-
Makinat, falen taksat për 100 mijë
Qeveria ka vendosur të falë taksat e pa pagurara të makinave, gjobat për vonesat dhe çdo detyrim tjetër. Bëhet fjalë për rreth 100 mijë makina të cilat prej vitesh janë të regjistruara në sistemin e Drejtorisë së Transportit Rrugor, por nuk paguajnë taksat dhe detyrimet. Brenda 6 muajve, pas hyrjes në fuqi të ligjit, të gjithë qytetarët mund të shkojnë të çregjistrojnë mjetin e tyre dhe detyrimet do t’u falen. Në këtë mënyrë qytetarët mund të rinovojnë lejen e qarkullimit. VIDEO
qytetarë, 6 muaj për çregjistrimin
26 Qershor 2016, 11:31 -
Rikonstruktohet 'Isuf Balta', Veliaj:
Një rrugë e re i shtohet infrastrukturës së Tiranës. Mbi 4 mijë banorë që përdorin çdo ditë rrugën “Isuf Balta” në njësinë 9, nga sot mund të lëvizin më lirshëm, qoftë si këmbësorë apo drejtues mjetesh. Kryetrari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, tha se ky investim i rrit vlerën kësaj zone. VIDEO
Brenda mandatit, në gjitha njësitë
26 Qershor 2016, 11:15 -
Basha: Fermerët faliment,qeveria 95
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi që ka pasur me fermerët e Lushnjë ka thënë se fermerët janë drejt falimentimit, ndërkohë që qeveria haxhon 95 milion dollare cdo vit për luks dhe bileta avioni. Ai shtoi se, me programin që PD që hartuar dhe që do e zbatojë me ardhjen e saj në pushtet, bujqësia do të jetë prioritet, ku çdo vit do të ketë 100 milion euro subvencione dhe 50 milion euro investime në infrastrukturën bujqësore. VIDEO
mln $ çdo vit për luks e bileta avioni
26 Qershor 2016, 09:18 -
Moody’s zhvlerëson ekonominë
Tronditja e tregjeve dhe zhvlerësimi i paundit në orët që pasuan votën pro largimit nga BE janë vetëm fillimi i një periudhe pasigurie, që sipas agjencive të vlerësimit të kreditimit, do të zgjasë disa vite për Britaninë e Madhe.
britanike pas votimit “Brexit”
26 Qershor 2016, 08:37 -
Daut Hoxha, luftëtari çam që u
Daut Qamil ef. mullà Qemal Bejdeshati lindi më 1896 në Dhrohomí, fshat 13 km. në jug të Paramithisë. Shpërthimi i Luftës Ballkanike e gjeti 16-vjeçar, por edhe pse fare i ri, si bir i një familjeje me të kaluar disa brezshe luftareke prijëse, u përfshi në të tok me bashkëfshatarët e vet gjatë përballjes së ushtrisë dhe andartëve grekë.
përball me grekët e Enver Hoxhën
26 Qershor 2016, 08:22 -
Frederik Rreshpja: Moikom
Të gjithë artikujt që janë shkruar në periodikët për Moikom Zeqon, i cilësojnë librat e tij si shumë të çuditshëm dhe disa herë të pakuptueshëm. Këtu kam parasysh sidomos autorë seriozë, si Alfred Uçi, Skënder Drini etj. Në fakt, këtu nuk ka asgjë të pakuptueshme e as të çuditshme po të kujtohemi që librat e Zeqos janë traktate, një gjini kjo, e kohëve klasike e moderne, që është e trajtuar edhe nga Lukiani edhe nga Erazmi i Roterdamit, edhe nga Blez Paskali, Dekarti, Ajnshtajni edhe nga Hajdenbergu. Sidomos iluministët francezë si Didëro, Volter, Monteskje, Furje, Simoni etj., kanë shkruar traktate me një rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën mbarëbotërore. Vetë Zeqo nuk thotë asgjë për këtë. Ai nuk i emëron librat me asnjë gjini dhe asnjëherë.
Zeqo midis artit dhe shkencës
26 Qershor 2016, 08:16 -
Presto Classical: Sfidat e Ermonela
Sopranoja lirike shqiptare Ermonela Jaho sigurisht që ka mbi shpatulla peshën e një reputacioni të shkëlqyer: me performancat e saj në kryerolet në La Traviata, Madama Butterfly dhe në veçanti Suor Angelica. VIDEO
Jahos me “Zaza”-n e Leoncavallos
26 Qershor 2016, 08:12 -
Përmbytet Virxhinia Perëndimore
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve ne Virxhinian Perëndimore në SHBA. Stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ndërkohë që shtë shpallur gjendja e emergjencës në 44 shtete. FOTO
të paktën 20 viktima,kaos e izolime
25 Qershor 2016, 16:14 -
Fjala e kryetarit të PD-së në Asamblenë Kombëtare të PR-së
I nderuar z.Mediu, kryetar i Partisë Republikane,Të nderuar anëtare të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane,Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Ju falënderoj për ftesën dhe është kënaqësi të ndodhem sot në mesin tuaj ku me të vërtetë ndihem si në shtëpinë time. Siç dua, besoj dhe dëshiroj që edhe ju ndjeheni në shtëpinë tuaj, në Partinë Demokratike të Shqipërisë, jo vetëm në selinë qendrore në Tiranë por kudo ku demokratë, republikanë e aleatë të tjerë të opozitës janë bashkuar, jo rreth numrave por rreth vlerave.
25 Qershor 2016, 13:52 -
Brexit, britanikët “ndërrojnë” mendje
Londra kërkon një tjetër referendum për largimin ose jo nga BE. Një peticion i nisur nga banorët e kryeqytetit, ka arritur të mbledhë 1.5 milionë firma dhe kërkon pikërisht një votim të dytë. Lajmi vjen vetëm një ditë pasi britanikët vendosën në shumicë që vendi të mos jetë pjesë e Bashkimit Europian. 'Koka' e 'Brexit' tërhiqet nga premtimi Obama: Populli britanik foli, duhet ta respektojmë Referendumi përçan Britaninë, Skocia e Irlanda duan BE Ikën Britania nga BE, tërmet në Europë
Londra kërkon referendum të dytë
25 Qershor 2016, 12:18 -
Britania e Madhe largohet, çfarë
Tej çdo parashikimi, Anglia votoi dy të më parë për largimin nga Bashkimi Europian. Në referendumin historik të së enjtes, britanikët i thanë “jo” qëndrimit në BE, duke përmbysur kështu çdo sondazh parazgjedhor që i jepte një epërsi të lehtë kampit pro. Rreth 52% e britanikëve kanë votuar pro daljes nga BE, duke e bërë fakt tashmë largimin e vendit nga Bashkimi Europian. Obama: Populli britanik foli, duhet ta respektojmë Referendumi përçan Britaninë, Skocia e Irlanda duan BE Ikën Britania nga BE, tërmet në Europë
do ndryshojë tashmë në BE
25 Qershor 2016, 07:33 -
-
Ngjela: Berisha pas reformës të
Avokat Spartak Ngjela shprehet se do të ketë politikanë që do të shkojnë përpara drejtësisë, pas miratimit të reformës. I ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Ngjela u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha, falë reformës, do të ketë mundësi që të marrë avokat ndërkombëtar, për tu mbrojtur pasi që do të akuzohet, do të akuzohet patjetër. Sipas Ngjelës, reforma do të kalojë në Kuvend me mbi 100 vota dhe në fund, edhe vetë Partia Demokratike do ta votojë. VIDEO
marrë avokat të huaj se do t’i duhet
24 Qershor 2016, 18:20 -
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e nisjes së shpimit në pusin Shpirag 3 nga kompania SHELL
Përshëndetje të gjithëve!Sot nuk është më një sekret, ajo çka Jan Henk dhe Maksi diskutuan me mua, disa kohë më parë, lidhur me një zbulim të ri të një rezerve të konsiderueshme nafte dhe gazi dhe të një nafte të cilësisë më të mirë. Por, për një periudhë kohe, kjo mbeti e pathënë, sepse SHELL kërkonte më shumë garanci, në kuptimin teknik të fjalës, për të bërë këtë njoftim.
24 Qershor 2016, 12:53 -
-
Mikrofinanca, Ekonomi: Janë 110
Qendra Europiane e Mikrofinancës (Organizmi më i madh i mikrofinancës në Europë) çeli sot punimet e Asamblesë së saj të Përgjithshme vjetore 2016 duke mbledhur në Tiranë krerët më të rëndësishëm të mikrofinancës në Europë. Kjo është hera e parë që të gjithë krerët më të lartë të Mikrofinancës Europiane mblidhen në Shqipëri. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës.
mln €, Panariti: Mbështetje bujqësisë
23 Qershor 2016, 21:54 -
Drejtësia, Blushi:Proces hermetik
Deputeti socialist Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi pritet që shumë shpejt të depozitojnë në Kuvend një amendament për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. Nga ana tjetër, ai theksoi se Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi ka punuar në mënyrë hermetike, pa i bërë të njohur popullit se çfarë është kjo reformë.
Presidenti të zgjidhet nga populli
Xhafaj-Blushit: Drafti OK, lexoje!
23 Qershor 2016, 14:08 -
Deklarata e Ministrit Arben Ahmetaj
Sot në qeveri kaluam një vendim shumë të rëndësishëm që ka lidhje të drejtpërdrejtë me paketën e madhe fiskale lehtësuese të procedurave që qeveria dhe kryeministri Rama ka avancuar në publik dhe në komunitetin e biznesit. Vendimi në fjalë “Për një ndryshim në vendimin nr.953” i 2014-s ka të bëjë për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, pra dispozitat zbatuese. Ka ndryshuar në themel një nga procedurat që deri më sot mund të ketë qënë një procedurë penguese.
pas Mbledhjes së Këshillit të Ministrave
22 Qershor 2016, 15:09 -
-
Asgjësohen 27527 bimë kanabis
Policia vazhdon aksionin e asgjesimit të lëndëve narkotike në të gjithë Shqipërinë, teksa në Pogracec, Vlorë, Shkodër, Durrës, Pukë, Skrapar dhe Gjirokastër janë asgjësuar 27357 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. VIDEO
në Vlorë, Shkodër dhe Pogradec
22 Qershor 2016, 08:44 -