-
SHBA, vaksinimi për COVID-19 fillon nga e hëna
Zyrtarët amerikanë shprehen se vaksina e parë e koronavirusit Pfizer nga kompania BioNTech do të mbërrijë në SHBA që nga e hëna (14 dhjetor). Shefi i Operacionit Warp Speed, programi i zhvillimit të vaksinave të administratës Trump, Gjenerali i Ushtrisë Gustave Perna, tha në një konferencë shtypi të shtunën se kompanitë e transportit do të fillojnë të shpërndajnë rreth 3 milionë doza të vaksinës së Pfizer-it në gati 150 qendra shpërndarjeje.
13 Dhjetor 2020, 07:58 -
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, Dibra dhe Durrësi homazhe të qeta (VIDEO)
11 Dhjetor 2020, 18:58 -
-
-
-
-
Teknologjia e shpresës, vaksina kundër COVID-19 është një pikë kthese në pandemi
Është një përparim madhështor. Por ende ka shumë për të bërë, shkruan The Economist. Kur të jetë gati, vaksina do të vijë në një shishkë të vogël qelqi. Së pari do të përjetoni një ndjesi të freskët në pjesën e sipërme të krahut nga pastrimi i lëkurës me alkool. Më pas do të ndjeni një pickim të mprehtë nga gjilpëra. Njëzet e një ditë më vonë, do të përsërisni të njëjtin proces. Teksa infermierja hedh në kosh shiringën e përdorur, është tunduese të pyesësh veten se si diçka kaq e vogël mund të zgjidhë një problem kaq të madh.
6 Dhjetor 2020, 08:54 -
Viti 2021 'epoke e re' për bizneset! Nis zbatimi i fiskalizimit, burime: Deri tani asnjë kasë fiskale s’është certifikuar për sistemin e ri
Nga 1 janari 2021 do të fillojë zbatimin ligji i ri i fiskalizimit, i cili fut në përdorim faturat elektronike. Fillimisht vetëm faturimi drejt sektorit publik do të jetë elektronik, ndërsa prej 1 korrikut, ky standard bëhet i detyrueshëm edhe për marrëdhëniet pa para në dorë midis privatëve. Të fundit që kalojnë në sistemin e ri, janë pagesat me para në dorë, më 1 shtator 2021. Ky sistem i ri synon të rrisë të ardhurat dhe të ulë evazionin fiskal.
5 Dhjetor 2020, 18:40 -
FISKALIZIMI/ Skandal, ish monopolistët e kasave fiskale kërcënojnë konkurrencën që do të ulë kostot e biznesit me sistemin e ri
Procesi i fiskalizimit të shitjeve me para në dorë në Shqipëri ishte i pandryshuar prej më shumë se 10 vjetësh. Qeveria Berisha në vitin 2009 autorizoi 5 kompani për tregtimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e kasave fiskale që do të mundësonin deklarimin ditor të shitjeve. Nga këto, njëra falimentoi, dhe mbetën 4 kompani që sot e kësaj dite ndajnë një treg që qarkullon mes 10 dhe 15 milionë eurove në vit.
5 Dhjetor 2020, 10:39 -
Transportonin 3 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinjtë në aksin Pogradec-Korçë
2 persona janë arrestuar në aksin rrugor Pogradec-Korçë pasi u kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm. Në këmbim të shumës prej 150 eurosh, ata u premtuan emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së.
3 Dhjetor 2020, 14:54 -
-
Buxheti i Tiranës 2021/ Veliaj, bashkëbisedim online me të rinjtë: Po ndërtojmë më shumë shkolla se në 100 vite të Tiranës kryeqytet
Në buxhetin e ardhshëm të Bashkisë Tiranë janë parashikuar një sërë investimesh vetëm për rininë. Ky është premtimi që i ka dhënë sot gjimnazistëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës përmes një bashkëbisedimi që zhvilloi online me ta.
2 Dhjetor 2020, 14:49 -
(Video) Sulmi me mitraloz ndaj shkencëtarit iranian zgjati 3 minuta
Mediat iraniane kanë shpërndarë momente të vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian të premten në lindje të Teheranit duke u qëlluar nga një mitraloz me telekomandë që operonte nga një makinë tjetër, sulm i cili zgjati të paktën 3 minuta.
30 Nëntor 2020, 15:19 -
SPECIALE/ Mjekët e FA në terren për komunitetin, në vijë të parë përballë COVID -19! Bluzat e bardha tregojnë betejën e tyre në Report Tv
Në front të parë të luftës me Covid-19 për shërbim mjekësor për komunitetin janë dhe bluzat e bardha të Forcave të Armatosura. Njësia mjekësore Ushtarake, pranë Spitalit të Traumës ka si mision sigurimin shëndetësor të Forcave të Armatosura, familjeve të tyre dhe ish-ushtarakëve, njëkohësisht dhe të popullatës civile.
29 Nëntor 2020, 14:47 -
-
-
SPECIALE/ Çfarë është bërë me rindërtimin deri më sot një vit nga tërmeti tragjik? (VIDEO)
Në një vit rindërtim pas tërmetit tragjik të nëntorit janë hedhur 530 milionë euro në projekte, nga të cilat 260 milionë euro janë donacionet e ndërkombëtarëve dhe mbi 267 milionë euro të buxhetit të shtetit. Brenda këtij viti janë rreth 1 mijë familje që do të hyjnë në banesat e tyre të reja, ndërsa 1200 familje vijojnë të jenë në çadra.
26 Nëntor 2020, 10:59 -
-
-
Shqiptarët shpenzuan rreth 210 milionë euro më pak gjatë karantinës
Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua në shtëpi, për shkak të karantinës së fortë për të frenuar përhapjen e Covid-19, shpenzimet u reduktuan ndjeshëm. Një pjesë e njerëzve punuan online dhe si rrjedhojë nuk kishin çfarë të shpenzonin jashtë (ku pjesa më e madhe e dyqaneve ishin mbyllur), ndërsa rreth 50 mijë të tjerë dolën të papunë në tremujorin e dytë, sipas INSTAt dhe nuk kishin të ardhura për të shpenzuar.
25 Nëntor 2020, 08:59 -
Rama: Gati infrastruktura nëntokësore për lagjen e re në Bubq! Javën tjetër nis puna për shtëpitë e më pas pallatet, strehohen 150 familje (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bubq, të Krujës, ku ka përfunduar infrastruktura nëntokësore e lagjes së re qendrore të njësisë. Ai thotë se javën tjetër nis puna për shtëpitë e më pas pallatet e ulëta që do të sistemojnë në total rreth 150 familje.
24 Nëntor 2020, 19:25
