-
Harta e rrallë Detare e 1455, Shkreli: Vërteton se Skënderbeu ishte një fenomen me impakt europian, që në të gjallë të tij
Qytetarët kanë vizituar sot Qendrën për Hapje edhe Dialog në kryeministri për të parë nga afër artefaktin e rrallë, Hartën Detare I të vitit 1455. Arkitekti dhe studiuesi i hartografisë mesjetare Artan Shkreli rrëfen se si u mundësua, që kjo hartë të udhëtojë për herë të parë jashtë Italisë
28 Nëntor 2018, 16:35 -
Meta dekoron ish-Presidentin e Kroacisë, Mesiç: Rishikimi i kufijve Serbi-Kosovë është politikë e gabuar
Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç në kuadër të 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Duke e nderuar me dekoratën e Flamurit Kombëtar, Meta u shpreh se vlerësimi vjen për përpjekjet e vazhdueshme që Mesiç ka bërë për shqiptarët në Ballkan. Ky i fundit pasi shprehu mirënjohjen e tij, komentoi edhe idenë e ndryshimit të kufijve Serbi-Kosovë duke e cilësuar si të gabuar. Mesiç theksoi se qëndrimi i duhur për vendet e përmendura është vetëm drejtimi për në BE.
28 Nëntor 2018, 15:11 -
-
Ndalimi i kapsollave/ Policia e Tiranës plan masash, dërgon në prokurori dy pronarë dyqanesh (FOTO)
Nis bllokimi i kapsollave që tregtohen në Tiranë. Policia e Tiranës ka sekuestruar disa lloje kapsollash dhe ka proceduar pronarët e dy dyqaneve. Shkak për bllokimin sipas Policisë është fakti se kapsollat kanë sasi të madhe eksplozivi. Ministria e Brendshme po përgatit një projektligj që do ndalojë importin e kapsollave në Shqipëri.
28 Nëntor 2018, 13:31 -
Ceremonia për 'Ditën e Flamurit', Rama tërheq sërish vëmendjen me veshjen e pazakontë (FOTO)
Kryeministri Edi Rama ka tërhequr edhe një herë tjetër vëmendjen në ceremoninë që u zhvillua këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës për ngritjen e flamurit kombëtar. Ai u shfaq këtë të mërkurë me një veshje tërësisht jashtë protokollit, me një xhup të gjatë kundër shiut dhe me një palë pantallona aspak serioze.
28 Nëntor 2018, 13:22 -
Gega para derbit: Hoxhën e doja në fushë, por do jetë sërish rradha jonë për fitore
Në prag të derbit me Tiranën, trajneri i Partizanit Skënder Gega ka folur për disa çështje që rrethojnë skuadrën e tij. Fillimisht trajneri tropojan deklaroi se kapiteni Alban Hoxha do të mungojë në derbi, ndërsa më pas tregoi edhe arsyet se përse Partizani do të dalë i fituar në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit shqiptar.
28 Nëntor 2018, 12:53 -
106 vjetori i Ditës së Flamurit Kombëtar, Bushati publikon letrën e Ismail Qemalit (Dokumenti)
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zgjedhur krejt ndryshe të japë një urim të vecantë nga ana e tij, për të gjithë qytetarët dhe bashkombasit shqiptarë, në ditën e shënimit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në profilin e tij, në facebook Bushati ka publikuar letrën e Ismail Qemalit drejtuar Fuqive të Mëdha, pas shpalljes se Pavarësise ku shkruan se shqiptarët janë krenarë për përkatësinë Europiane.
28 Nëntor 2018, 12:53 -
-
-
-
Zbulohet telegram austriak/ Si u shpall pavarësia në Vlorë, pasditen e 28 nëntorit 1912
Dokumenti origjinal i shtypur në makinë shkrimi u nxorr nga arkivi i Vjenës. Në 7 faqe të shkruar nga konsulli austriak në Vlorë, Wenzel Lejhanec, që i dërgohet ministrit të jashtëm austriak, jepet lajmi se Ismail Qemali e ka shpallur Shqipërinë të pavarur
28 Nëntor 2018, 10:24 -
Urimi i veçantë i Ambasadës Amerikane në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
Në ditën e Pavarësisë një urim i veçantë ka ardhur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila i uron të gjithë qytetarët shqiptarë për përvjetorin e 106 -të të Pavarësisë së Shqipërisë.
28 Nëntor 2018, 09:45 -
-
-
Batuta 'What the f*ck' dje në Kosovë/ Rama bën remix me këngën e njohur: La gente esta muy loca (Video)
Shprehja “What the f*ck” e kryeministrit është montuar me këngën e Sak Noel – Loca people. Vetë kryeministri e ka shpërndarë në Instagram dhe duket se e ka pritur me të qeshura.
27 Nëntor 2018, 21:51 -
-
-
-
Protesta/ Kryemadhi me strukturat e LSI: Banorët e Unazës së Re janë heronj, të bashkohemi me ta, janë njerëz si puna jonë
Kryemadhi ka thënë se banorët e Unazës së Re, duhen mbështetur sepse kanë arritur ti bëjnë ballë dhunës, presionit, dhe intimidimit dhe po mbështesin kauzën e tyre.
27 Nëntor 2018, 19:35 -
Akuzat e PD/ ARRSH nxjerr shifrat krahasuese: Pjesa e Unazës e ndërtuar nga Basha, 14 mln euro për km, tani 12.9 mln euro për km
Autoriteti Rrugor Shqiptar i është përgjigjur Lulzim Bashës për akuzat e tij se faturat e ndërtimit të unazës janë të fryra disa fish. Afrim Qendro tha se pjesa e Unazës ndërtuar nga Lulzim Basha kushtoi 14 milione euro për kilometër, ndërsa kjo që do të ndërtohet tani, kushton rreth 12.9 milionë euro për kilometër.
27 Nëntor 2018, 19:22 -