-
-
Ushtria amerikane pranon gabimin tragjik në sulmin me dronë në Afganistan, i cili u mori jetën 10 civilëve në Kabul
Në një kthesë 180 gradëshe ushtria e Shteteve të Bashkuara pranoi se në sulmin me dron që vrau shumë civilë në Afganistan muajin e kaluar ishte një gabim. SHBA deklaruan se sulmi i ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj forcave ISIS-K pasi ata të fundit kishin kryer një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, ishte një gabim.
18 Shtator 2021, 11:33 -
Zgjidhja që vjen nga SPAK dhe 7 prova për korrupsionin e familjes Berisha
Është e sigurtë dhe koha do ta tregojë shumë shpejt se, vendimi i SHBA për të shpallur Sali Berishën dhe Familjen e tij non grata, mbështetet mbi një grup provash dhe faktesh përvëluese, të cilat konfirmojnë përtej çdo dyshimi përfshirjen e Sali Berishës, dhëndrit, Argitës dhe Shkëlzenit në korrupsion madhor, në përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, në pastrim parash, falsifikime, skema klienteliste etj.
17 Shtator 2021, 22:37 -
Kosova bashkëpunim me KE për përgatitjen e pasaportës digjitale të COVID-19
Republika e Kosovës i njeh certifikatat digjitale COVID -19 e shteteve të miratuara nga Komisioni Evropian, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit digjital të këtyre certifikatave. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se janë duke punuar ngushtë me përgjegjës të Komisionit Evropian, që të pranohet certifikata edhe për qytetarët e imunizuar të Kosovës.
17 Shtator 2021, 12:29 -
Industria moderne, ‘minë me sahat’ e sëmundjeve profesionale! Mjekët specializantë: Punojnësit nuk kujdesen për vete
Ishte viti 1984, kur nevoja për punë e detyroi Iljaz Bardhin nga Librazhdi të futej në tunelet e errëta të minierës së hekur-nikelit në Përrenjas, e më pas në atë të kromit në Bulqizë. Por ai nuk e kishte menduar kurrë se pas një dekade pune, shëndeti i tij do të dëmtohej rëndë nga pluhurat dhe përbërësit e kromit e nikelit.
16 Shtator 2021, 15:21 -
-
Bllokohen sërish punonjësit sezonalë në pikën e kalimit Han i Hotit, u kërkohet vaksinë ose tampon çdo ditë, punëtorët: Ne shkojmë për bukën e gojës, këto kërkojnë test që kushton 23 €
Edhe ditën e sotme punëtorët sezonalë janë kthyer sërish, pasi e vetmja zgjidhje është bërja e tamponit pranë pikës doganore në Hanin e Hotit. Por për punonjësit kostoja e tamponit 25 euro është e papërballueshme për to, ndërkohë që i bëjnë thirrje qeverisë për zgjidhjen e situatës. Edhe pse me të dy dozat e përfunduara duhet të presin edhe 14 ditë për të kaluar kufirin sipas masave te reja.
15 Shtator 2021, 07:35 -
Hyjnë sot në fuqi masat anti-COVID në Malin e Zi, tension mes policisë malazeze dhe punëtorëve shqiptarë në Hanin e Hotit! Nuk u lejohet kalimi pa certifikatë vaksinimi dhe pa tampon
Dhjetëra punonjës shqiptarë nuk janë lejuar të futen në Malin e Zi për shkak se vendi fqinj ka vendosur masa të reja anti-COVID, duke krijuar tensione mes tyre dhe policisë policisë malazeze. Për të futur në Malin e Zi qytetarët duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, tampon ose të vërtetojnë që kanë kaluar COVID-in jo më herët se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv.
14 Shtator 2021, 11:22 -
-
-
-
-
-
COVID-19, Ministria e Jashtme lajmëron udhëtarët shqiptarë: Mali i Zi shtrëngon masat në kufi nga 14 shtatori
Si pasojë e zhvillimeve të fundit të pandemisë dhe në një kohë kur varianti delta po përhapet me shpejtësi, duke filluar nga 14 shtatori Mali i Zi shtrëngon masat në kufi.
10 Shtator 2021, 13:18 -
Holanda i dhuron dy zjarrfikëse të reja Tiranës, Veliaj: Kryeqyteti, një histori suksesi në ‘luftën’ ndaj flakëve, piromanët po marrin përgjigjen e merituar
Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë i janë shtuar edhe dy mjete të reja zjarrfikëse, dhuratë nga shteti i Hollandës, automjete të cilat do shërbejnë në zonat urbane të qytetit të Tiranës, në Kinostudio dhe në Kombinat.
7 Shtator 2021, 14:47 -
I mungonte uji vaditës, Sali Voshi ndërtoi në 1984-n 'çikrikun': Inspirimi nga emisionet austriake, e donte dhe komunizmi! ‘Vepra e artit’ tërheq vëmendjen e kureshtarëve në Klos
Mungesa e ujit për vaditjen e tokave, e shtyu Sali Voshin së bashku me vëllezërit e tij që në vitin 1984 të shpikë Çikrikun, një vepër e rrallë për kohën. Për Report Tv, ai shpjegon funksionin e tij, ndërsa thotë se është inspiruar nga emisionet austriake. Çikriku që ndodhet në rrugën Klos-Bulqizë ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve.
3 Shtator 2021, 16:57 -
50 pacientë të pavaksinuar çdo ditë shfaqen në spital e Shkodrës, mjeku: Gjatë sezonit nuk u respektua asnjë masë antiCOVID! Qytetarët duhet të vaksinohen
Çdo ditë ka mbi 150 raste të reja me Covid-19 në qarkun e Shkodrës, ku 50 prej tyre paraqiten për t’u vizituar në spital. Drejtori Ardian Dajti bën thirrje për vaksinim pasi ka rezultuar se personat e vaksinuar e kalojnë koronavirusin me simptoma të lehta.
3 Shtator 2021, 16:17 -
LISTA/ Emrat e Kryesisë së re të PS-së! Balluku më e votuara nga socialistët, Bushati 'numri 1' nga burrat! Mbeten jashtë Xhafaj dhe ministrja Ekonomi
Sot është formuar Kryesia e Re e PS, e përbërë nga 33 anëtarë! Belinda Balluku është më e votuara me 207 vota dhe nga burrat Ditmir Bushati me 204 vota. Mbesin jashtë nga Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj, Ervin Dema, Pjerin Ndreu, Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhangulla.
2 Shtator 2021, 16:21 -
Përmbytjet në Gjermani shkatërrojnë 50 milionë euro kartmonedha
Banka qendrore e Gjermanisë thotë se ka marrë më shumë se 50 milionë euro pas përmbytjeve vdekjeprurëse të korrikut. Bundesbank tha se paratë ishin marrë nga ata qytetarë shtëpitë e të cilëve ishin përmbytur. Paratë ishin dëmtuar nga uji, me naftë, ujëra të zeza dhe balt
2 Shtator 2021, 13:14 -
Hyjnë në fuqi masat kufizuese, në Kosovë vetëm me vaksinë dhe test COVID! Policia i kthen mbrapsht, qytetarët bllokojnë Morinën
Prej ditës së sotme në Kosovë futesh vetëm me vaksinë ose test COVID. Nisur nga kjo masë, këtë paradite dhjetëra qytetarë janë kthyer në Morinë sepse nuk ishin të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Në shenjë proteste, shqiptarët kanë bllokuar për disa minuta futjen e automjeteve me targa kosovare drejt territorit të Shqipërisë, por kjo situatë u normalizua pas ndëryhrjes së policisë së Kukësit.
30 Gusht 2021, 08:28 -
Masat e reja anti-COVID hyjnë në fuqi sot në Kosovë! Vaksinë ose test për të hyrë, maska e detyrueshme në ambientet e hapura, rikthehet ora policore, shtyhet viti shkollor
Qeveria e Kosovës ka miratuar ditën e djeshme një vendim duke ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, të cilat hyjnë në fuqi ditën e nesërme
29 Gusht 2021, 08:10
