-
Sot një vit nga vrasja e Klodian Rashës nga polici Hajdaraj, homazhe në Tiranë për 'Dëshmorin e Atdheut'! Babai për mediat: Tentuan ta bënin kriminel
Një vit më parë, në një ngjarje shumë rëndë që tronditi vendin dhe shkaktoi protesta të mëdha, një i ri 25-vjeçar humbi jetën nga një plumb i dalë nga arma e punonjësit të policisë, Nevaldo Hajdaraj.
8 Dhjetor 2021, 09:49 -
-
Investigimi/ Sali Berisha internoi në vitin 1982 kardiologët Milto dhe Margarita Kostaqi! Mjekja në 2010: Ishim shokë, tani e kam frikë se pësova njëherë
Për herë të parë, emisioni investigativ, hedh dritë mbi dëbimin nga Tirana të mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi në vitin 1982. Dëshmia e mjekes (e ndarë nga jeta në 2011-ën) dhe 9 personave të tjerë, zbulon veprimet e Sali Berishës, asokohe sekretar partie, i cili i shikonte çiftin e mjekëve si kundërshtarë të tij
7 Dhjetor 2021, 21:00 -
VIDEOLAJM/ Sali Berisha 'ndjek' live momentet kur Rama nderohet me çmim nga Clinton në SHBA dhe duartroket
Botuesi i Gazetës TemA, Mero Baze ka publikuar një video montazh teksa shfaqet Sali Berisha "duke ndjekur" kryeministrin Edi Rama teksa u vlerësua me çmim nga ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton për strehimin e afganëve.
7 Dhjetor 2021, 20:31 -
Dhuna ndaj grave, drejtësisë i kërkohet përgjegjshmëri! Çela: Prokurorët të vlerësojnë e të hetojnë çdo të dhënë
Vlerësimi i çdo të dhëne në denoncimet e dhunës, dhe dhënia e dënimeve më të ashpra ishte kërkesa e drejtuesve të disa institucioneve për organet e drejtësisë. Sipas tyre, problem mbeten vendimet paradoksale për urdhrat e mbrojtjes.
7 Dhjetor 2021, 20:05 -
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Nuk është e qartë nëse përqendrimi i trupave ruse paralajmëron një sulm të afërt. Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar Perëndimit që të përjashtojnë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, ndaj shtimi i trupave në kufi mund të reflektojë përpjekjen ruse në mbështetje të mesazhit të saj.
7 Dhjetor 2021, 15:59 -
Bashkia e Tiranës nis dëgjesat për buxhetin 2022, Veliaj takim me të rinjtë: Do kemi fondet më të madh ndonjëherë për rininë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur dëgjesat për projekt-buxhetin e vitit 2022. Në takimin me të rinj nga gjimnaze të ndryshme të kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se këtë vit Tirana do mbajë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, bashkia do të ketë buxhetin më të madh ndonjëherë për të rinjtë.
7 Dhjetor 2021, 14:49 -
Doza e tretë e vaksinës anti-COVID, zv.ministrja Tomini: Deri më tani e kanë marrë mbi 85 mijë qytetarë
Nga nisja e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës anti-COVID, deri më tani e kanë marrë atë 85.545 qytetarë. Kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini gjatë një raportimi në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
7 Dhjetor 2021, 12:38 -
Moti i keq/ Qarku i Kukësit 'mbulohet' nga dëbora, bien inerte në disa akse! Pastrohen rrugët, s'ka probleme me qarkullimin
Pavarësisht sasitë së konsiderueshme të dëborës, rrugët janë të gjitha të kalueshme dhe nuk ka problem me qarkullimin e mjeteve. Po ashtu janë pastruar edhe akset ku ka patur rënie inertesh.
7 Dhjetor 2021, 11:32 -
Mbyllja e hyrje-daljeve të rrezikshme në Durrës, bizneset: Kemi vite që paguajmë taksa, tani na quani të paligjshëm! Dhoma e Tregtisë: 20 mijë punonjës mbeten pa punë
Pronarët e bizneseve në Sukth të Durrësit janë përballur sot me inspektorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët kanë vijuar me mbylljen e hyrje-daljeve të paligjshme. Ata pretendojnë se nuk janë njoftuar mbi këtë aksion dhe se mbyllja e rrugës praktikisht i falimenton. Sipas tyre prej vitesh kanë paguar taksat e biznesit, ndërsa tani po quhen të paligjshëm.
7 Dhjetor 2021, 10:39 -
SHBA paralajmëron Rusinë: Do dërgojmë trupa në Europën Lindore nëse pushton Ukrainën
SHBA ka paralajmëruar se do të dërgojë përforcime në Europën Lindore në rast se Rusia do të tentojë të pushtojë Ukrainën. Në prag të bisedimeve mes Joe Biden dhe Vladimir Putin, SHBA bëri të qartë po ashtu se do të vendosen edhe sanksione të rënda ekonomike.
7 Dhjetor 2021, 09:34 -
Kritikoi talebanët në Facebook, vritet i riu në Afganistan
Luftëtarët talebanë e ndaluan Naweed Azamin pasi ai kishte kritikuar grupin militant përmes një postimi në Facebook. Tri ditë pasi ishte ndaluar, trupi i pajetë i 30-vjeçarit u gjet përgjatë bregut të një lumi në qytetin Lashkar Gah, që gjendet në jug të Afganistanit.
7 Dhjetor 2021, 08:33 -
Çmimet e lëndëve të para rritën me 2.4 % kostot në ndërtim në 3-mujorin e tretë, niveli më i lartë i dekadës
INSTAT raportoi se indeksi i Kushtimit në Ndërtim (INK), në tremujorin e tretë 2021 arriti 102,1 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e tretë 2021 është 2,2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,2 %.
7 Dhjetor 2021, 07:28 -
Protesta të dhunshme në Bruksel kundër ashpërsimit të masave kundër Covid-19
Dhuna dominoi sërish protestën e grupimeve kundër vaksinimit në Bruksel. Manifestuesit sulmuan me fishekzjarrë e sende të forta policinë që kishte ngritur barriera përreth rrugëve të qendrës për t’i penguar të sulmonin institucionet.
7 Dhjetor 2021, 00:10 -
Virozë apo Covid? Tek mjeku i familjes me simptomën e parë, raport ose vërtetim për të shëruarit nga koronavirusi
Një simptomë e thjeshtë, shpesh e virozave të stinës, po i çon qytetarët drejt qendrave shëndetësore me frikën se kanë Covid. Mjekët e familjes po përballen edhe me fluksin e qytetarëve që bëjnë kryesisht dozën e tretë të vaksinës.
6 Dhjetor 2021, 21:04 -
20-vjeçari shqiptar kapet në ‘shtëpi bari’ në Britani, fqinjët e 'spiunuan'! Droga me vlerë 40 mijë £
Mediat britanike bëjnë me dije se ishin fqinjët ata që e denoncuan 20-vjeçarin Zyberaj. Ata i thanë policisë se era e kanabisit që vinte nga një banesë afër tyre po i shqetësonte. Sipas raportimeve, i riu shqiptar është shfrytëzuar nga bosët e drogës në Britani që të kujdesej për prodhimin e bimëve narkotike.
6 Dhjetor 2021, 19:38 -
COVID-19/ Italia merr masa të reja, të pavaksinuarit nuk do lejohen në ambientet e brendshme të restoranteve, muzeve e teatrove
Italia po merr masa të reja ndaj personave të pavaksinuar këtë sezon festash, duke i përjashtuar ata nga ambientet e mbyllura të restoranteve, teatrot dhe muzetë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Masat e reja që synojnë të inkurajojnë skeptikët që të vaksinohen, hynë në fuqi të hënën.
6 Dhjetor 2021, 17:27 -
Grupi Alpha Bank njofton shitjen e Alpha Bank Albania sh.a. te OTP Bank Plc me shumën prej 55 milion eurosh
Alpha Services and Holdings S.A. (kompania mëmë e Alpha Bank Group, referuar si “Grupi”) njofton se Alpha International Holdings Single Member S.A. (referuar si “AIH”), një filial në pronësi të plotë të Grupit ka lidhur një marrëveshje angazhimi me OTP Bank Plc për blerjen e Alpha Bank Albania SH.A., në datën 06.12.2021.
6 Dhjetor 2021, 16:09 -
Sot feston 70-vjetorin, socialistët urojnë Gramoz Ruçin në këtë ditë të shënuar
Sot është një ditë e shënuar për ish-kryeparlamentarin Gramoz Ruçi pasi feston 70-vjetorin e lindjes. Padyshim që në këtë ditë nuk mund të mungonin as urimet nga miqtë e tij socialistë pak muaj pasi u shkëput nga politika.
6 Dhjetor 2021, 15:53 -
Pastrimi i parave/ Në SHBA do të kërkohet më shumë transparencë mbi pronat që blihen me para në dorë
Tregu amerikan i pasurive të paluajtshme është parë prej kohësh si një ‘stacion’ i qëndrueshëm për zyrtarë qeveritarë të korruptuar nga mbarë globi e aktorë të tjerë të paligjshëm, që kërkojnë të pastrojnë të ardhura të siguruara nga aktivitete kriminale.
6 Dhjetor 2021, 15:52 -
VIDEO/ Kthyen katin e katërt të banesës në serë kanabisi, arrestohen babë e bir në fshatin Shënavlash të Durrësit! Në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 15 kg kanabis
Babë e bir janë arrestua ditën e sotme në Shënavlash të Durrësit, pasi kishin kthyer katin e katër të banesës në serë kanabisi. Janë arrestuar në flagrancë Sherif Kola dhe djali i tij Igli Kola, banues në fshatin Shënavlash, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 3 punonjës të OSHEE.
6 Dhjetor 2021, 15:06
