-
-
Covid, 92 viktima në Itali në 24 orët e fundit…Rastet e infeksionit në botë në pragun e 5.5 milionë
Në të gjithë botën numri i personave të identifikuar pozitive me koronavirus është në pragun e 5.5 milionë, sakësisht 5.410 288 kurse numri i përgjithshëm i viktimave nga infeksioni është rritur në 345104
25 Maj 2020, 08:29 -
131 mijë abonentë nuk kanë paguar dritat, OSHEE: Afat deri në fund të qershorit për t’ju falur kamata
Rreth 65 mijë abonentë kanë përfituar deri më tani nga ulja e këstit dhe falja e kamatëvonesës për energjinë elektrike. OSHEE në fillim të përhapjes së pandemisë njoftoi se janë rreth 227,568 abonentët që do të përfitonin nga ulja e kamatëvonesës, për të gjithë ata që kishin një aktmarrëveshje të nënshkruar për të paguar detyrimet e prapambetura me këste, dhe se do të faleshin detyrimet për ata që kishin detyrime por nuk kanë pasur një marrëveshje të nënshkruar me operatorin e shpërndarjes.
24 Maj 2020, 16:01 -
-
-
-
-
Falja e kamatëvonesave/ OSHEE: Deri tani 25 mijë përfitues...do të falen 135 mln $
Rreth 25 mijë familjarë dhe biznese kanë përfituar nga vendimi i OSHEE-së për të falur ose reduktuar kamatëvonesat. Në total deri më 30 qershor pritet të përfitojnë 227,568 abonentët dhe shuma e falur e kamatëvonesave të arrijë në 135 milionë dollarë.
4 Maj 2020, 15:46 -
-
13 emigrantë në Korçë dalin nga karantina me borxhe: Çmimi, më i lartë sa na thanë! Fëmija: S'kemi lekë! Na ndihmoni (Polici e largon)
Dje u bashkua me familjet 35 emigrantët e parë, që përfunduan karantinën, ndërsa sot 14, duke e dërguar numrin në total të atyre që kanë dalë nga hoteli në 49 persona.
22 Prill 2020, 10:18 -
Meta mbledh online 'Sigurinë'/ Rama: Ishte e dobishme, sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv politika do ishte ndryshe (Diskutimet)
Pasditen e sotme Presidenti Ilir Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare mbi përballimin e pasojave nga koronavirusi. Ilir Meta sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidentit vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor. Meta: Sa më efikas të jetë ky bashkëpunim, aq më shpejt do t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës plot gjallëri
15 Prill 2020, 08:52 -
Meta mbledh për herë të dytë 'online' Këshillin e Sigurisë Kombëtare për COVID-19
Për të dytën herë radhazi, brenda një kohe të shkurtër që pas konfirmimit të rastit për parë me COVID-19 në Shqipërisë, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Shqipëria ka konfirmuar 475 raste me COVID-19 dhe 24 viktima dhe 248 të shëruara, me një trend ditor që ka rënë në zbritje, e për pasojë qeveria ka paralajmëruar masa lehtësuese.
14 Prill 2020, 22:10 -
-
Italia ende në kulmin e saj! 636 viktima në 24 orë, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 1200 viktima brenda një dite në SHBA
Italia ende në kulmin e saj! 636 viktima në 24 orë, bie numri i infektimeve të reja dhe pacientëve në terapi intensive. “Do të ketë shumë më shumë vdekje por që do të jenë sidoqoftë më pak se sikur të mos kishim ndërmarrë asnjë masë."- tha presidenti amerikan.
6 Prill 2020, 08:27 -
Dy kategori për përfituesit, kujt i falet dhe kush përfiton lehtësi për kamatëvonesat e energjisë elektrike
227 mijë e 568 abonentë përfitojnë nga masa lehtësuese e qeverisë për të falur kamatëvonesat për konsumatorët e energjisë elektrike. Nga këto përfitues 205,228 janë familjarë dhe 22,340 konsumator biznes.
30 Mars 2020, 17:18 -
Falja e kamatëvonesave, OSHEE: 227,568 abonentë përfitues/ Ja paketa ekonomike për emergjencën mjekësore Covid-19
Në kuadër të planit të hartuar nga qeveria për zbutjen e efektit negativ që krijon përballimi i emergjencës mjekësore të shkaktuar nga Covid-19, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vënë në zbatim paketat lehtësuese për klientët debitorë.
28 Mars 2020, 07:43 -
Rama: Falim kamatvonesat, por jo pagesën e energjisë elektrike: Jemi në luftë, se s'do pranoja kurrë
Qeveria do të fal të gjitha kamatëvonesat energjinë elektrike por jo pagesën e faturës mujore. Nga ky vendim do të përfitojnë ata klientë që nuk kanë nënshkruar një marrëveshje me OSHEE për pagim me këste të kamatëvonesave të mëparshme. Ndërsa ata që kanë një aktmarrëveshje do të paguajnë vlera të reduktuara.
27 Mars 2020, 15:47 -
-
Konferenca e kryetarëve mbledhje online! Drejtuesit e Komisioneve në zyrë...asnjë vendim kur do nis Kuvendi
Në mbledhjen e sotme u miratua kalendari i punimeve të Kuvendit dhe grafiku i shqyrtimit të akteve normative, e ndërsa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi bëri me dije se kështu do të vijojnë deri kur situata të normalizohet. Që do të thotë se veprimtaritë parlamentare dhe mbledhjet e komisioneve të përhershme do të zhvillohen online, por kryetar e ka të detyrueshme prezencën fizike në Kuvend. Ndërkohë nuk ka ende një vendim se kur do të mblidhet Kuvendi.
27 Mars 2020, 11:05 -
-
2 javë karantinë, 1200 këmbësore të gjobitur! Lleshaj: Qëndrimi në shtëpi, e vetmja mënyrë për të shpëtuar familjarët
Rreth 1200 këmbësorë në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë që nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Këto masa janë ndërmarrë pasi këta qytetarë janë konstatuar në shkelje të urdhrit të ndalim qarkullimit përtej orareve të lejuara pa një shkak apo arsye.
26 Mars 2020, 14:09
