-
656 raste të reja, 10 viktima me COVID-19! Infektohet ambasadori i Kosovës në Tiranë, mbyllen 12 kopshte e çerdhe në Fier! 3 spitalet COVID në limite kapaciteti
10 humbje jete dhe 656 raste të reja në 24 orët e fundit me covid-19 në vendin tonë. Gjatë ditës së sotme është infektuar edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë si dhe janë mbyllur për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe në Fier. Në 3 spitalet COVID janë shtruar 469 pacientë duke treguar se është në limitet e kapacitetit të tyre.
26 Nëntor 2020, 16:13 -
Report Tv vëzhgim gjatë natës për urgjencat në spitalet COVID, familjarja: Kam burrin shtruar, më tha mos më ço në spital, më mirë të vdes në shtëpi
Urgjencat drejt spitaleve COVID nuk mungojnë gjatë orëve të mbrëmjes dhe natën. Të sëmurë në gjendje të rëndë shtrohen njeri pas tjetrit kurse në mëngjes familjarët nxitojnë tu dërgojnë ushqime dhe rrobe.
25 Nëntor 2020, 17:25 -
Akuzat për Urgjencën/ Brataj i përgjigjet mjekut Erion Dasho: Shoferi që kërkon të bëhet deputet
Akuzave për Urgjencën të artikuluara nga mjeku Erion Dasho, i është përgjigjur vetë Skënder Brataj. Shefi i Urgjencës ka marrë në analizë një e nga një të gjitha akuzat e bëra të Dashos duke i dhënë edhe sqarimin.
19 Nëntor 2020, 18:17 -
COVID-19/ Mjekja për Report TV: Lista e barnave që do rimbursohen! Trajtimi me oksigjen nuk lejohet në kushte shtëpie
Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.10 në Tiranë Jonida Diko sqaroi për Report Tv se cilat barna duhet të përdorin pacientët e infektuar me COVID që janë në stadin e parë dhe mund ta përballojnë sëmundjen në shtëpi. Diko tha se në fazën e dytë të infektimit këshillohet të shtohet edhe antibiotiku gjithmonë i rekomanduar nga mjeku i familjes, ndërsa të gjitha këto medikamente rimbursohen nga shteti.
17 Nëntor 2020, 18:22 -
Rekord të shëruarish nga COVID në 24 orët e fundit/ Fitojnë betejën 564 qytetarë, shënohen 602 raste të reja dhe 8 humbje jete! Infektohet Marjana Kondi e 4 punonjëse në burgun e Peqinit
Shifra të larta të infektimeve ditore dhe të humbjeve të jetës nga COVID janë shënuar në 24 orët e fundit.
16 Nëntor 2020, 16:45 -
Korçë/ Drejtori i Spitalit: S’ka vendim nëse do kthehemi në strukturë COVID! Qytetari: Të mbajmë maskën që të mbrojmë të tjerët, pastaj Zoti para ne pas (VIDEO)
Me gjithë numrin e lartë të të infektuarve në Qarkun e Korçës ende nuk është vendosur nëse spitali do të kthehet në spital COVID. E gjitha do të varet nga kurba e të prekurve, sipas drejtorit të këtij spitali, Litjan Broka.
11 Nëntor 2020, 16:41 -
Pandemia/ Kreu i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor për Jugun zbulon skenarin: Gati 3 spitale, Fieri i pari si strukturë COVID (VIDEO)
Llapi foli edhe për të infektuarit në zonën që operatori i Shërbimeve Shëndetësore të Vlorës mbulon. Sipas tij numri i të infektuarve është rritur, por situata nuk është shqetësuese. Gjendja më e rëndë paraqitet në Fier dhe Lushnje.
10 Nëntor 2020, 17:10 -
Tomini: Në Shqipëri ka rritje të rasteve! Është rritur transmetueshmëria e virusit! Trajtimi me bombola oksigjeni në mënyrë personale përkeqësojnë shëndetin
Në një kohë kur Europa po përjeton një valë të dytë të COVID-19, shenjat e para kanë filluar të shfaqen edhe në vendin tonë. Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini në një lidhje për Report TV tha se në 10 ditët ka pasur një rritje të rasteve ditore me COVID, si edhe një rritje të transmetueshmërisë së këtij virusi.
15 Tetor 2020, 14:42 -
Përfundon votimi brenda PD në Tiranë, skualifikohet vetëm një kandidat/ Konfirmohet Xhelal Mziu në Kamëz, por 268 demokratë votojnë kundër tij! Bastioni i PD bojkotoi procesin, pjesëmarrja më pak se 30%
Votimi i kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike ka përfunduar rreth orës 18:00. Ka patur surpriza nga Kamza, e cila njihet si përkrahëse e flaktë e demokratëve, por është dega që ka bojkotuar këtë proces votimi duke shënuar një pjesëmarrje tepër të ulët.
10 Tetor 2020, 18:17