-
Brataj: Që prej fillimit të pandemisë rreth 700 mijë thirrje dhe 150 mijë vizita
6 Janar 2021, 12:35 -
Si e riformësoi botën moderne rënia e Murit të Berlinit pas ‘efektit domino’ në të gjitha vendet e Lindjes Komuniste
Publikohet një shkrim që i përket një editorial të BBC-së në vitin 2019, i cili bën fjalë mbi ngjarjet e ndodhura në vitet 1989 – ’90, në Evropën Lindore, që kulmuan me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor të ’89-ës dhe revoltat që pasuan më pas nën ‘efektin domino’ pothuaj në të gjithë vendet e Lindjes Komuniste, apo siç ishin njohur ndryshe që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, si ‘Demokracitë Popullore’.
6 Janar 2021, 08:26 -
Ora policore, nëndrejtori i Spitalit të Traumës: Gjatë ndërrimit të viteve më pak raste urgjencash (VIDEO)
Ora policore dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve, ka reduktuar numrin e rasteve të urgjencave gjatë ndërrimit të viteve. Nëndrejtori i spitalit të Traumës tha për Report Tv se krahasuar me një vit më parë, ka patur më pak raste të alkolizuar.
5 Janar 2021, 20:04 -
Rindërtimi, Bushati: Nuk kemi lënë asnjë familje pa shtëpi, 2021 do të jetë viti i kthesës ekonomike
Për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati viti 2021 do të jetë viti i kthesës ekonomike pas pasojave të rënda që la tërmeti dhe pandemia. Në një lidhje direkte për Report tv, Bushati tha se falë buxhetit të miratuar pritet të ketë rritje ekonomike të ndjeshme.
5 Janar 2021, 14:24 -
-
36 ambulanca të reja për betejën me COVID/ Brataj: Kanë 4400 litra oksigjen, mund ta çojmë pacientin nga Konispoli në Tropojë! Rama: Hedhim pas krahëve rrënimin (VIDEO)
36 ambulanca të reja i janë shtuar flotës së Urgjencës Kombëtare në betejën me COVID-19, si një investim i qeverisë shqiptare për përballimin e pandemisë. Këto ambulanca janë të pajisura me 4400 litra oksigjen, të mjaftueshme sipas Kreut të Shërbimit të Urgjencave, Skënder Brataj për ta çuar një pacient nga Konispoli në Tropojë.
5 Janar 2021, 12:08 -
Në të gjithë botën 12.29 milion qytetarë të vaksinuar kundër COVID! Izraeli kryeson me numrin më të lartë
Në të gjithë botën numri i të vaksinuarve kundër COVID ka shkuar në 12.29 milion qytetarë. Izraeli vijon të jetë shteti me më shumë të vaksinuar kundër COVID, si vendi i parë me shkallën më të lartë mesatare në botë sa i përket imunizimit të popullsisë.
3 Janar 2021, 15:33 -
Me këmbë në 42 shtete, indiani mbërrin në Shqipëri për misionin e Nënë Terezës në Indi (VIDEO)
Një indian ka mbërritur në Sarandë, pas një udhëtimi me këmbë në 42 shtete të botës. Misioni i këtij udhëtimi të rrallë. Shënohet në 150-vjetorin e lindjes së udhëheqësit politik dhe ideologjik, Gandhi, dhe prek tokën shqiptare për gruan e veçantë që shërbeu në Indi, Nënë Terezën.
3 Janar 2021, 14:01 -
COVID-19/ Izraeli vendi i parë në botë me shkallën më të lartë të vaksinimit! 9.95 mln qytetarë janë vaksinuar deri tani në të gjithë botën
Izraeli ka vaksinuar më shumë se një milion persona kundër COVID-19 , duke u bërë kështu vendi i parë me shkallën më të lartë mesatare në botë sa i përket imunizimit të popullsisë. Izraeli ka një normë prej 11.55 dozave për 100 njerëz, ndjekur nga Bahreini në 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.47. Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë humbur jetën deri tani nga virusi në të gjithë botën.
2 Janar 2021, 12:20 -
-
Mbrëmja e Vitit të Ri, Veliaj darkë në familjen Kodra në Zall Herr, e cila u bë me shtëpi të re: 2021 do të jetë viti i ringritjes (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi që darkën festive të Vitit të Ri ta kalojë pranë familjes së Hyqmet Kodrës në Zall Herr, e cila një javë më parë mori edhe çelësat e shtëpisë së re, të rindërtuar nga e para pas prishjes nga tërmeti.
31 Dhjetor 2020, 20:44 -
-
Rindërtimi/ Rama në Shijak: 1000 familje do bëjnë gëzuar në shtëpitë e reja pas tërmetit të 26 nëntorit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme në disa shtëpi që janë rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama tha se 100 familje do të bëjnë gëzuar në shtëpitë e tyre të reja natën e ndërrimit të viteve.
31 Dhjetor 2020, 15:25 -
-
Shqiptari nga Kroacia për Report TV: Tërmeti, si një film, e vështirë ta përshkruaj me fjalë
Kroacia është zgjuar në zi pas tërmetit të ditës së djeshme i cili u mori jetën të paktën 7 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë, ndërsa toka ende nuk gjen qetësi. Në një intervistë për Report TV, biznesmeni shqiptaro-kroat na rrëfen momentet e para pas tërmetit dhe përpjekjet për të ndihmuar qytetarët të cilët e kanë gjetur veten të pastrehë.
30 Dhjetor 2020, 18:05 -
Apeli i familjes nga Fushë-Kruja, pa punë e me 5 fëmijë të mitur! Nëna: Në darkë gënjej fëmijët, deri sa t'i zërë gjumi se s'kam t'i ushqej (VIDEO)
Me raftet bosh, nëna gënjen fëmijët çdo darkë deri sa t'i zërë gjumi para tavolinës së bukës. Apeli për ndihmë vjen nga familja Jaku në Fushë Krujë për 5 fëmijët e mitur. Në një shtëpi me qira dhe prindër të papunë, skamja e kësaj familje rrëqeth në thirrjen për ndihmë, këtë fundvit për bukën e gojës.
30 Dhjetor 2020, 14:28 -
-
Kroacia zgjohet në zi pas tërmetit, ende vazhdojnë lëkundjet e tokës (VIDEO)
Toka në Petrinja dhe Zagreb, nuk gjen ende qetësi, të paktën tre tërmete kanë goditur sot vendin ndërkohë që operiacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende. Të paktën 7 civilë kanë humbur jetën, mes tyre një 12 vjeçare, ndërkohë që të paktën 20 persona janë plagosur rëndë, 8 prej të cilëve gjenden në terapi intensive.
30 Dhjetor 2020, 10:31 -
-
150 banorë pa drita në Zerqan: Na janë djegur pajisjet! Prej 50 vitesh asnjë investim në fshat! Jemi ankuar në OSHEE, por asnjë ndërhyrje
Rreth 150 banorë në Zerqan të Bulqizës janë pa energji elektrike. Situata bëhet më e vështirë për shkak të reshjeve të borës, ndërsa defektet shkaktohen nga rrjeti i amortizuar elektrik. Ata thanë për mikrofonin e Report Tv se për shkak të tensionit të ulët u janë djegur pajisjet.
28 Dhjetor 2020, 19:41 -
150 familje me banesë të re/ Veliaj në Pezë : 2021 është viti i rimëkëmbjes, kemi ndihmuar këdo që u prek nga tërmeti
Kryetari i Bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj, ministri Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe Prefekti i Tiranës, Toni Gogu, u dorëzuan sot dokumentet e pronësisë së banesave të rindërtuara familjeve të Qani Merepezës, Ibrahim Myrtës dhe Rifat Myrtës në Pezë, të cilat u rindërtuan shume herë më të mira se të vjetrat që u prishën nga tërmeti. Sipas bashkisë së Tiranës 150 familje do ta festojnë mbrëmjen e ndërrimit tëviteve në banesën ere.
28 Dhjetor 2020, 14:20
