-
Arrestohen babë e bir për sulmin me gurë ndaj policisë, banorët e Unazës së Re hedhin molotov në rrugë (VIDEO)
Edi dhe Maliq Ferati, babë e bir kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se janë përfshirë në sulmin ndaj policisë ambulancës dy netë më parë në zonën e Astirit në kryeqytet. Ndërkohë që gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.
23 Korrik 2019, 09:49 -
8 ndryshime në kupolën drejtuese të PS! Paralajmëron Rama: Kush s'kap ritmin përjashtohet (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka bërë 8 ndryshime në strukturat e Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare. Ikin Bushati, Nikolla dhe Gjylameti nga drejtimi i qarqeve, vijnë Valdrin Pjetri, Sandër Lleshaj, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati, risi edhe Gent Cakaj. Ndryshimet në tre qarqe, por edhe brenda sekretariateve, Rama i argumentoi për të pasur më shumë rezultat në të ardhmen. Rama ishte i prerë dhe i qartë me strukturat e PS-së: Rrisni shërbimin, ose njerëzit do humbasin durimin me ne
23 Korrik 2019, 08:50 -
-
Gazetarja 'historike' e VOA-s flet për herë të parë me zë të dridhur... dhe ka një arsye të veçantë (VIDEO)
Pas 20 vitesh largohet nga Zëri i Amerikës, Laura Konda. Në përfundim të edicionit të lajmeve ajo ka njoftuar se ky është emisioni i saj i fundit . Ajo tha se gjatë këtyre viteve ka qenë e rëndësishme ruajtja e integritetit dhe bërja e një gazetarie të paanshme.
22 Korrik 2019, 20:28 -
Shtëpia e re e drejtësisë, SHBA: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë janë bllokuar se ishin të kapura nga korrupsioni (VIDEO+FOTO)
Inaugurohet shtëpia e re e drejtësisë. Godina te ish-Fusha e Aviacionit ku do të vendosen administrata e KLP-së, KLGJ-së dhe Shkolla e Magjistraturës do të quhet "Poli i Drejtësisë". Inaugurimi u bë sot, në 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë shumë personalitete
22 Korrik 2019, 19:18 -
Kolegji rrëzoi kërkesat e BD/ Patozi: Po zbaton porositë e Ramës për t'i vënë kapak 30 qershorit
Kreu i Bindjes Demokratike ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesat e Bindjes Demokratike, lidhur me procesin zgjedhor të 30 qershorit. Patozi thotë se ky institucion po zbaton porosinë e kreut të qeverisë Edi Rama, duke i hapur rrugë mbylljes së kapakut për 30 qershorin.
22 Korrik 2019, 18:14 -
-
Arkeologjia në Durrës, Alban Ramohitaj: Shqipëria, si atraksion turistik (VIDEO)
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës Alban Ramohitaj rrëfen rëndësinë e 2000 monumenteve për vizitorët në Krujë, Tiranë, Elbasan, Fier edhe Durrës gjatë këtij sezoni turistik. Sipas tij, ndërgjegjësimi i njerëzve sa vjen edhe po shtohet për vlerat e tyre
22 Korrik 2019, 16:33 -
-
Ibrahimaj: Bizneset me shkelje mbyllen 30 ditë! Kontrolle selektive? Nuk ka ca të nënës e ca të njerkës
Plani Operacional në luftë kundër Informalitetit ka nisur në 1 korrik, do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. DO të ketë plan për vitin 2020 dhe për të ardhmen. Do të jetë luftë konsistente dhe e gjatë", tha Ibrahimaj.
22 Korrik 2019, 13:36 -
-
-
Shtyhet në shtator pretenca/ Tahiri: S'kam ngelur ndonjëherë në vjeshtë! Nuk jam modeli i burrave me botox
Shtyrjen e gjyqit ndaj tij ku akuzohet për trafik droge e grup kriminal, ish ministri Saimir Tahiri e ka krahasuar me historinë e shtetit që nisi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox. Ndërsa procesi ndaj Tahirit do të zhvillohet me gjykim të shkurtuar, ai këmbënguli në një proces pa ndërprerje, ndërsa për shkak të pushimeve të Prokurorisë e Gjykatës në gusht, pretenca do të jepet më 10 shtator.
22 Korrik 2019, 11:24 -
Dyshohet se u vra në Holandë, familja e Festim Latos hap dyert e mortit, vëllai: S'jemi 100% të sigurt që është vrarë (VIDEO)
Familja e Festim Latos, të vetë-shpallurit President i Republikës së Çamërisë, ka hapur dyert e mortit.Lato dyshohet se u vra në Holandë dhe kanë qenë pikërisht familjarët e tij që kanë dhënë këtë lajm. Sipas tyre, janë lajmëruar nga policia, e ndërsa janë nisur në Holandë për të bërë verifikimin.
22 Korrik 2019, 10:59 -
Ligji s'e lejon të bëjë emërime, KLP zgjat afatet e komandimit për prokurorët
Në pamundësi ligjore për të kryer emërime në pozicione të rëndësishme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjatur komandimet për drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Korçës, Gjirokastrës dhe Shkodrës.
22 Korrik 2019, 10:43 -
Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Simite me rrush të thatë dhe Fërgesë me mëlçi e gjizë/ Salushja nga Tirana fituesja e sotme
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08:45 – 10:00.
22 Korrik 2019, 10:39 -
3-vite nga Reforma në Drejtësi, Ruçi: E panegociueshme! Moment reflektimi për të gjithë (VIDEO)
Në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi është publikuar botimi parlamentar “Reforma ne Sistemin e Drejtësisë”. Në fjalën e tij gjatë promovimit të këtij botimi, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur se kjo Reformë është një moment reflektimi për të gjithë dhe ka vënë theksin se ajo është e panegociueshme dhe e pakthyeshme.
22 Korrik 2019, 10:18 -
Risitë në frigoriferët SAMSUNG, çfarë duhet të dini para se të blini?
Jeni duke menduar për të blerë një frigorifer? Pyetja që mund ti bëni vetes do jetë patjetër nëse vlen të shpenzoni më shumë për një model të caktuar kur të gjithë frigoriferët kanë pothuajse të njëjtin funksion? Që është të mbajnë ushqimet të freskëta.
22 Korrik 2019, 08:55 -
Banorët e Astirit bllokojnë rrugën në 'Unazën e Re', gurë makinës së policisë dhe thyejnë xhamin e ambulancës (FOTO)
Shënohet një incident në protestën e banorëve të Astirit ku prezentë ishin edhe militantë dhe figura politike të opozitës. Mbrëmjen e së dielës, ata kanë dalë në protestë në zonën e Unazës së Re duke bllokuar qarkullimin dhe kanë qëlluar me gurë një automjet të forcave të Rendit për të kërkuar largimin e tyre nga zona.
21 Korrik 2019, 23:07 -
Vlorë/ Ndërhynë për të shuar sherrin mes 4 personave, dhunohen 2 policë (VIDEO)
Dy policë të patrullës janë dhunuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Gazetari i Report tv Armand Xhelili raporton se policët e patrullës kanë ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin e sherrit mes 4 personave që po konfliktoheshin me njëri tjetrin. Ata i janë kundërvënë duke i qëlluar me grusht
21 Korrik 2019, 22:13 -
63-vjeçari në qendër të Këlcyrës në barake e këmbëzbathur apel për ndihmë, banorët: Jeton me 'thërrmijat' që i japim ne (VIDEO)
Ky është Kastriot Hajdini, 63- vjeç banues në Këlcyrë, e ndërsa kjo është banesa e tij e cila i ngjason një hauri për strehimin e kafshëve, sesa për të jetuar një njeri si Kastrioti. Ky i fundit jeton i vetëm pasi gruaja dhe fëmijët, janë larguar në drejtim të paditur duke e lënë atë në mes të katër rrugëve.
21 Korrik 2019, 16:58
