-
'Basti' fatal mes 11 e 18 dhjetorit në PD dhe… 'Kuvendi u mbyll, delegatët ikën'
Që konflikti në PD mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për lidershipin po shkon drejt përplasjes finale, këtë fakt askush nuk e mohon. E themi këtë pasi akuzat dhe kundërakuzat ndaj njëri tjetrit po lëvizin me shpejtësi drejt niveleve më të larta, aq sa mund të quhet një situatë e pakthyeshme në pikën fillestare, kur palët “bashkëjetonin” në qetësi me njëri tjetrin në PD.
17 Nëntor 2021, 22:59 -
300 studentë veshin bluzat e bardha, ministrja e 'Shëndetësisë' dhe e 'Arsimit': Do të rrisim kuotat për mjekësinë
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se angazhimi për Paktin për Universitetin është jetësuar dhe do të vijojë më tej, me projekte të reja në dobi të cilësisë së mësimdhënies.
16 Nëntor 2021, 16:03 -
-
Ministria e Shëndetësisë: Po shqyrtojmë vendosjen e pasaportës së vaksinimit në bar-kafe! Spaho: Si do i monitoroni? Braçe kundër Shoqatës së Bareve: Shëndeti publik mbi interesat e tyre
Në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022, pati debate lidhur me investimet, mbulimin e procesit të vaksinimit dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për qytetarët.
8 Nëntor 2021, 10:31 -
Helmimi i krutanëve nga uji, Bakiu: Artur Bushi të japë dorëheqjen, Alibeaj: Mbi 1200 të helmuar
Deputetja Bakiu tha se kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, duhet të japë dorëheqjen sa më parë. Më tej, ajo theksoi se shumë qytetarë po trajtohen në shtëpi pasi në spital mungon insfrastruktura. Ndërsa nënkryetari i PD Alibeaj tha se janë mbi 1200 të helmuar. Ai deklaroi se Rama duhet të reagojë pasi është përgjegjësi ligjore, njerëzore dhe politike.
28 Tetor 2021, 10:30 -
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratori i OSHEE: Zbuluam 2 “ferma” Bitcoin, plani që kemi për t’i bllokuar
Kujtojmë se prodhimi i kriptomonedhës Bitcoin kërkon pajisje të fuqishme kompjuterike të cilat përdorin dhe një sasi të madhe të energjisë elektrike.Çela theksoi se janë zbuluar 2 “ferma” Bitcoin, njëra në Tiranë dhe tjetra në Fushë Krujë, të cilat janë zbuluar pasi është konstatuar vjedhja e energjisë. Pas zbulimit të këtyre rasteve janë marrë masa.
26 Tetor 2021, 10:26 -
PD-ja me dy koka
Sali Berisha njoftoi të premten nga Berati se këtë javë do caktojë datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike pa harruar të përsërisë edhe opsionin se ai do jetë kryetar i ri i PD. Ishte një lajm që u prit me shumë me ngazëllim nga mbështetësit e tij dhe me aq shumë frikë nga mbështetësit e Lulzim Bashës.
25 Tetor 2021, 09:50 -
Arkeologët zbulojnë dëshmi të kishës legjendare të humbur e ndërtuar mbi shtëpinë e dishepujve të Jezusit
Janë zbuluar më shumë prova që lidhin rrënojat e lashta të zbuluara në Izrael me një kishë të humbur prej kohësh që thuhet se ishte ndërtuar në shtëpinë e dy prej dishepujve të Jezusit, kanë zbuluar arkeologët.
23 Tetor 2021, 02:41 -
Shoqata e Transportit Urban: Do vijojmë të operojmë me 50% të kapaciteteve, po falimentojmë! Institucionet shtetërore po neglizhojnë kërkesat tona
Vetëm një ditë pas vendimit që të operojnë me 50% të kapaciteteve, Shoqata e Transportit Urban në një deklaratë për mediat tha se ato janë në krizë dhe në prag të falimentimit. Ato deklaruan se kanë një neglizhencë totale nga institucionet shtetërore, ndërkohë që nënvizuan se ende nuk kanë kërkuar rritje të çmimit të biletës
19 Tetor 2021, 11:12 -
Kompanitë e transportit kërkojnë 4 mln €, letër Bashkisë së Tiranës: Kompesoni biletat dhe abonetë ose vetëm 20% e urbanëve do dalin në qarkullim
Në një letër dërguar bashkisë së Tiranës në 13 tetor 2021, shoqatat kërkojnë kompesim për çdo biletë në vlerën 30 lekë, pasi sipas tyre kostoja që kanë shoqëritë e transportit për një udhëtar nga 27-28 lekë që ka qenë ka arritur në 32-33 lekë. Për këtë arsye shoqëritë kërkojnë indeksimin e tarifës së udhëtimit bazuar në situatën aktuale me fitimet dhe humbjet e shoqërive të transportit.
18 Tetor 2021, 23:03 -
Gledis Nano takim me drejtorin e Policisë së Tiranës, në fokus goditja e grupeve kriminale
Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledi Nano ka zhvilluar ditën e sotme një takime drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fokus të diskutimit ka qënë goditja e grupeve kriminale. Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtues të sektorëve të ndryshme.
13 Tetor 2021, 11:11 -
-
-
Atentati në derë të shtëpisë ndaj Edison Begajt, arrestohet 36-vjeçari Mitri Prifti! Sherri nisi në një lokal në Lungomare për një shpullë, u maskua si polic për ta vrarë
36-vjeçari Mitri Prifti, i shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së Edison Begajt në maj të këtij viti në fshatin Kaninë, është arrestuar sot nga policia e Vlorës. Mitri Prifti, me profesion jurist, banues në Tiranë, i maskuar dhe i veshur si polic, qëlloi me armë në drejtim të 41-vjeçarit në sy të fëmijëve
30 Shtator 2021, 08:30 -
Dokumenti i panjohur i ish-Sigurimit të Shtetit: Si e arrestuam Prek Calin, së bashku me 12 krerët e reaksionit
Është publikuar një dokument të panjohur arkivor të nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, ku ndodhet një informacion me siglën “Tepër sekret” i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku bëhet fjalë për manovrat që u përdorën për arrestimin e Prek Calit më 14 shkurt të 1945-ës.
26 Shtator 2021, 07:34 -
Ashensorët 'vrasës', ISHMT bëri 463 inspektime gjatë vitit 2020, 274 ankesa erdhën nga qytetarët! U morën 233 masa administrative
Në Shqipëri problematika me ashensorët e pacertifikuar dhe që përbëjnë rrezikshmëri të madhe për qindra mijërat qytetarët që i përdorin është shumë shqetësuese. Kjo situatë është theksuar edhe në një raport të punë së Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes Teknike (ISHMT) për vitin 2020.
20 Shtator 2021, 10:23 -
Si arrijnë arkeologët të deshifrojnë gjuhët e vdekura?
Deri 200 vjet më parë, askush në epokën moderne nuk mund t’i kuptonte hieroglifet egjiptiane. Egjiptianishtja e lashtë, ishte në thelb një gjuhë e vdekur. Fakti që historianët mund të lexojnë dhe kuptojnë sot shkrimet hieroglifike, lidhet me një tekst juridik tejet të thjeshtë por të lashtë, që gjendet i gdhendur në një gur me famë botërore.
20 Shtator 2021, 09:45 -
Ashensorët 'vrasës'! ISHMT për Report Tv: Nga mbi 10 mijë vetëm 1200 janë certifikuar! Kosto e kolaudimit në vit shkon vëtëm 10 mijë lekë për një pallat
Nga mbi 10 mijë ashensorë në të gjithë vendin, vetëm 1200 prej tyre janë certifikuar, pra vetëm 10% e tyre. Kështu tha në Report Tv drejtori Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes Teknike (ISHMT) Julian Llupo, vetëm një ditë pas ngjarjes tragjike në zonën e Astirit në Tiranë ku dy gra mbetën të plagosura pas shkëputjes së kavove të ashensorit të pallatit.
13 Shtator 2021, 12:17 -
-
-
