-
Në vend që të jetë shembull për rininë, Kujtim Gjuzi publikon foton me armë në dorë
Deputeti Kujtim Gjuzi, lodër apo armë prej vërteti të jetë ajo, duhet të kërkojë ndjesë për publikimin e pamjeve të tilla, pasi roli tij në Kuvend është ai i një ligjvënësi dhe edukimi për brezin e ri dhe ajo që po bën është pikërisht shkelja me të dyja këmbët e ligjit por edhe etikës e moralit.
7 Tetor 2020, 21:10 -
COVID-19/162 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet mjekja pediatre, mbyllet qendra shëndetësore Sarandë
Koronavirusi në Shqipëri, 162 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! Shërohen 150 persona. Të shtruar janë 231 persona, 17 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
7 Tetor 2020, 16:00 -
-
Pandemia shtyn afatin për dorëzimin e ofertave për koncesionin Milot-Fier! MIE: Kompanitë kohë deri më 28 tetor
Është shtyrë me një muaj afati që kishin kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në tenderin për koncesionin e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier.
5 Tetor 2020, 09:17 -
3 viktima dhe 131 raste të reja/ 115 qytetarë fitojnë betejën me COVID në 24 orë! MSH: Kur është e mundur të punohet nga shtëpia
Koronavirusi ka marrë 3 jetë njerëzish ditën e sotme, duke e çuar në total numrin e viktimave në 387! Viktimat janë regjistruar në Shkodër, Elbasan dhe Tiranë, mes tyre edhe një 47-vjeçar.
30 Shtator 2020, 16:02 -
Ekskluzive/ Bardhyl Kollçaku padit Metën e Xhaçkën, ish shefi i shtabit kërkon pagën dhe gradën në gjykatë
Forcat e armatosura përfundojnë në gjykatë në një padi të rrallë, ku ish shefi i shtabit Bardhyl Kollçaku kërkon të anuloj dekretin e presidentit dhe vendimet e ministres Olta Xhacka. Report Tv siguron ekskluzivisht padinë ku Kollçaku kërkon pagën e një muaji si shef shtabi pasi u shkarkua para afatit, rikthimin në detyrë pasi është në lirim dhe gradën Gjeneral Major, e pagën deri në emërimin si ushtarak aktiv.
26 Shtator 2020, 18:05 -
-
-
-
Hajdari çon draftin për listat në Këshillin Politik: Të hapura 100%, mandatin e merr kush votohet më shumë! Takohemi të martën në 10:00
Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik Rudina Hajdari ka propozuar një draft për hapjen e listave 100 %, ruajtjen e kuotës gjinore 30 % dhe mënyrës së shpërndarjes së mandateve. Ndryshe nga PS, Hajdari kërkon ti japë votuesit 100% të drejtën për të vendosur se kush do ta përfaqësojë në Parlament, ndërsa i kërkon Këshillit Politik të takohen të martën e të punojnë non stop deri në arritjen e dakordësisë. Ajo i ka dërguar një letër anëtarëve të këshillit për t'u mbledhur ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 për të punuar pa pushim deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar.
20 Shtator 2020, 14:01 -
-
-
Këshilli politik, palët dalin më të përçara se kurrë! Bylykbashi: Presim përgjigjen e Gjiknurit për ODIHR! Hajdari: Propozimi i PS nuk hap listat!
Opozita e bashkuar dhe Partia Socialiste nuk arrin konsensun për listat e hapura 100% në Këshillin politik dhe koalicionet parazgjedhore. PD kërkon ekspertizën e OSBE, ndërsa Rudina Hajdari rrëzon draftin e PS për listat.
18 Shtator 2020, 12:00 -
4 viktima, 167 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! Infektohen disa mësues në Vlorë dhe Tepelenë
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona dhe janë konfirmuar pozitiv 167 raste të reja me COVID-19. Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.
14 Shtator 2020, 17:02 -
Kuvendi në seancë plenare, nis sesioni i ri, Ruçi: 'Kushtetuesja' më 1 janar të fillojë punën
Në fjalën e tij, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe më 1 janar të 2021 të ketë filluar punën. Ai gjithashtu sot ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhur në Washington nën ndikimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump.
7 Shtator 2020, 17:10 -
-
-
Pandemia Covid/ 953 raste të reja infeksioni dhe 4 viktima në Itali! Regjistrohen 24 milionë pozitivë dhe 810 mijë vdekje në botë
Në të gjithë botës, numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të infektuar nga koronavirusi është në pragun e 24 milionë, për një total prej afro 810 mijë viktima që prej fillimit të pandemisë
24 Gusht 2020, 11:04 -
Diskutimet për Arta Markun që rikthejnë Dvoranin në KED, vetëm përfaqësuesi i Metës ishte pro ndërprerjes së mandatit
Anëtarët e KED në janar të 2020 u shprehën se Arta Marku duhej të qëndronte në KED deri në fund të vitit edhe pse ishte larguar si kryeprokurore, qëndrimi i tyre në favor të rikthimit të Dvoranit pasi precedenti është i njëjtë
21 Gusht 2020, 17:37 -
-
Precedenti Arta Marku/ Vitore Tusha i kërkon rikthimin në KED, Ardian Dvorani: Jam gati, por vendosni ju
Ish-kreu i KED-së, Ardian Dvorani në një letër të gjatë drejtuar KED-së që po zhvillon mbledhjen ditën e sotme thotë se Vitore Tusha i ka telefonuar tre ditë më parë dhe një ditë më pas e ka njoftuar me e-mail për mbledhjen e sotme, ku duhet të merrte pjesë.
21 Gusht 2020, 11:54
