-
-
-
-
Skandali për lirimin e trafikantit
Pas denoncimit nga gazeta “Shqiptarja.com”, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka urdhëruar verifikimin e vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, si dhe të Apelit të Vlorës, që kanë liruar trafikantin e drogës, Arben Gropa, i dënuar me 32 vjet nga drejtësia italiane. Në total ai është dënuar me 32 vjet burg. VIDEOPronari i “Pelikanit”, trafik droge me vlerë 300 mln lireta PDF| Ja Vendimi i gjykatësI kërkuari nga Gjermania u arratis në vitin 2011Turpi i drejtësisë- Nga GENC KONDI
Gropa, Naço: Hetim vendimeve
5 Mars 2014, 18:14 -
-
Bosi italian erdhi në Shqipëri
Trafikantët e bandës italo-shqiptare të drogës përdornin fjalën “shkumba” kur donin të flisnin për kokainë dhe heroinë. Policia italiane publikoi sot detaje të operacionit masiv të koduar “froth” (shkumba), ku u arrestuan 29 persona, mes tyre 2 shqiptarë, të cilët organizonin trafikun e heroinës dhe kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë.
për të provuar cilësinë e kokainës
5 Mars 2014, 16:45 -
Kompetencat e INUK, Kushtetuesja
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë për unifikimin e kompetencave të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Sipas Kushtetueses, vendimi i qeverisë që i jep të drejtë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të ndërhyjë në prishjen e ndërtimeve me dhe pa leje në të gjithë territorin është antikushtetues.
shfuqizon vendimin e qeverisë
5 Mars 2014, 15:52 -
Pala greke bllokon në Kakavijë
Tre autobusë shqiptarë të linjave Tiranë-Athinë janë bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës nga ana e policisë greke. Për pasojë rreth 120 pasagjerë janë detyruar të anulojnë udhëtimin e tyre. Autoritetet greke thonë se shoferët e autobusëve kanë shkelur licencën. (Foto/Një nga autobusët e bllokuar sot )
3 autobusë të linjës Tiranë-Athinë
5 Mars 2014, 15:32 -
Skandali i drejtësisë, gjykata
Në një kohë kur Policia e Shtetit, ka arrestuar një super të kërkuar të drejtësisë italiane, të dënuar me 32 vite e 6 muaj për trafik kokaine, heroinë dhe prostitucion, gjykatat shqiptare çdo ditë e më tepër vijojnë të surprizojnë me vendimet e tyre, duke urdhëruar lirimin e personave të rrezikshëm. “Ping-Pongu” me ligjin procedurial këtë herë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku me vendimin e datës 20 shkurt 2014, treshja gjykuese Alma Liçaj, Gjenovefa Gaba dhe Skënder Damini, kanë urdhëruar të lirojnë shtetasin Arben Gropa, allias Vangjel Zijaj. VIDEO
liron supertrafikantin nga Fieri
5 Mars 2014, 15:05 -
-
-
Skandal, kreu i SHISH me
Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi nuk dispononte një çertifikatë të vlefshme sigurie por i ka skaduar që prej 24 shkurtit. Kjo ka qenë arsyeja e ndërprejes së seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë ku ishte planifikuar të raportonte Visho Ajazi në lidhje edhe me një shkresë ku autorizohen përgjimet mbi disa zyrtarë të lartë të policisë dhe personave të tjerë të jetës politike.Çfarë është çertifikata e sigurisë
çertifikatë të skaduar sigurie
5 Mars 2014, 13:04 -
Turqi, Erdogan: Lë politikën nëse AKP
Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, qeveria e të cilit është “dobësuar” së fundmi nga një seri skandalesh, deklaroi sot se është i gatshëm të lërë politikën në qoftë se AKP, partia e tij islamike nuk fiton zgjedhjet lokale të 30 mars 2014.
nuk fiton zgjedhjet lokale
5 Mars 2014, 12:21 -
Turqi, Erdogan: Lë politikën nëse
Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, qeveria e të cilit është “dobësuar” së fundmi nga një seri skandalesh, deklaroi sot se është i gatshëm të lërë politikën në qoftë se AKP, partia e tij islamike nuk fiton zgjedhjet lokale të 30 mars 2014.
AKP nuk fiton zgjedhjet lokale
5 Mars 2014, 12:21 -
-
Pse Rusia e do Krimenë?
Pas revolucionit në Kiev, ku ukrainasit properëndimor rrëzuan nga pushteti presidentin Viktor Janukoviç, fokusi është zhvendosur tashmë në rajonin jugor të Krimesë ku Rusia ka trupat e saj duke shkaktuar një krizë ndërkombëtare. Krimea është në qendër të ndjenjës pro ruse që mund të nxise separatizmin në Ukraine.
5 Mars 2014, 11:47 -
-
Baza e tritolit,Balijaj: I mora në
" Në 1997 kallëpet e tritolit i kam marrë në një depo ushtarake. Kur kisha një porosi përgatisja kallëpet e tritolit sipas kërkesës së blerësit" ka thënë Taf Balijaj për grupin hetimor pasditen e djeshme. Policia bëri publike sot pamjet e operacionit që u krye dje dhe ku u sekuestruan edhe 238 kallëpe tritoli, 200 metra fitil, 150 kapsolla detonatore. FOTO Malësi e Madhe, zbulohet baza e tritolit bllokohen 238 kallëpe
'97,përgatisja e shisja me porosi
5 Mars 2014, 10:52 -
PD, Mima: Në 2 muaj
Partia Demokratike me anë të fjalës së deputetit Florion Mima, ka akuzuar qeverinë se në arkat e shtetit mungojnë 30 mln dollarë, të cilat duhej të ishin mbledhur vetëm nga rritja e taksave të akcizës. Sipas Mimos borxhi i qeverisë marrë nga FMN-ja do të jetë nën vëzhgimin e PD-së.
mungojnë 30 mln dollarë në arkën e shtetit
5 Mars 2014, 10:16 -
PD, Mima: Në 2 muaj mungojnë
Partia Demokratike me anë të fjalës së deputetit Florion Mima, ka akuzuar qeverinë se në arkat e shtetit mungojnë 30 mln dollarë, të cilat duhej të ishin mbledhur vetëm nga rritja e taksave të akcizës. Sipas Mimos borxhi i qeverisë marrë nga FMN-ja do të jetë nën vëzhgimin e PD-së.
30 mln USD në arkën e shtetit
5 Mars 2014, 10:16 -