-
Miliarda të ‘ngrira’, kush janë oligarkët rusë më të sanksionuar nga qeveria britanike
Vala e 'ndëshkimeve' të Perëndimit ndaj Rusisë solli dhe sanksionimin e shumë miliarderëve rus, në emrin e të cilëve janë shumë prona miliona dollarësh në Mbretërinë e Bashkuar, por jo vetëm. Në mesin e miliarderëve të sanksionuar janë dhe emrat tashmë të njohur si Roman Abramovich, Alisher Usmanov, Oleg Deripaska, Mikhail Fridman dhe Petr Aven.
16 Prill 2022, 21:22 -
-
I kërkuar nga 200 vende të botës, arrestohet në Kolumbi ‘koka’ e drogës, e ‘tradhtoi’ e dashura
Një prej figurave kryesore të Kartelit të Sinaloas, i shpallur në kërkim nga 200 vende të ndryshme të botës, u “tradhtua” nga një fotografi në rrjetet sociale dhe u kap të premten në Kolumbi nga policia. Ka qenë e dashura e tij ajo që ka publikuar një fotografi në Facebook me të dashurin e saj, Pitt.
16 Prill 2022, 18:47 -
Ndaj gjithçka nga aventurat e tua jashtë vendit! Kudo me Vodafone, edhe jashtë Shqipërisë
Të tjera oferta fantastike roaming vijnë nga Vodafone Albania, për të siguruar një komunikim, si asnjëherë më parë, të pandërprerë, cilësor e të shpejtë për të gjithë klientët, ndërsa ata zgjedhin të udhëtojnë për pushime apo arsye pune, jashtë Shqipërisë.
16 Prill 2022, 12:52 -
Të rinjtë po ikin nga Kosova, në 4 muajt e fundit rreth 200 mijë qytetarë aplikuan për vizë gjermane
Vetëm në katër muajt e fundit, afro 200 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë gjermane. Mbi 8 mijë kërkesa janë bërë edhe në Ambasadën e Zvicrës. Ndërsa, për në Kroaci, kanë aplikuar 1 mijë e 944 persona. Me këtë trend, vetëm për një vit, nga Kosova do të donin të largoheshin një e treta e qytetarëve.
16 Prill 2022, 07:26 -
Më shumë se 100 njerëz që kaluan nga e njëjta shkollë u diagnostikuan me një formë të rrallë të tumorit në tru, misteri që ngriti alarmin në Nju Xhersi
Më shumë se 100 njerëz që janë shkolluar apo punuar pranë një shkolle të mesme në Nju Xhersi kanë rezultuar me një formë të rrallë të tumorit në kokë.
15 Prill 2022, 14:07 -
Gardianët bashkëpunojnë me të burgosurit për të futur drogë e sende të paligjshme në burgje, ministri i Drejtësisë: Gati plani për rritjen e sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë një inspektimi në burgun e Drenovës tha se është gati për implementim plani për të rritur sigurinë në burgje. Vetëm pak javë më parë Burgu i Drenovës u vu në qendër të një skandali së bashku me atë të Tiranës dhe Elbasanit ku gardianët bashkëpunonin me të burgosurit për të futur në qeli sende të jashtëligjshme, ku të dënuarit VIP porosisnin nga qelitë trafikun e drogës.
15 Prill 2022, 12:28 -
-
Panairi i punës dhe karrierës në Universitetin e Durrësit, 150 biznese kërkojnë punonjës! Studentët më shumë aplikime në banka dhe hoteleri turizëm
Rreth 150 biznese në Durrës morën pjesë në panairin e punës dhe karrierës që u zhvillua në universitetin Aleksandër Moisiu. Studentët shfaqen interes duke aplikuar për punë në banka dhe hoteleri turizëm.
14 Prill 2022, 19:49 -
Frikaseja më e shijshme me pulë, jeshillëqe dhe kërpudha nga zonja Albana
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Albana. Këto receta Zonja Albana i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08 : 45 – 10 : 00
14 Prill 2022, 12:34 -
Sekretari i Shtetit në Ministrinë gjermane të Transportit takon Veliajn, Oliver Luksic: Të impresionuar nga zhvillimi i Tiranës
Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Transportit, Oliver Luksic, zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Bashkia e Tiranës ka një bashkëpunim të ngushtë me GIZ dhe KFW për sa i përket transportit në kryeqytet dhe kjo ka qenë edhe tema kryesore e diskutimin në takimin mes Veliajt dhe Luksic.
13 Prill 2022, 15:14 -
-
Ukraina: Më shumë se 720 njerëz të vdekur në Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit
13 Prill 2022, 04:37 -
-
U kapën me arsenal armësh, tritol e municion luftarak në banesë në Dibër, arrestohen babë e bir (VIDEO)
Babë e bir janë arrestuar në Dibër pasi në banesën e tyre është gjetur arsenal armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatorë, që mund të shërbenin për grupet kriminale që mund të kryenin atentatet.
12 Prill 2022, 09:44 -
Spanja sekuestron më shumë se 1 mijë kafshë të balsamosura kontrabandë me vlerë 29 milionë euro
Garda Civile e Spanjës ka sekuestruar 1090 kafshë të balasamosura që ishin të destinuara për kontrabandë. Vlera e tyre shkon në më shumë se 29 milionë euro, ku 405 prej tyre janë specie të kërcënuara.
11 Prill 2022, 23:24 -
200 milionë euro në vit kanabis për jetën
15 shtete të Bashkimit Evropian e kanë liberalizuar kanabisin mjekësor. Në Gjermani, prodhimi i kanabisit mjekësor u rrit me 49.5% në vitet 2017-2021. Në vitin 2018, Greqia miratoi ligjin për përdorimin mjekësor të kanabisit. Investimet në sektor kapën 1.68 miliardë euro në vitin 2021 dhe punësuan 8 mijë vetë. Gjenerohen të ardhura të ndjeshme nga eksporti i saj.
10 Prill 2022, 22:05 -
-
VIDEO/ Gjenden pula të ngordhura në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin! Shpendët e dekompozuar, institucionet i heqin pas denoncimit në media dhe dezinfektojnë zonën
Disa pula të ngordhura janë gjetur në bregdetin e Ranës së Hedhun. Pulat dyshohet se janë hedhur në lumë nga banorët dhe fermerët e zonës dhe më pas janë sjell nga dallgët e detit në breg. Pas denoncimit në media, në vendin e ngjarjes mbërritën autoriteti veterinarisë, policia dhe Inspektorati Mjedisor, të cilët hoqën shpendët e ngordhur dhe kanë nisur hetimet.
10 Prill 2022, 10:21 -
-
