-
-
-
ZYRTARE/ Ish-kreu i Anti-Terrorit, Gledis Nano emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vend të Ardi Veliut! Priten ndryshime në disa drejtori
Kreu i Anti-terrorit Gledi Nano emërohet drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas dorëheqjes së Ardi Veliut, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka firmosuar emërimin e Nanos në mbledhjen e sotme të qeverisë pas propozimit të ministrit Bledi Çuçi.
6 Tetor 2021, 12:19 -
Avionë ushtarakë kinezë mbi qiellin e Tajvanit për 4 ditë! Tension 'në ajër', më i rrezikshmi i 40 viteve të fundit
Tensionet ushtarake mes Kinës dhe Tajvanit janë më të rrezikshmet e 40 viteve të fundit, pasi një numër i madh avionësh kinezë kanë fluturuar për 4 ditë rrashtë mbi qiellin e zonës së mbrojtur ajrore në Tajvan.
6 Tetor 2021, 10:30 -
Ikën Veliu, eksperti i kriminalistikës në ‘Repolitix’: E shkarkuan! Opinionisti Meçaj: Largimi s’lidhet me performancën e tij, por me raportin me opozitën
Largimi i Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, për ekspertin e kriminalistikës, Ervin Karamuça por edhe për gazetarin Sokol Bregu është shkarkim nga detyra dhe jo dorëheqje siç u paraqit nga qeveria.
5 Tetor 2021, 23:05 -
VIDEO/ Tornado dhe stuhi të dhunshme godasin Catania-n në Itali, plagosen disa persona, dëme të shumta materiale
Një tornado e fortë, e ndjekur nga reshje të dendura shiu dhe breshri, goditën qendrën historike të Catania-s në Itali, duke shkaktuar dëme serioze. Si pasojë e tornados, disa persona u plagosën. Bashkia i ka rekomanduar qytetarëve që të qëndrojnë në gatishmëri maksimale dhe të mos dalin nga shtëpia përveç për arsye urgjente.
5 Tetor 2021, 18:27 -
Aksident në Kurbin, humb jetën një person, plagosen 3 të tjerë! Dërgohen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës! Makinat bëhen copë nga përplasja e fortë (FOTO)
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Kurbin, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, ku automjeti tip "Renault" është përplasur me mjetin tip "Ford".
5 Tetor 2021, 17:52 -
'Pandora Papers', Londra, qendër e rrjetit të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale! Zbulimi më befasues, pasuria e fshehur e Presidentit të Azerbajxhanit
Ndër zbulimet më befasuese të “Pandora Papers” është pasuria e fshehur e Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familjes së tij. Dokumentet e rrjedhura tregojnë se gjatë 15 viteve të fundit familja Aliyev dhe bashkëpunëtorët e saj tregtonin në Britani prona në vlerën e 544 milionë dollarëve. Rachel Davies Teka punon për organizatën kundër korrupsionit “Transparency International”.
5 Tetor 2021, 17:22 -
Rama 100 ditë afat për riorganizimin e policisë, Ardi Veliu 'dorëzohet' 10 ditë para, jep dorëheqjen: Do rri me familjen! Kryeministri: Mirënjohje! Kush janë dy emrat në garë për ta zëvendësuar
Ardi Veliu është një tjetër Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që nuk përfundon dot mandatin e plotë 5-vjeçar në këtë post. Ardi Veliu mbajti këtë detyrë për tre vjet e gjysmë dhe u largua pasi do t'i kushtojë më shumë kohë fëmijëve dhe familjes. Dorëheqja erdhi 10 dita para skadimit të afatit që vendosi kryeministri për ta risjellë në shina policinë.
5 Tetor 2021, 17:06 -
Tirana 'rrëmben' konferencën prestigjioze të Nanoteknologjisë, mbi 200 shkencëtarë rrëfejnë zbulimet më të rëndësishme shkencore
Konferenca Ndërkombëtare e Nanoteknologjisë, e organizuar nga Akademia e Shkencave, nisi këtë të hënë për të vijuar deri më 8 tetor. Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet në Tiranë.
5 Tetor 2021, 17:03 -
Rriten çmimet, familjet në 2020 shpenzuan 41% të buxhetit vetëm për ushqime
Më shumë se 41% e buxhetit të familjeve në vitin e kaluar është shpenzuar për ushqime dhe shkak për këtë sipas INSTAT u bë shtrenjtimi i disa produkteve që për ekspertët duhej të ishte rimbursuar "shporta".
5 Tetor 2021, 16:43 -
Ushtria britanike fillon furnizimin me karburant në krizën e energjisë
Është kriza më e rëndë e karburantit në Britani prej dekadash, me imazhe të shoferëve që formojnë radhë të gjata në stacionet e karburantit për të siguruar furnizime të pakta që dëmtojnë besueshmërinë e qeverisë.
5 Tetor 2021, 16:33 -
Deputetët e pyesin nëse shkarkohet Ardi Veliu, ministri ia kthen me batutë
Në një kohë kur në media po flitet që është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, çështja është cekur edhe në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku është i pranishëm edhe ministri Çuçi.
5 Tetor 2021, 13:50 -
Aksident rrugor në Rrëshen, zjarrfikësja nxjerr 3 të plagosurit nga makinat, dërgohen me urgjencë te Trauma
3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e sotme në Rrëshen. 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke regjistruar 3 të plagosur.
5 Tetor 2021, 11:39 -
Atentati mafioz në Elbasan, 2 viktimat lëviznin me makina të blinduara! Njëri prej autorëve drejt identifikimit, dyshime të forta për grupin e Dubait
Dy viktimat e mbrëmjes së kaluar në Elbasan, Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku lëviznin me makina të blinduara, kështu që atentati ndaj tyre ka qenë i mirëmenduar dhe i lëvizjet e tyre janë monitoruar
5 Tetor 2021, 10:23 -
-
Report Tv në Vermosh ku u rrëzua avioni i dyshimtë! Piloti me 2 persona dyshohet se u larguan drejt Malit të Zi! Banori: S'kishin dialekt verior! I pashë me dylbi, po transportonin diçka drejt makinës
Report Tv ka udhëtuar drejt Vermoshit, aty ku u rrëzua avioni i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikuese me pilotin ende të paidentifikuar. Mësohet se ai dhe personat që ndihmuan me fuoristradë të bardhë u larguan drejt Malit të Zi, ndërsa një bari i zonës ka dëshmuar se asnjëri nuk kishte dialekt veriu dhe po transportonin dicka. Se çfarë kanë qenë duke transportuar, bariu nuk di ta thotë me siguri.
5 Tetor 2021, 09:56 -
Pas herësit, Gjykata Kushtetuese rrëzon një tjetër nen në Kodin Zgjedhor, shfuqizohet pragu 1% i votave në rang kombëtar për kandidatët e pavarur
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Kodin Zgjedhor duke shfuqizuar pragun 1% për kandidatët e pavarur. Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kandidatit të pavarur, Elton Debreshi.
5 Tetor 2021, 09:05 -
Bllokimi i Instagram, Facebook dhe What’s App për më shumë se 7 orë, ‘shpërthejnë’ meme-t në rrjet
Një rënie e rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe What's app ka ndodhur pasditen e së hënës rreth orës 17:30. Përdoruesit raportuan probleme me hyrjet e llogarive, por edhe në lidhjet me serverin dhe ngarkimin e përmbajtjes.
5 Tetor 2021, 08:04 -
Trondit në ‘Pa Gjurmë’ 35-vjeçarja gramshiote: Fëmijët m’i hiqte nga gjoksi me dhunë, për mua mbante një plumb të fundit
Një letër e dërguar në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, puntatën e 21 shtatorit nga Fatbardha Latifi në "Rubrikën e Letrave" na preku të gjithëve. Kjo histori na çoi në një fshat të thellë afro 1 orë gjysëm larg qytetit të Gramshit, në Duzhë, ku ndër rreshtat e kësaj letre 35-vjeçarja ishte munduar të rrëfente historinë e jetës. Atë të dhunës nga ish-bashkëshorti, ndërsa kërkon ndihmë.
4 Tetor 2021, 17:40 -
‘Tetori rozë’, gjatë gjithë muajit mamografitë do të kryhen deri në 8-të të mbrëmjes për 6-të ditë të javës
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ka vizituar Poliklinikën Qendrore në Tiranë, ku është instaluar mamografia e re. Për të rritur ndërgjegjësimin dhe aksesin në shërbimin e mamografisë, Ministrja e Shëndetësisë tha se gjatë muajit tetor, do të ofrohet shërbimi me orar të zgjatur.
4 Tetor 2021, 14:41
