-
Zbardhen amendamentet e PD
Partia Demokratike ka zbardhur, dy amendamentet e propozuar një ditë më parë, që kërkojnë prekjen e dy ligjeve aktuale, atë për tatimin mbi TVSH dhe tjetra për taksat kombëtare. VIDEO
për TVSH dhe taksat kombëtare
PDF-Projektligji për taksën e qarkullimit
PDF-Projektligji për TVSH e energjisë
28 Janar 2015, 15:09 -
-
Gjiknuri-Lu dakordësi në reformën e
Gjiknuri e njohu ambasadorin me situatën aktuale dhe masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të rimëkëmbjes së sektorit energjetik. Në vlerësimin e Gjiknurit, qytetarët e ndershëm po e mbështesin gjithnjë e më fort rivendosjen e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike. Ndërsa Lu theksoi mbështetjen e SHBA-së për projektet e rëndësishme që po ndërmerr Shqipëria në fushën e energjisë por edhe në investime të tjera të rëndësishme.
energjisë, SHBA mbështetje për TAP
28 Janar 2015, 14:52 -
Prezantohet “Karta e Shëndetit”
Gjashtë qind minuta në muaj është koha që do të kursejë përdorimi i “Kartës së Shëndetit” për të gjithë mjekët dhe farmacistët që i shërbejnë pacientëve. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndërsa shpjegoi lehtësirat që do të sjellë jo vetëm për pacientin, por edhe për bluzat e bardha ky proces i ri në shëndetësinë shqiptare. Beqaj: Deri ne pajisjen me karte, eshte e vlefshme libreza. Ne brendesi do te gjeni; Ku merret karta e shendetit dhe dokumentacioni i nevojshem. VIDEOKarta e shendetit, fjalët e plota të Ministrit Beqaj dhe dr. Astrit Becit
ministri Beqaj shpjegon lehtësiratFOTO/ Si eshte "Karta e Shendetit"
28 Janar 2015, 13:56 -
-
Berlini: Greqia duhet të tregohet “e drejtë” ndaj atyre që e ndihmuan
BERLIN, 28 janar /ATSH-AFP/ – Ministri gjerman i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari, Sigmar Gabriel, i kërkoi sot qeverisë se re greke që të jetë “e drejtë” ndaj personave në Gjermani dhe në Evropë që u treguan solidarë në të kaluarën. “Gjermania e respekton zgjedhjen demokratike të Grekëve, por duhet që të repektohet një parim drejtësie kundrejt […]
28 Janar 2015, 13:35 -
Veliaj-bizneseve: Punësoni invalidë
Përveç thirrjes për të punësuar sa më shumë invalidë pasi kjo krijon mundësinë që bizneset të përfitojnë nga fondet e posaçme që qeveria akordon për punëmarrësit e kësaj qeverie, Veliaj nuk la pa përmnendur edhe faktin që invalidët dhe pensionistët janë paguesit më të rregullt të energjisë elektrike pavarësisht kushteve ekonomike që ta kanë.
kjo është sfida e ministrisë për 2015
28 Janar 2015, 13:34 -
ERE mblidhet të hënën, diskuton marrëveshjet e reja të OSHEE me KESH dhe OST
TIRANË, 28 Janar/ATSH/- Enti Rregullator i Energjisë do të diskutojë në mbledhjen e ardhshme marrëveshjet e reja të Operatorit të Shpërndarjes me dy operatorët e tjerë, Prodhimit dhe Trasmetimit. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të ERE-s bëhet e ditur se mbledhja e Bordit të Komisionerëve do të zhvillohet të hënën. Ndër pikat […]
28 Janar 2015, 12:52 -
Tregtia me Italinë- Importet shënojnë rënie, rriten eksportet
TIRANË, 28 Janar/ATSH/- Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë vitit 2014 arritën në rreth 164.399 milionë lekë, kur një vit më parë (2013) u importuan 170.438 milionë lekë. Por ndryshe nga importet, eksportet nga Italia për këtë periudhë kanë shënuar rritje. Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri […]
28 Janar 2015, 12:52 -
-
Portret/ Ismail Kadare, shkrimtari
Ismail Kadare, shkrimtar i madh i letrave shqipe dhe jo vetem , kanditat i çmimit Nobel në letërsi, lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që e bëri të njohur në gjithë botën, ne “Daullet e shiut”, veprat e tij më të zhytura në natën e legjendës ballkanike jane , “Kush e solli Doruntinën” apo “Ura me tri harqe” apo ato me frymëzime të së tashmes si “Tri këngë zie për Kosovën”.
epokë mbush 79 vjeç
28 Janar 2015, 12:03 -
FH: Shqipëria vend pjesërisht i lirë
Publikohet raporti vjetor i Freedom House për liritë në botim ku Shqipëria dhe Kosova janë vlerësuar si vende pjesërisht të lira, në një vit kur gjendja e lirisë në botë pësoi rënie për të nëntin vit me radhë. Në raportin vjetor të organizatës Freedom House, vlerësimi për Shqipërinë nuk ka ndryshuar, ndërsa Kosova ka shënuar përparim VIDEO
vuan pasojat e regjimit të Hoxhës!
PDF-Raporti i plotë i Freedom House
28 Janar 2015, 11:57 -
Portret/ Ismail Kadare, shkrimtari epokë mbush 79 vjeç
TIRANË - Ismail Kadare, shkrimtar i madh i letrave shqipe dhe jo vetem , kanditat i çmimit Nobel në letërsi, lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që e bëri të njohur në gjithë botën, ne “Daullet e shiut”, veprat e tij më […]
28 Janar 2015, 11:52 -
-
AMF: Bonot e Thesarit dominojnë tregun sekondar të letrave me vlerë në 2014
TIRANË - Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë gjatë vitit 2014 u dominua në masën 77.74% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 22.26% ishin instrumente afatgjatë (obligacione).
28 Janar 2015, 11:47 -
FOTOLAJM/ Ja 10 lokalet
Quhet “ultra-local-craft-beer”dhe do të shndërrohet së shpejti në një nga tendencat për të pirë për vitin 2015. Ndryshe kjo do të përkthehet “birra ultra-locale”, dhe të bë me prodhimin e birrës në metodë artizanale dhe e shitur në bare të specializuara. Lokalet e birrave ose ndryshe lokalet të cilat janë të pajisura me “kartën e birrës” janë në këtë mënyrë të krahasueshme me verërat dhe me to shërbehet një menu
më të njohura të birrës në botë
28 Janar 2015, 11:45 -
INSTAT: Defiçiti tregtar në dhjetor
Defiçiti tregtar në muajin dhjetor u ul me 7,9 % krahasuar me dhjetorin e vitit 2013 dhe u rrit me 29,8 % në krahasim me muajin paraardhës. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, mbi Tregtinë e Jashtme 2014, në vlerë, defiçiti tregtar i këtij muaji është 35 miliard lekë.
u ul me 7,9 %, krahasuar me 2013
28 Janar 2015, 11:43 -
Braçe: Berisha po pranon 21 janarin
Deputeti Socialist Erjon Braçe ka reaguar ndaj akuzave dhe deklaratave të bëra ditën e djeshme nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i mazhorancës shprehet se tashmë Berisha ka pranuar vrasjet e kryera në protestën e 21 janarit të vitit 2011 në Tiranë, ndërkohë që sipas tij Prokuroria nuk reagon.
e Prokuroria hesht...durimi po soset
28 Janar 2015, 11:36 -
Arrestohet ish-punonjësi i ALUIZNI-t
Policia e kryeqyteti ka arrestuar ish-punonjësin e ALUIZNI-t Dritan Prifti (emri homonim me ish-politikanin Prifti) i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe ndaj të cilit Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e arrestit me burg.
Dritan Prifti ishte shpallur në kërkim
28 Janar 2015, 11:15 -
Parandalohet një vrasje në Durrës
Forcat blu të Durrësit kanë arritur që të parandalojnë një vrasje në Lagjen 13 të këtij qyteti, duke arrestuar në flagrancë shtetasit Enis Alizoti 43 vjeç banues në Golem Kavajë si dhe shtetasin Sajmir Muçka 31 vjeç banues në Durrës dhe që punonin si kamarierë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja.
dy të arrestuar dhe një në kërkim
28 Janar 2015, 10:58 -
Freedom House: Shqipëria vend pjesërisht i lirë
TIRANË -Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.
28 Janar 2015, 09:54