-
-
Ish-gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, GJKKO e dënon me 1 vit e 8 muaj burg
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar këtë të martë ish-gardistin Zef Mali dhe shtetasen Jemine Çoku për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.
12 Maj, 16:28 -
Trafikuan mbi 3.6 ton kokainë dhe kanabis/ SPAK mbyll hetimet për grupin e Visit të Pojës, 24 anëtarë në gjykim! Ju sekuestruan 4 mln euro cash dhe 12 mln euro prona (EMRAT)
Anëtarët e grupit të Visit të Pojës akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Dyshohet se ky grup, i goditur në operacionin 'Ura', në bashkëpunim me Antimafian e Brescias trafikoi sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi në vende të ndryshme të BE.
12 Maj, 16:25 -
Izraeli ngre një tribunal special për masakrën e 7 tetorit: gjyqtarë ushtarakë, proces i transmetuar në televizion dhe dënim me vdekje për palestinezët
Një tribunal i posaçëm, i përbërë nga tre gjyqtarë ushtarakë. Parlamenti izraelit ka miratuar ligjin për ngritjen e këtij procesi kundër terroristëve të Hamasit që morën pjesë në sulmet e 7 tetorit 2023, ku u vranë 1.200 persona dhe 251 të tjerë u rrëmbyen e u dërguan në Gaza.
12 Maj, 16:18 -
-
Bie me 60 për qind prodhimi i qershive në Drenovë të Mallakastrës! Fermeri: Kam pasur 130 rrënjë por i preva se s’kisha leverdi
Drenova, një nga fshatrat më të njohur të Mallakastrës për kultivimin e qershive, po përballet me rënie drastike të prodhimit. Nga rreth 300 ha qe kishte dy dekada me pare, sipërfaqja është reduktuar në 100 ha. Shkaktarë kryesorë janë ndryshimet klimatike dhe mungesa e kujdesit për kete kulturën, si pasojë e shpopullimit
12 Maj, 16:00 -
Filmi ‘The Rip’ sjell telashe për Ben Affleck dhe Matt Damon, aktorët paditen nga dy policë: Detaje tepër reale
Sipas një padie për shpifje, policët pretendojnë se filmi ka dëmtuar reputacionin e tyre personal dhe profesional. Affleck dhe Damon kanë thënë gjatë promovimit të filmit se historia është bazuar në rrëfimet e policit Chris Casiano, i cili shërbeu si këshilltar teknik për filmin.
12 Maj, 15:57 -
Bilanc negativ për popullsinë, vdekjet tejkalojnë lindjet! Në janar-mars lindën 5.146 bebe dhe humbën jetën 5.514 persona
Në tre muajt e parë të vitit 2026, vendi regjistroi 368 vdekje më shumë sesa lindje, duke regjistruar shtesë natyrore negative si në kohën e pandemisë. Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë se nga janari deri në mars erdhën në jetë 5.146 fëmijë.
12 Maj, 15:39 -
-
Guvernatori Sejko në Samitin e Sigurisë Kibernetike Izrael-Shqipëri: Shtyllë thelbësore e besimit publik ndaj sistemit financiar
Guvernatori Gent Sejko mori pjesë sot në Samitin e Sigurisë Kibernetike Izrael-Shqipëri ku theksoi se siguria kibernetike është tashmë një shtyllë kyçe e stabilitetit financiar dhe sigurisë kombëtare.
12 Maj, 15:30 -
Gjyqi ndaj Dados/ Veliaj-KLP: A keni dijeni që kërkesa jonë për shkarkimin e prokurorit u shqyrtua vetëm nga nënkryetari? E 'shiti' si vendim kolegjial
Sipas shkresës, kërkesa e dorëzuar në shkurt të vitit të shkuar lidhur me dekretin për Dadon, nuk është shqyrtuar nga i gjithë organi i KLP, por vetëm nga nënkryetari Erind Gërmenji. Avokatët thonë se Gërmenji ka shprehur si qëndrim se pavlefshmëria e dekretit nuk mund të konstatohej pasi Dado e kishte kaluar rivlerësimin kalimtar.
12 Maj, 14:58 -
‘Bossi i lojërave të fatit’ prej 3 vitesh i zhdukur, babai i Martinajt në GJKKO për pronat e konfiskuara: Djalin ma vranë, por s’e zbardhin të vërtetën
Babai i të shumëkërkuarit të SPAK, thotë se Ervis Martinaj është vrarë, dhe akuzon policinë se nuk ka interes të zbardhë të vërtetën. Mustafa Martinaj i dha deklaratat nga Gjykata e Posaçme, në procesin ku SPAK kërkon konfiskimin e 34 pasurive të biznesmenit të zhdukur dhe personave të afërt me të. Seanca u shty për mungesë të dy avokatëve.
12 Maj, 14:53 -
‘E keqe e fshehur’, ish-zëdhënësja ‘i çjerr’ maskën Zelenskyt: Histerik, luan rolin e një arushi! I përfshirë në skema pastrimi parash, po pengon paqen në Ukrainë
Ish-zëdhënësja e Volodymyr Zelenskyt ka rrëfyer një anë tjetër të presidentit të Ukrainës, një version të errët të njeriut pas fikjes së kamerave. Arsyeja pse ajo po thyen heshtjen, është se Zelensky është kthyer në një pengesë për paqen në Ukrainë dhe mbi të gjitha, është një “e keqe e fshehtë” që shkatërron gjithçka.
12 Maj, 14:35 -
VIDEO/ Skandali te Milani, si Theo Hernandez organizoi festat me eskorta dhe oksid azoti! Të përfshirë disa emra nga kuqezinjtë, përmendet Ibrahimovic
Theo Hernandez, Samu Castillejo, Rafael Leao, Hakan Calhanoglu, Gianluigi Donnarumma dhe ish-ikona e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, mendohet se janë përfshirë në këto festa.
12 Maj, 14:30 -
-
Tiranë/ Një i ri holandez pas skemës së mashtrimit në emër të Raiffeisen Bank, vihet në pranga, në kërkim bashkëpunëtori (VIDEO)
Një 25-vjecar holandez fshihet pas një skeme mashtrimi online në emër të bankës Raiffeisen, me qëllimin për të vjedhur llogaritë e qytetarëve.I riu, u dërgonte mesazhe në celular qytetarëve ku i kërkonte të përditësonin të dhënat bankare nëpërmjet hapjes së një linku mashtrues.
12 Maj, 13:47 -
I dehur dhe nën efektin e kokainës, përplasi për vdekje këmbësorin në Itali dhe u largua, arrestohet 52 vjeçari shqiptar në Bolonja
Sipas mediave italiane, pas përplasjes ai nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmë viktimës, por u largua duke braktisur makinën e dëmtuar rreth 500 metra më tej. Automjeti u gjet me xham të thyer, gjurmë gjaku dhe airbag të hapur, ndërsa drejtuesi ishte zhdukur.
12 Maj, 13:38 -
REPLIKAT/ Berisha: Integriteti i prokurimeve publike rënie me 14 pikë! Rama: Budallai hodhi një gur në lumë, jemi shumë më mirë se shumë vende të BE
Kreu i PD, Sali Berisha tha se Shqipëria ka pësuar rënie me 14 pikë sa i takon integritetit të prokurimeve publike. Akuzat u hodhën poshtë nga Rama, i cili thotë se vendi ynë sot vlerësohet si asnjëherë më parë në këtë fushë dhe se me ndihmën e Diellës do të renditemi në nivelin më të lartë europian.
12 Maj, 13:32 -
-
Tabaku kritika qeverisë për integrimin: Procesi është kthyer në propagandë, Shqipëria nuk mund të jetë fabrikë ligjesh (VIDEO)
Tabaku akuzoi qeverinë se e ka kthyer integrimin europian në “kryefjalë propagande dhe premtim elektoral”, ndërsa sipas saj mungojnë debatet reale dhe reformat konkrete.
12 Maj, 13:03 -
‘E shpallëm shtet sponsor të terrorizmit’, Rama: Teherani na sulmoi pas strehimit të opozitës iraniane, sot kemi mbrojtje më të fortë kibernetike
Shqipëria dhe Izraeli synojnë të thellojnë bashkëpunimin në teknologji dhe mbrojtje kibernetike. Në samitin Shqipëri-Izrael, ku morën pjesë 40 kompani inovative izraelite, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë ka ndërtuar një nivel të ri të mbrojtjes kibernetike pas sulmeve të Iranit ndaj sistemeve shqiptare.
12 Maj, 12:56