-
-
Atentati ndaj Edison Begajt në derë të shtëpisë, shpallet në kërkim autori jurist! Kanë lidhje familjare, sherri nisi në një lokal në Lungomare për një shpullë
Juristi Mitri Priftin 36-vjeç dyshohet se është autori i atentatit në derë të shtëpisë ndaj Edison Begaj në Kaninë në Vlorë. Mitri Prifti dyshohet se e ka plagosur Edison Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpullë në publik. Ky moment është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes
31 Gusht 2021, 08:26 -
Viti i ri akademik, Dekani i Fakultetit Ekonomik: Studentët të vaksinohen, më 2 shtator nis faza e regjistrimeve në universitete
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule apeloi që të gjithë studentët të vaksinohen për të nisur vitin e ri akademik në auditore për të parandaluar përhapjen e COVID. Ndërkohë në 2 shtator nis faza e parë e regjistrimeve në Universitete.
30 Gusht 2021, 22:11 -
Vendimi i qeverisë: Afganët do të qëndrojnë 1 vit në Shqipëri! Krijohet ‘Task-Forca’ me 7 ministra e drejtuar nga Olta Xhaçka
Me firmë të kryeministrit Rama qeveria shqiptare mori vendimin për strehimin e afganëve për 1 vit në vendin tonë. Për menaxhimin e të gjithë situatës është ngritur një taskë forcë që ka në përbërje 7 ministri. Task-Forca ka 5 detyra! Afganëve mund t'u kufizohet liria, por do të bëhet mbi bazën e vlerësimeve individuale dhe jo në grup.
25 Gusht 2021, 15:45 -
Ardhja e afganëve në Shqipëri, DASH: S'mund të japim informacione për kohën e mbërritjes për shkak të komplikacionit të evakuimit
Shqipëria i ka thënë 'po' SHBA për strehimin e afganëve dhe ka përgatitur ambientet për pritjen e tyre në Tiranë, Durrës dhe Berat. Por edhe pse për ardhjen e tyre ka pasur data të ndryshme, situata e tensionuar në Kabul, ka bërë që afganët, bashkëpunëtor të SHBA dhe NATO, të mos vijnë ende. Për këtë rast DASH tha se për shkak të komplikacionit të evakuimit nuk mund të jepen informacione në lidhje me kohën e mbërritjes pasi duhet mbrojtur privatësia e tyre.
25 Gusht 2021, 13:58 -
OBSH: Dyfishohet numri i personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut! Rreth 1.3 miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje
Numri i personave mbi 30 vjeç të cilët vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut është dyfishuar gjatë 30 viteve të fundit dhe më shumë se gjysma e tyre nuk janë duke u trajtuar për të, është bërë publik në një studim të ditëve të fundit.
25 Gusht 2021, 11:46 -
Albin Kurti, serbët, 'Sindromi i Stokholmit' dhe armiqësia me Shqipërinë
Nëse hedh një vështrim diagonal mbi zhvillimet në Kosovë, sheh me sy të lirë se aty duket sikur nuk qeveriset, nuk punohet, nuk shërbehet por vetëm “luftohet” me armiqtë. Duket sikur sytë dhe veshët i kanë të drejtuar drejt shtetit amë, jo për të mbështetur apo kritikuar zhvillimet atje, në funksion të mbarëvatjes së punëve e bashkëpunimit të shqiptarëve në Ballkan, por nëse në “brezin e butë” të kufirit shqiptar ka shkelur ndonjë këmbë serbi apo ka kaluar ndonjë “mizë” që kishte bujtur më parë në Serbi.
25 Gusht 2021, 07:53 -
Në pritje të afganëve, qeveria miraton fonde për shtimin e kapaciteteve pritëse në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve në Tiranë
Pritja e rreth 3 mijë afganëve për t'u strehuar në vendin tonë për shkak të emergjencës së krijuar nga pushtimi i talebanëve, ka detyruar ekzekutivin të nisë procedurat për shtimin e kapaciteteve pritëse në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë
24 Gusht 2021, 17:53 -
Vonesa e ardhjes së afganëve, Rama për gazetën britanike: Situata në Kabul kaotike, evakuimi nuk po shkon siç ishte planifikuar
Strehimi refugjatëve afganë, të cilët po largohen nga vendi i tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët, ka qenë sërish një nga temat për të cilat ka folur kryeministri i vendit Edi Rama në mediat ndërkombëtare. Në një intervistë për ‘The Sunday Times’ kreu i qeverisë ka deklaruar se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën që t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe.
22 Gusht 2021, 14:14 -
Afganë në Qytetin Studenti? Lajmi 'fake' që qarkulloi në portale, janë emigrantë nga Bangladeshi! Për nesër të planifikuara dy fluturime Kabul-Tiranë, por s’janë të sigurta
Një foto e disa qytetarëve nga Bangladeshi e shkrepur pranë godinave të Qytetit Studenti është shpërndarë menjëherë në disa portale, ku shkruhet se ata janë afganë. Për ditën e nesërme janë planifikuar 2 fluturime Kabul-Tiranë, por asgjë s'është e sigurt për shkak të tensioneve të krijuara nga talebanët
21 Gusht 2021, 19:40 -
Blinken telefonon Ramën pas vendimit për të strehuar afganët: Faleminderit për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë dhe partneritetin e fortë me SHBA
5 ditë pasi Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA për të strehuar një grup afganësh që u rrezikohet jeta nga talebanët që morën pushtetin në Afganistan, kryeministri Edi Rama është telefonuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken
20 Gusht 2021, 07:08 -
Strehimi i afganëve, Rama: Lidhja me nxjerrjen e studentëve nga konviktet, fabrikim i atyre që kanë vulosur ngjarjet më të zeza në vend
Lidhja e strehimit paraprak të afganëve me nxjerrjen e studentëve nga konviktet, sipas kryeministrit Edi Rama është fabrikim i atyre që sipas tij kanë vulosur ngjarjet më të zeza dhe shpifjet më të ulëta në vend.
19 Gusht 2021, 16:21 -
Rama për BBC: Ne ishim afganë dekada më parë, trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm! Fajësimi i SHBA po përdoret për t’iu kthyer kurrizin
Në një intervistë për “The World Tonight’’ të BBC kryeministri Edi Rama ka folur për arsyet se përse ka vendosur që të pranojë strehimin e afganëve ne Shqipëri. Për kryeministrin është e paarsyeshme që fajësimi i SHBA për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani të përdoret për t’i kthyer kurrizin refugjatëve që kërkojnë ndihmë.
19 Gusht 2021, 15:18 -
Kaosi në aeroportin e Kabulit/ Do vinin mbrëmë, talibanët bllokojnë edhe fluturimin e afganëve drejt Shqipërisë! Përveç Tiranës e Durrësit, do strehohen edhe në Berat
Situata kaotike në aeroportin e Kabulit në Afganistan ka bllokuar edhe fluturimin e afganëve që do të strehoheshin në Shqipëri. Në Rinas janë gati çadrat pritëse për trajtim mjekësor e psikologjik ndërsa konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, por ende nuk ka asnjë datë apo orar fiks se kur pritet që të shtetas do të vijnë në vendin tonë për t'u strehuar përkohësisht në vendet e përcaktuara nga autoritet.
19 Gusht 2021, 11:41 -
Strehimi i afganëve/ Nënkryetarja e Bashkisë për Report Tv: Kemi kapacitet prej 1200 shtretërish, ndarja në dhoma sipas familjeve! Kur të nisë shkolla do dërgohen në Durrës
Gjithçka është gati! Qytet Studenti do të hap sot dyert për qytetarët afganë të cilët pritet të mbërrijnë në vendin tonë, për të gjetur një strehë të ngrohtë, larg luftës dhe rrezikut për jetën. Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi ka dhënë detaje lidhur me strehimin e afganëve në koniktet e "Qytet Studentit".
18 Gusht 2021, 14:08 -
Mbërritja e afganëve në Shqipëri, pamjet nga ambientet ku do strehohen! Veliaj: Kemi liruar 7 godina në Qytetin Studenti! S'po sakrifikojmë studentët, ka kapacitete të lira
Janë 7 godina në Qytet Studenti ku do të akomodohen grupi i parë i afganëve që prite të vijnë në Shqipëri ditën e nesërme. Lajmi u bë me dije nga Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi ambientet, ku theksoi se nuk po sakrifikohen studentët, duke shtuar se ka mjaftueshëm kapacitet, pasi janë shumë pakë studentë që qëndrojnë momentalisht në këto godina në Qytetin Studenti.
17 Gusht 2021, 16:47 -
-
Nuk ka treg, kalbet shalqini në fushat e Lushnjës dhe Divjakës! Fermerët: Nuk mbulojmë dot shpenzimet! Jemi në dorë të Zotit
Me qindra kuintal me shalqi janë kalbur në Lushnje e Divjakë, pasi fermerët nuk kanë arritur të shesin prodhimin. Shtimi i sipërfaqeve të kultivuara dhe mungesa e eksportit shkaqet kryesore që po çojnë në faliment fermerët e këtyre zonave
13 Gusht 2021, 18:20 -
Rindërtimi/ Rama publikon pamjet nga lagjja e re 'Rilindja' në Fushë-Krujë: Shumë shpejt do të hyjnë në shtëpitë e reja 1200 banorë
Puna për rindërtimin për banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit vijon me intensitet të lartë. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar një pamje mbi lagjen e re Rilindja në Fushë-Krujë
12 Gusht 2021, 08:25 -
‘Sikleti i madh’ që po kalojnë Berisha, Basha e Kryemadhi, pasuria ‘e çmendur’ që duhet të justifikojnë si kusht për të hyrë në Parlament, pallate, vila, miliona e makina luksoze
9 gushti ishte afati i fundit për krerët e opozitës për deklarimin dhe justifikimin e të gjitha pasurive të grumbulluara gjatë karrierës politike duke përfshirë edhe fëmijët. Ja si Berisha me fëmijët e tij, Kryemadhi dhe Basha sfidojnë njëri-tjetrin për pasuri magjepsëse. Pasuritë e plota që nga viti 1990
11 Gusht 2021, 17:22 -
Shitje armësh dhe lëndësh narkotike, lihen në burg 7 të arrestuarit me 61.5 kg kanabis! Korab Cala shiste një pistoletë 1200 euro
U vunë në pranga Korab Cala si drejtuesi i grupit, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa, të cilët sot dolën para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masat e sigurisë. Gjykata ka caktuar 'arrest me burg' për të shtatë të akuzuarit sipas kërkesës së prokurorit.
9 Gusht 2021, 10:34
