-
Komunikimi i shqiptarit nga burgu në Londër me Skype për 'Pa Gjurmë', jehonë në mediat britanike
Shqiptari 34-vjecar Afrim Imeraj është arrestuar nga autoritetet angleze bashkë me vëllanë e tij më datë 23 mars të vitit 2017 për trafik droge. Ai ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit. Qëllimi i shqiptarit ishte thirrja live për t’u lidhur me dy vajzat e tij të cilat nuk i ka parë që nga ndarja me bashkëshorten.
7 Dhjetor 2018, 18:47 -
Dua Lipa dhe Bebe Rexha shpërthejnë në lot, shqiptaret nominohen për të njëjtin çmim në Grammy (Video)
Dy yjet shqiptare janë shfaqur shumë të emocionuara në postimet e bëra në rrjetet sociale. Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë të dyja të nominuara për të njëjtin çmim në “The Grammy Awards”.
7 Dhjetor 2018, 18:44 -
-
'Unaza e Madhe'/ Vijon protesta edhe në Shkozë, banorët i vendosin flakën kazanëve të plehrave
Një pjesë e banorëve të Shkozës, paralelisht me banorët e 'Unazës së Re', po protestojnë përkundrejt projektit "Unaza e Madhe". Ata vazhdojnë të insistojnë në përfitimin e një dëmshpërblimi për banesat që janë prishur dhe priten të prishen, ndonëse pak ditë më parë deklaruan se i kanë të palegalizuara.
7 Dhjetor 2018, 17:47 -
Nesër tubimi në Gjirokastër për shqiptarët e vrarë në Greqi, gazetari Artan Hoxha: Policia ka miratuar lejen
Kur mbeten vetëm pak orë nga ky tubim shoqatat atdhetare kanë bërë të ditur detajet e organizimit. Nisja do të bëhet nesër në orën 04:30 të mëngjesit në sheshin "Nënë Tereza", ndërsa tubimi në Gjirokastër nis në orën 11:00.
7 Dhjetor 2018, 16:18 -
Lahuta serbe në UNESCO, studiuesi nga Kosova: Prishtina s’ka status për në UNESCO, t’i japë pëlqimin Tiranës që të vazhdojë punën
Pas debateve që janë hapur për regjistrimin e Lahutës si pasuri serbe në UNESCO, reagon për “Report tv” studiuesi nga Kosova, Zymer Neziri. Ai shprehet se këtë dosje duhet ta dorëzonte Tirana, që para 6 vitesh. Por, Prishtina as pas mosanëtarësimit të saj në UNESCO, nuk i ka dhënë pëlqimin Tiranës, për ta bërë këtë gjë e vetme. Neziri, i cili është edhe një nga hartuesit e dosjes, i sugjeron qeverisë së Kosovës se nuk është vonë që ta bëjë këtë gjë as tani.
7 Dhjetor 2018, 15:51 -
Protesta/ Lindita Nikolla te konviktet e studentëve: Në janar do të shikojnë ndryshimin
inistrja Lindita Nikolla deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë pasi janë akorduar 18 milion euro. Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në Qytetin Studentit për shumë prej godinave rezidenciale
7 Dhjetor 2018, 14:45 -
Shfaqja ‘Kreolët e Ballkanit’ në TKES, Petrovci: Evropa do të jetë një komb, për shkak të interesave ekonomike
Shfaqja “Kreolët e Ballkanit” me regji të Enver Petrovcit ngjitet këtë fundjavë në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli. Në qendër të veprës është dashuria, lumturia, hakmarrja, tradhtia, por edhe shpresa për një botë më të mirë.
7 Dhjetor 2018, 14:29 -
Bulqizë/Humbi trinjakët në spital, Ministria e Shëndetësisë: Mjekët shpëtuan nënën, fëmijët nuk mund të jetonin
Enkeleda Rexhepi 31 vjeçe, udhëtoi 1 orë me kalë, nga një zonë e thellë e fshatit Ostren pastaj me një makinë të rastit, por në spital u asistua vetëm nga një infermiere, duke lindur një fëmijë, por humbi dy të tjerët. Ministria e Shëndetësisë sqaron shtatzaninë 24-javëshe të gruas
7 Dhjetor 2018, 13:57 -
Konkursi për Çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër i vitit 2021”, Komisioni Europian përzgjedh Tiranën kandidate
Përkrah 9 qyteteve të tjera nga e gjithë Europa përfshi edhe vënde të Bashkimit Europian, Tirana është përzgjedhur së fundi në listën e qyteteve pretendente për të fituar çmimin “Kryqyteti i Gjelbër Europian ” që organizohet çdo vit nga Komisioni Europian, çmimi për të cilin pritet të jepet në qershor në Oslo, në Norvegji.
7 Dhjetor 2018, 10:50 -
Studentët refuzojnë ftesën e Ramës dhe vijojnë protestën, kërkesë me 8 pika ministres, Nikolla: Ejani në dialog
Studentët prej orës 10:00 vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në një moment mes tyre ka pasur një debat për të zhvendosur protestën para Kryeministrisë, por njëri nga organizatorët nuk ka pranuar duke vijuar qëndrimin para MAS. Pas plotësimit të kërkesës së parë, që ishte heqja e tarifës për lëndët e mbartura, ata i kanë dërguar ministres një letër me tetë pika të tjera. Ndërkohë që sot është protestuar për rreth dy orë edhe nga studentët në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Durrës . Një pjesë e studentëve kanë ardhur në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër kanë vijuar mësimin. Në Gjirokastër ashtu si dje nuk ka pasur tubime.
7 Dhjetor 2018, 08:38 -
-
-
-
Ju kujtohet ‘Bodyguard-i’ Monikës që e nxorri nga turma? Sekretari politik i LSI, ishte sot në protestë si ‘student’ (FOTO)
Pasi Ministrja e Arsimit njoftoi ditën e sotme dy vendime te rendesishme, për anullimin e vendimit te Keshillit te Ministrave per tarifen dhe per provimet e mbartura, një grusht mbështetësish të PD dhe LSI kanë qëndruar përpara ministrisë, duke tentuar kështu përdorimin e protestës për përfitime politike.
6 Dhjetor 2018, 19:19 -
Lahuta serbe në UNESCO/ Studiuesit: Mjaft me këtë dëshpërim, shteti shqiptar s’duhet të humbasë kohë
UNESCO pranon lahutën serbe (gusël), si pjesë të Trashëgimisë Jomatariale të Njerëzimit. Ky vendim u prit me reagime të ashpra nga shqiptarët. Por, studiuesit shprehen, se kjo gjë nuk është pengesë për regjistrimin e lahutës sonë në UNESCO. Ndërsa, dy ministritë e Kulturës dhe ato të Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhjen e kësaj çështjeje.
6 Dhjetor 2018, 18:53 -
Aksident në Vlorë, motorri përplaset me makinën, një i vdekur dhe një i plagosur (VIDEO+FOTO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum, ku një motorr është përplasur me një automjet tip "Fiat" e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit "Honda" Arsen Çela, 63 vjeç, banues në Orikum.
6 Dhjetor 2018, 18:29 -
Vijon puna për Unazën e Madhe, shkon në mbi 20 numri i ndërtimeve pa leje të prishura (VIDEO)
Edhe shembjet e sotme te "Unaza e Re" janë bërë me mirëkuptimin e qytetarëve të cilët kanë bërë zhvendosjen e orendive dhe pajisjeve eletroshtëpiake, duke i hapur rrugë makinerive të IMT.
6 Dhjetor 2018, 18:08 -
Protesta e studentëve, Rama publikon videon e projektit të Qytetit Studenti: Gati investimi 18.8 mln €
Reagimi i kryeministrit vjen pas protestave të studentëve, të cilët kërkojnë investime në infrastrukturën universitare dhe atë akomoduese, pasi fituan betejën për tarifën mbi lëndët e mbartura.
6 Dhjetor 2018, 17:29 -
'Unaza e Re'/ Dita e 33 e protestës së banorëve, Basha: Shqiptarët e kuptuan nga studentët, bashkimi bën forcën
I pyetur nëse PD do organizojë protesta, Lulzim Basha nuk foli për një plan konkret aksioni politik por theksoi se tha se opozita do jetë në mbështetje të çdo proteste të qytetarëve.
6 Dhjetor 2018, 17:05 -