-
4 viktima, 167 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! Infektohen disa mësues në Vlorë dhe Tepelenë
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona dhe janë konfirmuar pozitiv 167 raste të reja me COVID-19. Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.
14 Shtator 2020, 17:02 -
164 të infektuar me COVID gjatë 24 orëve, mes tyre 5 mësues nga shkolla 'Jeronim De Rada'/ Ndërron jetë mësuesi 47-vjeçar, shuhen vjehrra dhe nusja në Gramsh
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 164 persona të prekur me COVID-19, 3 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre mësuesi 47-vjeçar nga Pogradeci pa asnjë sëmundje bashkëshoqëruese pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin "Shefqet Ndroqi", ndërsa kanë fituar betejën 51 të tjerë.
12 Shtator 2020, 16:28 -
'63 raste për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit'/ Ministria e Shëndetësisë: Shifrat kanë pësuar një ulje të lehtë! Sot 161 të infektuar dhe 3 viktima (VIDEO)
Në dy javën e fundit, kurba e të infektuarve me COVID në vendin tonë ka pësuar një ulje të ndjeshme, por kjo nuk duhet të çojë në neglizhimin e respektimit të rregullave, aq më tepër që përpara është një sfidë e vështirë pasi do të hapen shkollat. Vetëm sot janë konfirmuar në total 161 raste të reja, teksa fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën. Duke bërë një bilanc në plan më të gjerë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në Shqipëri ka 62.9 raste për 100,000 banorë.
11 Shtator 2020, 16:18 -
Sërish numër i lartë i të prekurve nga koronavirusi, bilanci: 2 viktima dhe 156 persona të infektuar
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit të viktimave dhe personave të infektuar me koronavirus. Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 188 pacientë
10 Shtator 2020, 16:22 -
Dita e dytë ku numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve në 24 orë! 112 raste të reja, 5 viktima
Kjo e premte është dita e dytë ku numri i të shëruarve është më i lartë se rasteve të reja në 24 orë. Më konkretisht, gjatë 24 orëve të fundit, kanë fituar betejën me COVID-in 132 qytetarë, teksa janë konfirmuar pozitiv 112 persona të cilat kanë ardhur si rezultat i 801 testeve të kryera, në privat dhe shtet.
28 Gusht 2020, 16:52 -
Në 24 orë 3 viktima dhe më shumë të shëruar se raste të reja me COVID! Rritet numri i pacientëve të shtruar në spitale! Virusi lë me pasoja 42 qytetarë (VIDEO)
Pas më shumë se një jave me një bilanc jo pozitiv të numrit të të shëruarve, kjo e enjte ka shënuar një rekord të pacientëve që ia kanë dalë të fitojnë betejën me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja në ditë. Më konkretisht janë shëruar 158 persona, ndërsa kanë rezultuar pozitiv me COVID 156, si rezultat i 865 testimeve në shtet dhe privat.
27 Gusht 2020, 16:03 -
156 raste të reja me COVID dhe 5 viktima/ MSH: Situata epidemiologjike e javëve të fundit e qëndrueshme
145 raste të reja me COVID në 24 orë është mesatarja ditore në vendin tonë, për të cilat ministria e Shëndetësisë thekson se kemi të bëjmë me një kurbë të qëndrueshme gjatë javë të fundit. Ky numër i rasteve, më i lartë krahasuar me atë të disa javëve më parë, ka ardhur si rezultat i testeve të bëra tani më jo vetëm në shtet, por edhe në spitalet private.
22 Gusht 2020, 17:58 -
Lufta me COVID, Kalo mesazh të rinjve: Shmangni grumbullimet në plazhe, rrezikoni veten dhe prindërit! Jeta është e pakthimtë
Në luftë në vijën e parë me COVID-in prej disa muajsh, mjeku kërkon që të shmangen grumbullimet në plazhe dhe mjedise të tjera. Jeta është e pakthimtë dhe e paçmimtë, thotë ai. Shqetësimi kryesor duket se janë të rinjtë.
2 Gusht 2020, 08:10 -
Rëndohet bilanci/ 4 humbje jete dhe 120 raste të reja me COVID! Vetëm 9 të shëruar, përkeqësohet gjendja e mjekut reanimator
Kjo e shtunë ka shënuar sërish një numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus, më konkretisht 120, teksa fatkeqësisht kanë humbur betejën me këtë sëmundje 4 persona. 120 rastet e reja të konfirmuara pozitiv ditën e sotme si rezultat i 590 testeve e çojnë në total numrin e të prekurve në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në 5396, e ndërsa viktima 161. Tirana mban vendin e parë të qarqeve më të prekura, për t'u ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra.
1 Gusht 2020, 16:02 -
Ulet lehtë numri i të infektuarve në 24 orë/ 79 raste të reja (13 më pak se dje) dhe 3 viktima
Kjo e premte ka shënuar një zbritje të lehtë të rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i 500 testeve janë konfirmuar pozitiv 79 persona (13 më pak se dje), teksa fatkeqësisht kanë humbur betejën me këtë virus 3 qytetarë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 157. Një shifër optimiste është edhe numri i të shëruarve, ku mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë.
31 Korrik 2020, 16:02 -
Report TV brenda 'Shefqet Ndroqit', pamjet e rënda të pacientëve me Covid, mbingarkesë për mjekët, heronj përballë një situate që rëndohet çdo orë
Report Tv ishte brenda spitalit "Shefqet Ndroqi" ku pamjet e pacientëve shfaqnin vetëm dhimbje dhe shqetësim, duke na treguar se situata e tyre nuk është e lehtë dhe virusi nuk është një shaka. Bluzat e bardha janë gjithmonë në kujdes dhe monitorim të tyre, por vetëm puna e tyre nuk mjafton për të përballuar pandeminë. Duhet që secili prej nesh të bëjë detyrën e tij, të mbajë maskën e ruaj distancë. Aktualisht te Shefqet Ndroqi janë 120 shtretër kapacitet dhe 160 të shtruar
30 Korrik 2020, 18:14 -
Në Itali regjistrohen 6 viktima dhe 289 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit
29 Korrik 2020, 17:17