -
PD kyçi derën, çmontohet brava, kryetari i ri që u betua te n/prefektura futet në bashkinë e Devollit (VIDEO)
Konstituohet këshilli i parë bashkiak pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Sot është betuar kryetari i ri Eduard Duro. Ceremonia e betimit nuk u zhvillua në godinën e bashkisë, pasi ish-kryetari i zgjedhur nga PD-ja Bledjon Nallbati nuk lejoi që mbledhja e thirrur nga sekretari socialist të zhvillohej aty. Në orën 16:00, ish-kryetari u largua. Me urdhër të kryebashkiakut të ri dhe në prani të prefektit një person çmontoi bravën dhe Duro ngjiti shkallët e bashkisë si kryetar. I buzëqeshur në karrigen e kryetarit, numri një i bashkisë së Devollit në intervistën e parë nga zyra e re ka premtuar se nuk do të largojë asnjë punonjës nga administrata.
26 Korrik 2019, 11:03 -
Pasuria fundos Zaganjorin! Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë, drejtimin e merr anëtari i vetëm, Ardian Dvorani (VIDEO)
Pas kreut të Gjykatës Kushtetuese edhe ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi i Zaganjorit erdhi pas ankimit të Komisionerit Publik dhe rekomandimit të ONM pasi sipas tyre, ai nuk justifikonte pasurinë, shkollimin e djemve jashtë vendit dhe një transaksion prej 16 mijë dollarë.
26 Korrik 2019, 11:01 -
-
-
-
-
Me flamurin shqiptar e 'autochthonous' mbërrin në shtëpi trupi i Festim Latos/ Bashkëpunëtorët: Vrasje politike! (VIDEO)
Mbërriti në atdhe trupi i pajetë i Festim Latos, 44-vjeçarit vlonjat të vetëshpallur president të Republikës së Çamërisë që u vra në Holandë. Familjarë, të njohur, dhe bashkëpunëtor të tij, e pritën në Rinas për ta përcjellë më tej në qytetin e Vlorës ku edhe do të prehet. Ditën e nesërme në Teatrin "Petro Marko" do të mbahen edhe homazhe në nder të tij.
26 Korrik 2019, 08:36 -
Boksi merr një tjetër jetë brenda një jave! Vdes 23-vjeçari argjentinas/ Momenti kur shembet në tapet
Fatkeqësisht boksi ka marrë një tjetër jetë brenda një jave! Pas vdekjes së rusit, Maxim Dadashev mësohet se ka ndërruar jetë edhe boksieri argjentinas, 23-vjeçari Hugo Santillan. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Këshilli Botëror i Boksit.
25 Korrik 2019, 22:30 -
Kolasinac bëhet hero për Ozil, e shpëton nga grabitësit me thikë/ Dëshmitari: U duk sikur donin ta bënin copa-copa (VIDEO)
Një shok më shumë se shoku! Futbollisti Sead Kolasinac është shndërruar në një hero për futbollistin Mesut Ozil. 30-vjeçari ka rënë pre e grabitjes, por ka qenë Kolasinac që e ka shpëtuar atë duke i trembur dy hajdutët.
25 Korrik 2019, 21:40
